Për të zotëruar një gjuhë, duhet të jemi në gjendje të shkruajmë dhe të lexojmë. Nëse nuk lexohet shumë në shtëpi dhe para së gjithash nuk flitet në dialekt, për fëmijët është e vështirë që të mësojnë gjuhën standarde. MGJP e përmbush këtu një detyrë të rëndësishme.

Në broshurën “Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë”, mësimdhënësit e gjuhës shqipe do të gjejnë një shumëllojshmëri të ideve se si në klasat e tyre mund të përkrahin gëzimin në të shkruar. Pas një prezantimi të shkurtër teorik, vijojnë 22 propozime mësimore të provuara praktike. Vëmendje e veçantë i kushtohet shkrimit të tregimeve dhe strukturimit të teksteve. Ka gjithashtu edhe shumë ushtrime për leksikun, stilin dhe sintaksën.

Tabela e pëmbajtjes