Në doracakun bazë, mësuesit e MGJP-së do të gjejnë informacione mbi mësimin bashkëkohor. Janë prezantuar tema nga fushat e pedagogjisë, didaktikës dhe metodologjisë. Ndër të tjera, shpjegohen sfidat e veçanta të MGJP-së, format e vlerësimit të orientuar nga mbështetja ose bashkëpunimi me shkollën e rregullt.

Të 16 kontributet e tekstit Bazat dhe arsyet u shkruan nga ekspertë të mirënjohur. Për secilën temë gjenden shembuj praktik dhe udhëzime për zbatimin nga mësuesit e MGJP-së nga pesë vende. Në fund të çdo kapitulli, pyetjet ndihmojnë për të pasqyruar pikat kyçe. Libri është i përshtatshëm si për vetë-studim, po ashtu edhe për arsimim dhe seminare për mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e mësimit në gjuhën e parë.

Tabela e pëmbajtjes