1. Të rritesh me shumë gjuhë, brenda shumë gjuhëve dhe ndërmjet tyre. Nxënës të MGJP-së raportojnë

Nuhati jeton në Gjermani

Emri im është Nuhat. Jam 12 vjeç dhe kam lindur në Gjermani. Unë jetoj me familjen time në Mynster në rajonin e Hiltrup-it. Në kohën time të lirë më pëlqen të luaj futboll dhe jam gjithashtu pjesë e një ekipi futbolli. Kur takohem me shokët e mi unë kam qejf të dëgjoj muzikë kurde dhe të luaj playstation. Miqtë e mi janë kryesisht nga Kurdistani dhe Gjermania. Kam gjithashtu shokë rusë dhe polakë. Unë kam tre vëllezër e motra dhe jam fëmija i mesëm. Prindërit e mi jetojnë këtu që prej vitit 1985. Ne jetojmë në një shtëpi me shumë breza, sepse edhe gjyshërit e mi banojnë tek ne. Gjyshërit e mi nuk dinë gjermanisht. Unë, nga ana tjetër, e flas keq gjuhën kurde. Për shkak të këtyre vështirësive në komunikim, mësimi në gjuhën amtare është shumë i rëndësishëm për mua sepse ne në shtëpi flasim në gjuhën kurde. Motrat dhe vëllezërit e mi më të mëdhenj e flasin mirë këtë gjuhë, ndërsa unë për fat të keq jo. Unë vetë jam rritur me gjuhën gjermane dhe atë kurde. Me shokët e mi kurdë unë flas si në gjuhën kurde ashtu edhe në gjuhën gjermane, por me shokët e mi që nuk janë nga Kurdistani ne bisedojmë në gjermanisht. Gjuhë të tjera që unë has në mjedisin ku jetoj janë rusishtja, polonishtja, angli- shtja, arabishtja dhe italishtja.

Marlene jeton në Zvicër

Emri im është Marlene Pinto. Unë jam 13 vjeçe dhe jam aktualisht në klasën e shtatë në qytetin e Frauenfeld-it. Jam lindur në Zvicër dhe jetoj këtu. Në shtëpi nuk flas vetëm portugalisht, por gjithashtu edhe gjermanishten që flitet në Zvicër. Këtë gjuhë e flas kryesisht me motrën time dhe me shoqërinë në kohën e lirë. Që prej moshës shtatë vjeç unë shkoj çdo javë në shkollën e gjuhës portugeze. Edhe pse ajo më zë mbasditen time të vetme të lirë, unë jam gjithmonë e lumtur për arsyen se e mësoj me dëshirë një gjuhë tjetër. Nëpërmjet kësaj gjuhe unë mund të flas me të afërmit e mi dhe mund të orientohem me shoqërinë dhe veçantitë e vendeve si Portugalia dhe Brazili. Në shkollën time unë mësoj dhe flas jo vetëm gjuhën letrare gjermane, por edhe anglishten dhe frëngjishten. Një përparësi e imja e të folurit në dy gjuhë është se unë mund të ngulis në mendje shumë fjalë nga portugalishtja, të cilat shpesh janë të ngjashme me gjuhët e tjera. Gjuhët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën time, për këtë arsye anglishtja është një nga lëndët e mia të parapëlqyera.

Vanessa jeton në Suedi

Unë quhem Vanessa, jam 14 vjeçe dhe jam në klasën e shtatë. Jam lindur dhe jam rritur në Suedi dhe prindërit e mi janë shqiptarë. Përveç suedishtes dhe anglishtes unë mësoj në shkollë edhe spanjisht. Gjuha ime e preferuar është gjuha shqipe. Këtë unë e mësoj edhe e flas jo vetëm në shtëpi, por edhe në mësimin e gjuhës shqipe në shkollë. Ne kemi kushte optimale në shkollën tonë. Të gjithë nxënësit kanë nga një laptop dhe mundësi për të hyrë në internet. Kompjuteri është «mjeti» ynë kryesor në mësim. Edhe në mësimin e gjuhës shqipe ne e përdorim atë p.sh. për të gjetur materiale në shqip nëpër faqe interneti. Në këtë mënyrë ne mund të mësojmë shumë dhe unë jam shumë më afër me vendin tim të prejardhjes dhe me të afërmit e mi në Kosovë.

