• Të planifikohen situata mësimore edhe për fushën e të shprehurit me gojëMësimi i gjuhës standarde duhet të lidhet me atë se çfarë sjellin nxënësit/et nga shtëpia, d.m.th., në rend të parë me dialektet dhe të folmet dialektore të tyre. Përmes krahasimeve, përkthimeve, luajtjes së roleve, etj, mund të përpunohen dhe të bëhen të qarta veçoritë e gjuhës standarde në një mënyrë të gjallë dhe tërheqëse. Format e mundshme të të mësuarit zbulues, reflektues, veprues dhe nëpërmjet të lojës, janë më të lidhura me shkollën dhe më të qëndrueshme sesa thjesht dhënia e njohurive për rregullat dhe normat gjuhësore. Natyrisht, situatat e të mësuarit duhet të bëhen të përshtatshme për moshën e nxënësve/-eve. Gjithashtu është e qartë se mësuesi edhe këtu luan rol të rëndësishëm në mësim si një autoritet kompetent (shih më lart).

    Tek parakushtet e gati të gjithë nxënësve të mësimit në gjuhën e prejardhjes, vlerësohen edhe njohuritë që kanë ata për gjuhën e vendit, në të cilin jetojnë dhe rriten. Jo rrallë, kjo gjuhë – qoftë në dialekt ose në versionin standard – është të paktën po aq e njohur sa edhe gjuha e tyre e parë. Referencat me këtë gjuhë (krahasimet, analogjitë, dallimet) mund dhe duhet të përdoren në mësimin e gjuhës së prejardhjes. Ato mund të japin një kontribut shumë të vlefshëm dhe të orientuar drejt nxënësit, për t‘i bërë të qarta veçoritë e gjuhës së parë nëpërmjet të mënyrës krahasuese.


  • Të planifikohen situata mësimore edhe për ushën e të shprehurit me gojëShumë nga këto situata mësimore të mësipërme ndodhin në fushën e të shprehurit me gojë, d.m.th., ato nuk janë të ngarkuara në mënyrë plotësuese me kërkesa më të larta, si në të shkruar. Kjo do të thotë që kjo mënyrë e trajtimit të temës së dialektit-(eve) – gjuhës standarde dhe hyrja në këtë të fundit, është shumë e përshtatshme edhe për nxënësit/et e moshës së re. Nëpërmjet të një planifikimi plotësues dhe sipas niveleve edhe të detyrave me shkrim, shumë situata mësimore bëhen të përshtatshme edhe për përpunim të njëkohshëm nga grupmoshat e ndryshme. Tek propozimet e mëposhtme mësimore i është kushtuar vëmendje e veçantë këtij aspekti, i cili e lehtëson punën e mësuesve/-eve.

  • Mësimi të jetë sa më i integruar në gjuhën standarde, edhe tek puna me partner etj. Gjuha standarde duhet të përdoret sa më shpesh të jetë e mundur. Kjo duhet të bëhet veçanërisht edhe nga mësuesi/-ja, i cili/e cila shërben si shembull këtu. Nga ana e nxënësve/-eve, kërkesat mund të klasifikohen sipas moshës ose parakushteve (shih gjithashtu edhe pikën tjetër).

    Në mënyrë që nxënësit/et të arrijnë që të bëjnë sa më shumë ushtrime në përdorimin e gjuhës standarde, kjo duhet të kërkohet në mënyrë të përsëritur edhe si medium në punën me partner dhe/ose në punën në grupe. Pikërisht në këto forma sociale biseduese, nxënësit/-et gjenden në situata kur mund të flasin më së shumti. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet.


  • Zgjedhje e qartë e gjuhës; të mos ketë përzierje të dialektit dhe standarditNë klasë, varietetet dialekt(e)/të folme dialektore dhe gjuha standarde nuk duhet të përzihen. Kjo do ta bënte shumë më të vështirë orientimin e nxënësve, veçanërisht të atyre që janë më të vegjël. Nëse një mësim i integruar në gjuhën standarde i mbingarkon disa nxënës, është me rëndësi gjithsesi të përcaktohet se në cilën situatë ose në cilën sekuencë të të mësuarit, cili varietet është ‚miratuar‘. Situata të tilla të përcaktuara qartë i përkrahin nxënësit në orientimin e tyre në mes të dy varieteteve. Udhëzimet përkatëse mund të jenë p.sh. si më poshtë: „Ne duam që këtë diskutim sa më shumë që të jetë e mundur ta realizojmë në gjuhën standarde, ju lutem t‘i kushtoni vëmendje!“, ose: „Në këtë sekuencë ju mund të flisni edhe në dialekt.“ Në disa klasa të shkollave zvicerane përdoren edhe dy simbole (në formën e shenjave të komunikimit ose me ngjyra të ndryshme): njëra simbolizon që tani përdoret vetëm gjuha standarde, tjetra tregon se zgjedhja e varietetit gjuhësor tani është e lirë.

    Në rast të paqartësive me gjuhën standarde, është e rëndësishme të theksohen në mënyrë të përsëritur dallimet në raport me dialektin. Kjo mund të lehtësojë ndërgjegjësimin dhe orientimin midis varieteteve.


  • Sjellje e përshtatshme, korrigjuese sipas situatës specifike- dhe ndërhyrëse Nëse nxënësit/-et bëjnë gabime (kjo bëhet kryesisht në gjuhën standarde), ne propozojmë sjelljen e mëposhtme të korrigjimit dhe ndërhyrjes nga ana e mësuesit:

    Nuk duhet bërë asnjë korrigjim ose ndërhyrje e detajuar në rrethet e diskutimeve dhe bisedave në të cilat është një përmbajtje në qendër. Korrigjimet e përhershme formale do ta bllokonin komunikimin këtu. Në rastet kur kuptimi është i rrezikuar ose një nxënësi/-eje i mungojnë fjalët ose format e sakta të të shprehurit, mësuesi/-ja mund të ndihmojë ose të përsërisë fjalinë e pasaktë në formën e drejtë.

    Nga ana tjetër, korrigjimet e menjëhershme janë të dobishme në sekuencat e hapura të të ushtruarit në të cilat bëhet fjalë, p.sh. për gdhendjen dhe ngulitjen e formave ose ndërtimeve të caktuara. Pikërisht këtu, vëmendja gjuhësore mund të rritet nëse mësuesi thjesht nuk korrigjon, por nëse lejon që klasa të përfshihet në mënyrë aktive. Shembull i një detyre të tillë: „Ne duam të gjejmë fjali në gjuhën standarde, në të cilat të gjitha format e shumësit (ose të gjitha ndërtimet relative) janë të sakta. Imagjinoni fjali të tilla; pastaj dëgjoni me vëmendje njëri-tjetrin dhe lajmërohuni nëse keni dëgjuar ndonjë gabim!».


  • Përdorimi i medieve të reja

    Mundësia e marrjes së informacionit shpejt nëpërmjet të internetit ose nëpërmjet SMS, skype, chat, whatsApp, facebook etj. duhet patjetër të shfrytëzohet. Nxënësit në këtë mënyrë mund t‘i pyesin të afërmit e tyre në atdhe për fjalë specifike (variante dialektore, fjalë të vjetra etj.), ata mund të mësojnë rreth historikut të gjuhës së tyre në internet, mund të krijojnë një listë të faqeve në internet, të cilat japin informacione për rastet e dyshimta etj. E gjithë kjo korrespondon me parimet e të nxënit dhe të mësuarit e orientuar nga resurset, të mësuarit e pavarur, dhe kështu pasurohet mësimi me impulse dhe informata interesante e të vlefshme.


 


Tabela e pëmbajtjes