1. Dragana Dimitrijević: Udhëzues vlerësimi për një gjykim transparent dhe sipas kritereve. Shembull

Dragana Dimitrijević vjen nga Beogradi, Serbia. Ajo punon që prej vitit 1999 në kantonin e Cyrihut si mësuese e MGJP-së serbe.

Së bashku me nxënësit kemi zhvilluar një udhëzues vlerësimi për fusha të ndryshme pune (p.sh. mbajtja e referimeve, leximi i diçkaje para klase, shkrimi i një teksti aventuresk etj.). Për këtë gjë më frymëzuan udhëzuesit e vrojtimit të materialit mësimor «Sprachland», i cili përdoret në shumë kantone zvicerane për klasat nga 4-6. Ishte i rëndësishëm për mua zhvillimi bashkë me nxënësit i udhëzuesit, me qëllim që ata t’i krijojnë dhe kuptojnë kriteret në fjalë.

Udhëzuesit i përdora me klasën, në mënyrë që nxënësit të zhvillonin aftësinë e kritikës dhe të vrojtimit, gjithashtu më nevojiten edhe për vlerësimet e mia personale.

Udhëzimet e formuara janë të ndara mirë sipas niveleve: me «l» janë shënuar kriteret e thjeshta, të cilat mund të plotësohen edhe nga nxënësit e vegjël, më pas vijnë pikët e tjera për moshën dhe nivelin përkatës mesatar dhe të lartë (të shënuar «II» dhe «III»).

Shembull i udhëzimit të vlerësimit për referimet (mund dhe duhet të ndërtohet)

Emri dhe klasa e nxënësit. Data:
Tema e referatit:
Kriteri I pamjaftueshëm Pothuajse i mjaftueshëm Mirë very good Shënime
Informim i qartë, kuptohet se për çfarë bëhet fjalë (l–lll)
Hyrje interesante, lind kureshtja se çfarë do të vijë më pas (ll–lll)
Përmbajtja është e kuptueshme (l–lll)
Strukturë e qartë, transparente (lll)
Tek ilustrimet futen edhe fotografitë, muzika, objekte, etj. (ll–lll)
Në fund ka një përmbledhje me pikat kryesore (lll)
Ka një fletë pune, një pyetësor ose një diskutim rreth referimit (ll, lll)
Referimi është mbajtur me zë mjaftueshëm të lartë dhe është i kuptueshëm (l–lll)
Referimi është i larmishëm dhe jo monoton (ll, lll)
Kontakt i mirë pamor me publikun (ll, lll)

Një alternativë mjaft e mirë, selektuese dhe formuese për katër kolonat (nga «e pamjaftueshme» deri tek «mirë») do të ishin përkatësisht vetëm dy kolonat: «Kjo gjë më pëlqeu shumë në referimin tënd» (maksimumi shënimi i katër kritereve) dhe «Herën tjetër ki më shumë parasysh këtë pikë» (maksimumi shënimi i dy kritereve).


2. Aida Haziri: Komente të diferencuara si bazë për punën e synuar të mëtejshme

Aida Haziri vjen nga Elbasani i Shqipërisë. Ajo jeton në Londër që prej 16 vitesh, ku që prej vitit 2004 punon si mësuese e MGJP-së shqiptare. Nxënësja Amanda B. frekuenton klasën e katërt të MGJP-së shqipe.

Koment i ushtrimit të përkthimit të ilustruar më poshtë (komenti vlen edhe për pjesët e tjera të provimit, që i përkasin këtij përkthimi):

Ke bërë një punë të mirë. Herë tjetër ki parasysh pikat e mëposhtme:

  • Përdorimi i thonjëzave (« »).

  • Përdorimi i shkronjës së madhe në fillim të fjalës (Janar, etj).

  • Fjalia fillon me shkronjë të madhe.

  • Përdorimi i dypikëshit: vetëm në rastet kur duam të bëjmë një listë ose të numërojmë diçka.

  • Mos harro pikat mbi ë, sepse ndryshe lexohet e.

  • Jam e kënaqur me përkthimin tënd. Por ki para- sysh që fjalët (edhe në shqip) kanë një radhë kuptimore.

Hapat e mëposhtëm të punës së mëtejshme i diskutoj me nxënësit gojarisht:

  • Në cilat nga tri pikat e komentit tim ke dëshirë të vazhdosh të punosh?

  • Të propozoj ushtrimin e mëposhtëm: … (p.sh. shkruaj vetë një tekst të shkurtër, në të cilin të jenë vendosur saktë të paktën 5 thonjëza. Shkruaj një lajm të shkurtër, në të cilin secila fjali të fillojë saktë me shkronjë të madhe (shënoje këtë me të kuqe). Një tekst të shkurtër përktheje nga anglishtja në shqip dhe ki parasysh veçanërisht rendin e fjalëve në fjali, etj.)

Ushtrim i korrigjuar përkthimi:


3. Birsen Yılmaz Sengül: V lerësim i bazuar në stërvitjen e një ushtrimi gramatikor të zgjedhimit në kohën e tashme

Birsen Yılmaz Sengül vjen nga Turqia. Ajo jeton që prej tri vitesh në Nyrnberg ku dhe punon si mësuese e MGJP-së turke. Nxënësja Açelya K. ka lindur në Gjermani dhe frekuenton vitin e 5-të të gjimnazit.

Koment i bërë me shkrim rreth fletës së mëposhtme të ilustruar të punës:

Shënime rreth ushtrimit:

  • Në gjuhën turke (ndryshe nga ajo gjermane) nuk mund të rrinë dy zanore njëra pas tjetrës.

  • Ki parasysh ndryshimin ndërmjet «i» dhe «ı» dhe «s» me «z»!

Açelya, ti mendon në gjuhën gjermane edhe kur je në mësimin e gjuhës turke. Por je një nxënëse shumë e përkushtuar. Me pak më shumë mundim do t’i heqësh këto gabime dhe me siguri që herën tjetër nuk do t’i bësh më!

Program i shkurtër stërvitor, ku nxënësit mësojnë se si duhet dhe mund të përpunojnë konkretisht probleme të rëndësishme.

  • Kujdes me zanoret njëra pas tjetrës me «y»: Gidiyorum, jo gidiorum. Shkruaj një tekst të shkurtër me këtë «problem» ku të shfaqet të paktën tri herë.

  • Në turqisht, shkronjat i dhe ı janë të ndryshme. Istanbul dhe İstanbul nuk është e njëjta gjë. Gjej 10 fjalë të tilla në turqisht për t’u ushtruar.

  • Në vetën e parë shumës mbaresa është gjithmonë «z» jo «s».

  • Okuyoruz: Biz gazete okuyoruz, jo okuyorus. Shkruaj 5 fjali të shkurtra ku të shfaqet kjo formë.

Fletë pune e korrigjuar:


4. Mësues të MGJP-së spanjolle në Londër: Ndihmë për hartimin e teksteve të larmishme

Botuesit të këtij libri i ranë në sy posterat e ilustruar të mëposhtëm dhe «dekorimet në mur» në shkollën St. Augustine’s në Oxford Road në Londër. Mësuesit e atjeshëm të MGJP-së spanjo-
lle, i vënë në dispozicion nxënësve të tyre mjete gjuhësore, me qëllim formimin e larmishëm të teksteve të tyre. Pllakata ose fletë të tilla ndihmojnë mjaft në një punë sa më të orientuar në fushën e të shkruarit si dhe në vlerësimin dhe trajtimin kritik.

(Falënderojmë përzemërsisht mësuesit e MGJP-së spanjolle për lejen e stampimit të fotografive.)


Tabela e pëmbajtjes