Kompetenca ndërkulturore është aftësia për tu orientuar në kultura dhe gjuhë të ndryshme. Në një shoqëri ndërkulturore kjo është një kompetencë kyçe. Së bashku me shkollën e rregullt, mësimi në gjuhën e prejardhjes duhet të japë kontributin e vet.

Broshura “Përkrahja e kompetencës ndërkulturore” merret me përvojat e emigrimit, çështjet e identitetit dhe kulturës si dhe me shumëllojshmërinë gjuhësore. Gjithashtu diskutohen bashkëjetesa në një shoqëri ndërkulturore, si dhe konfliktet që dalin nga kjo dhe rruga e zgjidhjeve demokratike. Mësuesit do të gjejnë këtu tekste të shumta dhe propozime praktike mësimore.

Tabela e pëmbajtjes