Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (SHLP Cyrih) është qendër e arsimimit dhe arsimimit të mëtejmë për mësimdhënësit në kantonin e Cyrihut.

Ajo u themelua në vjeshtën e vitit 2002 me bashkimin e njëmbëdhjetë institucioneve të mëparshme të arsimimit të mësuesve. SHLP e Cyrihut i takon Lidhjes kantonale të shkollave të larta dhe është e ndarë në fushat e mëposhtme:

  • Arsimim për mësuesit dhe mësueset që dëshirojnë të bëhen mësimdhënës për të gjitha nivelet
  • Arsimim i mëtejshëm dhe shërbime për mësuesit, udhëheqësit e shkollave dhe autoritetet shkollore
  • Hulumtim dhe zhvillim

Rreth 3800 studentë, 21000 pjesëmarrës të tjerë të arsimimeve të mëtejme, rreth 600 ligjërues, bashkëpunëtorë shkencorë dhe asistentë si dhe 300 punonjës në funksionet administrative, teknike dhe operacionale (me orar të plotë ose me kohë të pjesshme) janë të angazhuar në SHLP të Cyrihut.

 

Vendburim: PHZH