Arbëri dhe Nora jetojnë në Vjenë

Arbëri dhe Nora morën në MGJP-në e gjuhës shqipe një fletë me një fëmijë të vizatuar dhe me detyrat e mëposhtme: «Përfytyro sikur të ishe ti fëmija në fletë. Mendo tani çfarë gjuhësh flet ti vetë ose çfarë gjuhësh dëgjon përreth në vendin ku jeton? Te cili vizatim do të përshtateshin këto gjuhë? Ngjyrosi ato me ngjyra të ndryshme dhe shkruaj në krah se cila ngjyrë i përket secilës prej gjuhëve.»

Abiri jeton në Angli
(raporti i mësueses Ola Koubayssi, Londër)

ka lindur në Londër dhe është vajzë e një nëne franceze dhe e një babai nga Sudania. Ajo flet rrjedhshëm frëngjisht dhe anglisht dhe ka ardhur në MGJP-në e gjuhës arabe për të mësuar arabishten, gjuhën e babait të saj. Një nga hobet e Abirit është të lexojë dhe të shkruajë histori në gjuhën frënge. Unë i propozova asaj që t’i sillja tekste të shkurtra të shkruara në gjuhën frënge dhe pastaj t’ia përktheja në gjuhën arabe. Kjo ide e motivoi shumë atë. Ne punojmë në mënyrë intensive dhe ndërkohë ajo kupton, lexon edhe shkruan më mirë arabisht se sa pjesa më e madhe e nxënësve të klasës. Në verë ajo do iki me pushime në Sudan dhe atje do mund të bisedojë në arabisht me gjyshërit e saj.


2. Një përvojë e hidhur: Humbja e lidhjeve me gjuhën e pare

Agnesa ka rrënjë shqiptare dhe jeton në Zvicër.

Emri im është Agnesa. Unë jam 16 vjeçe dhe kam lindur në Zvicër. Gjuha ime amtare është shqipja. Për momentin unë jam në një shkollë për përgatitje profesionale. Dëshira ime më e madhe është të shkoj me pushime në atdhe dhe të zotëroj gjuhën shqipe. Për fat të keq kjo është pothuajse e pamundur për mua. Unë kam gjithmonë shumë vështirësi të komunikoj atje me njerëzit, qoftë në një qendër tregtare ose në rrugë. Gjithashtu është e mundimshme për mua të komunikoj me të njohurit e mi atje nëpërmjet SMS-ve ose facebook-ut. Zakonisht më duhet të mendoj mirë se si ta përkthej një fjalë nga gjermanishtja në shqip ose se si të ndërtoj një fjali. Shpesh herë më vjen turp që nuk e zotëroj mirë gjuhën time amtare.

Unë jetoj që prej shumë kohësh këtu në Buchs. Për fat të keq këtu s’ka pasur MGJP të gjuhës shqipe. Kjo është gjithashtu arsyeja kryesore që unë ndodhem sot në këtë situatë. Nëse do të kishte pasur MGJP të gjuhës shqipe do ta kisha ndjekur atë me dëshirë dhe me krenari. Sipas mendimit tim çdo fëmijë ka të drejtë ta mësoj gjuhën e tij amtare sepse është e rëndësishme dhe shoqëria ka nevojë për këtë. Unë e kam parë vetë që njeriu mund të ketë nevojë për gjuhën e tij amtare edhe në lidhje me profesionin sepse cili është ai i ri që nuk do të punojë në një biznes, i cili u përket bashkatdhetarëve të tij dhe ku do të jetë e nevojshme kjo gjuhë. Por në qoftë se nuk e zotëron gjuhën mjaftueshëm, atëherë nuk do të ekzistojë më një mundësi e tillë.


3. Shembuj konkretë të planeve mësimore me në fokus përkrahjen e gjerë gjuhësore

Samia Hamdan-El Ghadban: Struktura bazë për një punim gjuhësor në dy orë mësimore në MGJP-në e gjuhës letrare arabe, arsimi fillor. Fillestar

Samia Hamdan-El Ghadban është me prejardhje nga Libani dhe punon në Genf si mësuese për MGJP-në e gjuhës letrare arabe.


  1. 15 minuta diskutim/bisedë me klasën, tema është e zgjedhur nga mësuesja ose nxënësit. Qëllimi: Nxitja e të shprehurit në mënyrë të thjeshtë me gojë në një atmosferë jokushtëzuese. Në të njëjtën kohë nxënësit do të shohin forma të ndryshme rajonale dhe dialektore të arabishtes së folur.

  1. 15 minuta përsëritje e shkronjave dhe fjalëve të mësuara deri tani. Një herë në muaj diktim. Qëllimi: Përvetësimi i shkronjave arabe dhe i fjalorit të gjuhës letrare arabe.

