(Për ‚njëmbëdhjetëshen‘ shih broshurën 1, Përkrahja e të shkruarit, Nr. 21.1 Natyrisht, mund të zgjidhet edhe një formë e thjeshtë e poezive.)


Rrjedha:

  • Mësuesi/-ja ua shpjegon nxënësve ‚planin e ndërtimit‘ të një poezie njëmbëdhjetëshe (5 rreshta, gjithsej 11 fjalë: rreshti 1: 1 fjalë, rreshti 2: 2 fjalë, rreshti 3: 3 fjalë, rreshti 4: 4 fjalë, rreshti 5: 1 fjalë; për detaje më të hollësishme shihni broshurën ‚Përkrahja e të shkruarit‘, nr. 21.1).
  • Të krijohen 1–2 njëmbëdhjetëshe, derisa të gjithë ta kenë kuptuar parimin.
  • Detyra: «Të shkruhen në punën me partner një ose dy poezi njëmbëdhjetëshe mundësisht sa më bukur të jetë e mundur në gjuhën standarde (për shembull, në letër të kuqe) dhe dy në dialekt (për shembull, në letër të verdhë)!» (Tema mund të jetë e lirë apo e paracaktuar: për shembull, vera, macet, pushimet verore… .)
  • Secili grup dysh lexon njëmbëdhjetëshet e tyre dhe i ngjet në tabelë. Nxënësit e tjerë i komentojnë.

Zgjerim në temë:

  • Fletët të modelohen bukur; të bëhen një ose dy libra me to.
  • Poezitë të incizohen, p.sh. të memorizohen në MP3.
  • Poezitë të prezantohen në një mbledhje me prindër.

Tabela e pëmbajtjes