• Hyrje nga ana e mësuesit-es:«Gjuhët ndryshojnë me kalimin e kohës. Fjalët e vjetra zhduken, të rejat – shpesh nga gjuhët e tjera – hyjnë brenda. Kjo ka qenë gjithmonë kështu dhe nuk është shkas për nervozizëm. Megjithatë, e vlen të mendohemi se nëse disa fjalë të huaja janë vërtet të nevojshme, ose nëse gjuha jonë i ka fjalët e saj për të shprehur kuptimin e asaj që është menduar».

  • Nxitje për diskutim:
    • Çfarë fjalësh të huaja njihni në gjuhën tonë? Prej nga kanë ardhur fillimisht këto fjalë? Mendohuni dhe mbani shënime në grupe dyshe.
    • Prezantimi i listave
    • Diskutim: Për cilat nga këto fjalë do të kishte një fjalë të saj gjuha jonë?
    • Për çfarë arsyeje ka thjesht fjalë të huaja, përse dhe nëpërmjet të cilave rrugë hyjnë ato në gjuhën tonë?
    • Nga cila gjuhë vijnë sot shumica e fjalëve të huaja? Përse është kjo kështu?
    • Si është kjo në gjuhën e vendit, në të cilin ne jetojmë?
    • Edhe diçka rreth fjalëve ‚të vjetra‘: A njihni fjalë në gjuhën tonë që vështirë se përdoren më? Mendoni para së gjithash për dialektet/të folmet dialektore!

  • Thellim, detyra
    • Mblidhni në shtëpi fjalë të tjera të huaja në gjuhën tonë dhe sillni me vete herën tjetër. Gjithashtu kushtojini vëmendje përdorimit gjuhësor në gazeta dhe televizion.
    • Shënoni për çdo fjalë të huaj – nëse është e mundur – një fjalë nga gjuha jonë e cila mund ta zëvendësojë këtë fjalë të huaj.
    • Pyetni në familjet tuaja dhe tek të afërmit tuaj për fjalët të cilat vështirë se përdoren më! Bëni një listë dhe silleni atë me vete!
    • A gjen dikush në internet ose në libra një dokument në një formë shumë të hershme të gjuhës sonë dhe këtë t‘ua paraqesë nxënësve të tjerë? (Krahaso 4.1.)

  • Rezultatet e sjella duhet të paraqiten dhe komentohen në njërën nga orët e ardhshme.

Tabela e pëmbajtjes