  1. 35 minuta i takojnë programit të ri. Shpjegimi i një shkronje të re në mënyra të ndryshme metodike. Leximi i shkronjës së re me shqiptime të ndryshme dhe leximi i fjalëve ku bën pjesë shkronja e re. Qëlli met janë të njëjta si tek pika nr. 2.

  1. 15 minuta pushim

  1. 25 minuta bisedë mbi tekstin e një libri shkollor. Qëllimi: Puna me kompetencën e të folurit në gjuhën letrare arabe.

  1. 10 minuta punë individuale (plotësimi ose ngjyrosja e diçkaje etj.). Përkrahje individuale e mësueses për nxënësit e saj. Si përfundim çdo nxënës i klasës tregon se çfarë ka bërë.

  1. 10 minuta bëhet përmbyllja me këngë (këtu jepen edhe udhëzime për një shqiptim korrekt) ose me leximin e historisë me zë të lartë.

Etleva Mançe: Puna me fjalorin dhe gjuhën në kuadër të dy orëve mësimore me temën «Ush- qime dhe pije/Të ushqyerit e shëndetshëm»; Klasat 1–10 (tri grupe të niveleve të ndryshme)

Etleva Mançe është me prejardhje nga Shqipëria. Ajo jeton që prej 22 vjetësh në Këln dhe punon që prej 5 vjetësh si mësuese e MGJP-së në gjuhën shqipe.

Tema e mësimit: Ushqime dhe pije. Fusha: Të ushqyerit e shëndetshëm. Qëllimet dhe kontributet gjuhësore: Trajnimi dhe konsolidimi i një fjalori të lidhur me temën (emrat e frutave dhe perimeve); Përdorimi: Krijimi i një lidhjeje ndërmjet gjuhës së parë me gjuhën e dytë. Thelbi: Rritja e ndërgjegjësimit për një të ushqyer të shëndetshëm dhe për produktet e vendit të prejardhjes. Kontributi shoqëror: Forcimi i kompetencave bashkëpunuese dhe shoqërore në punimet në grup.

Skema e një plani mësimor:

Faza / koha Rrjedha e mësimit Mediat dhe materialet Komenti metodiko-
didaktik
10 min.
HyrjaVazhdimi i hyrjes

Mësuesi përshëndet nxënësit. Të gjithë nxënësit qëndrojnë para në formën e rrethit. Hyrja në temë me ndihmën e një shporte të vogël me fruta dhe perime. Të gjitha duhen të emërtohen nga nxënësit në shqip dhe gjermanisht.

Mësuesi shpërndan letrat (figurat dhe emrat e frutave dhe perimeve në gjermanisht dhe shqip) në formë të çrregullt mbi tavolinë.
Nxënësit bashkojnë emrat me figurat përkatëse.

Shportë e
vogël me fruta dhe perime.
Letra
Krijimi i kontakteve/ zgjimi i kureshtjes.
Aktivizimi i njohurive paraprake.Aktivizimi i fjalorit.
Krijimi i lidhjes midis gjuhës së parë me atë të dytë.
15 min.
Zhvillimi 15 min.
Rishikimi 1

Çdo nxënës merr një frutë ose një lloj perimeje dhe kërkon letrën që përkon me atë (në shqip dhe në gjermanisht). Më pas letrat me emra do të vendosen në formën e rrethit. Majtas emrat në shqip, djathtas ato gjermanisht. Në pjesën ku priten rrathët futen fjalë si «banane», të cilat janë identike në të dyja gjuhët ±.

Si përfundim shqyrtohen dhe diskutohen edhe njëherë me klasën rezultatet

Letra të vogla. Shportë
Fruta dhe perime.
Dy rrathë, të cilat priten pjesërisht me njëra-tjetrën, të vendosura mbi dysheme
Bërja i vetëdijshëm nëpërmjet prekjes dhe vëzhgimit të tyre.
Të kuptuarit dhe konsolidimi i koncepteve
Ndryshimet dhe të përbashkëtat ndërmjet dy gjuhëve.
20 min.
Zhvillimi 2
Do të krijohen tri grupe në varësi të moshave.

  • Klasat 1–4: Nxënësit marrin nga një fletë pune me figura, fjali dhe fjalë që shërbejnë si zgjidhje për ushtrimet e ndryshme (nga «Libri i gjuhës» fq. 34–37). Diferencimi: Fletë pune alternative
  • Klasat 5–7: Nxënësit marrin një tekst për të lexuar me temën se cilat fruta dhe perime rriten këtu dhe në vendin e prejardhjes. Diferencimi/Alternativa: vjersha «Blega, dega dhe shega», leximi i saj dhe të shkruarit (p.sh. zëvendësimi i «shegës» nëpërmjet llojeve të tjera të frutave)
  • Klasat 8–10: Nxënësit marrin një fletë pune për dy paragrafë teksti (tekst faktik i detajuar) dhe duhet ta përvetësojnë shumë mirë paragrafin që do t’i jepet. Diferencimi: Nxënësit më të dobët marrin një fletë pune më të thjeshtë. («Nëna në qytet sot ka blerë shëndet»)
    Detyra: Ritregimi me fjalët e veta i përmbajtjes ose komentimi i saj.
Fletë pune
klasat 1–4Fletë pune
klasat 5–7

Fletë pune
klasat 8–10

Të punuarit me partner, të kontrolluarit e njëri- tjetrit.

Verifikimi i aftësive në të lexuar dhe në të shkruar. Feedback nga partneri. Puna në grup, zhvillimi i kompetencave shoqërore

Nxitja e aftësisë për të punuar në grup.

5 min. Pushim
10 min.
Përsëritje
dhe
rishikim 2

Nxënësit krahasojnë zgjidhjet me grupin e tyre.

Ata i paraqesin klasës përfundimet e tyre dhe i diskutojnë/ komentojnë ato.

Fletë pune

Shkëmbime mendimesh mes njëri- tjetrit.

Kontrolli

20 min.
Zhvillimi 3
  • Klasat 1–4 Fletë pune luajnë domino, puzzle. Nxënësit punojnë vetëm, nga dy vetë ose në një grup
  • Klasat 5–7. Nxënësit marrin një fjalëkryq në dy gjuhë dhe pikturojnë piramidën e shëndetit.
  • Klasat 8–10: Me anë të një Mind-Map-i nxënësit flasin për pika të ndryshme. 

Diferencim i brendshëm: nxënësit që mësojnë shpejt marrin edhe një fletë pune shtesë.

Lojëra
Fletë pune
Mind-Map (hartë e mendjes)Postera të vegjël
(A3)

Nxitja e aftësisë për të punuar në grup dhe e kompetencës shoqërore.

Trajnimi i aftësive argumentuese.

Konsolidimi i gjërave të mësuara me lojëra të ndryshme.

 

5 min.
Rishikimi 3
Prezantim dhe diskutim i rezultateve të fazës së mëparshme me të gjithë klasën me anë të disa posterave të vegjël. Fletë pune
Postera të vegjël
(A3)
Konsolidimi, forcimi i vetëbesimit. Motivimi
5 min.
Feedback
Nxënësit përpiqen të gjejnë një mendim të përbashkët/konsensus.
Nxënësit japin vlerësimin e tyre në lidhje me progresin që kanë bërë në mësimnxënien e tyre.
Nxënësit pyesin me anë të një fletëpune «Was magst du» (çfarë të pëlqen ty?) njëri-tjetrin dhe si detyrë shtëpie pyesin edhe pjesëtarët e familjes..
Fletë pune
letra-smiley (shprehi fytyre)
(3 smileys: i gëzuar,neutral, i mërzitur)
Nxënësit reflektojnë mbi kompetencat që sapo kanë fituar.

4. Rabie Perić Jašar: «Kam përvoja të mira nga mësimdhënia në dy gjuhë»

Rabie Perić Jašar është me prejardhje nga Maqedonia. Ajo jeton që prej 24 vjetësh në Vjenë, ku përveç të tjerash punon si mësuese e MGJP-së për gjuhën rome dhe në qendrën pedagogjike në Vjenë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Krahas mësimdhënies të MGJP-së për gjuhën rome unë përkujdesem gjithashtu edhe për fëmijët romë të sapoardhur. Këta janë shpesh shumë të dobët në gjuhën e tyre të parë, gjuhën rome, për vetë faktin se kanë përdorur kryesisht gjuhën e prejardhjes (p.sh. maqedonishten). Parimi im është që këta fëmijë duhet të mësojnë edhe gjermanishten paralelisht me gjuhën e tyre amtare (të jepen paralelisht në gjuhën gjermane dhe atë rome numrat ose ngjyrat, këngët dhe pjesët e shkurtra teatrale). Nga përvoja ime unë mund të them që me anë të një mësimdhënie paralele në gjuhën gjermane dhe atë rome fëmijët e mësojnë shumë më mirë gjuhën amtare.


Tabela e pëmbajtjes