Të lexuarit dhe përkrahja e të lexuarit në MGJP dallohet, ashtu siç u shpjegua më lart, kryesisht në lidhje me gjuhën e teksteve dhe prejardhjes së tyre kulturore, nga mësimi në të lexuar në klasën e rregullt. Megjithatë, fushat e punës dhe të ushtrimit janë kryesisht identike dhe, për këtë arsye, të tilla janë edhe qëllimet e shoqërizimit letrar dhe përkrahja në gjuhën e parë dhe të dytë. Pjesët vijuese a) dhe b) edhe janë menduar më pak si specifike për MGJP, shumë më tepër nxjerrin në pah përgjithësisht dy pika parimisht të rëndësishme (dhe me këtë edhe për MGJP).

a) Lehtësimi i teksteve para të lexuarit

Leksikut i jepet rëndësi e madhe gjatë të lexuarit. Shpesh, lexuesit/et nuk e kuptojnë një tekst sepse ai përmban shumë fjalë të panjohura. Në tekstet që janë shkruar në variantin e standardit, kjo mund të çojë tek problemet e veçanta, sepse shumë fëmijë dhe të rinj e praktikojnë gjuhën e parë në shtëpi vetëm në dialekt.

Për këtë arsye shpesh është e rëndësishme, që tekstet paraprakisht të thjeshtësohen gjuhësisht, për ta lehtësuar qasjen në to. Një metodë e provuar për këtë është që, para se të lexohet, të shikohen bashkë me nxënësit/et një listë e fjalëve çelës dhe eventualisht fjalët e panjohura dhe të sqarohen vështirësitë («Shiko, ne e lexojmë tash një tekst, në të cilin paraqiten fjalët ‚ledhe‘, ‚u gjet‘,‘rrëqethës‘, dhe ‚armatimi i kalorësve‘. Këto duam t‘i sqarojmë së pari!»). Nga kjo nxënësit/et mund të përgatiten jo vetëm për përmbjatjen e tekstit, por ata i aktivizojnë shumë më tepër njohuritë e tyre paraprake, krijojnë hipoteza dhe i kuptojnë një pjesë të madhe të formave dhe kuptimeve që paraqiten në tekstin e gjuhës standarde. Të kuptuarit mund ta lehtësojnë edhe fotografitë, të cilat e ilustrojnë ngjarjen, tregojnë detaje, pasqyrojnë përshtatshmëritë ose përmbajtjet faktike duke i paraqitur dhe duke i sqaruar nëpërmjet ilustrimeve.

b) Nuk duhet që përherë të kuptohet çdo fjalë

Shpesh lexueset dhe lexuesit (edhe mësuesit/et!) përqëndrohen fort në atë që nuk e kanë kuptuar, në vend që, së pari, të përqendrohen në atë çfarë kuptohet plotësisht. Ky vështrim i orientimit deficitar mund të ndikojë në mënyrë shkurajuese.

Por ka edhe një mënyrë tjetër: Për shembull, nëse nxënësit/et e marrin për detyrë që të nënvizojnë gjith- çka që kanë kuptuar. Nëpërmjet shenjimit të vendeve, të cilat i kanë kuptuar menjëherë, atyre u bëhet e kuptueshme se, në parim, janë vetëm disa pjesë të një fjalie ose fjalë të veçanta, të cilat nuk i kuptojnë gjatë të lexuarit. Me këtë, në të shumtën e rasteve, rritet edhe motivimi për të lexuar edhe më tutje. Në kontekst të asaj që kemi kuptuar mund të zgjidhen shumë shpesh edhe problemet e tjera të të kuptuarit.

Tek disa tekste lexuesit/et nuk duhet patjetër t‘i kuptojnë të gjitha fjalët; varësisht nga qëllimi i mësimit dhe formës së tekstit mjafton një kuptim i përgjithshëm global (shih më lart). Mund të jetë ndihmuese, nëse fjalët-çelës dhe pjesët qendrore në tekst nënvizohen paraprakisht. Kështu lexuesit e dinë, se ku duhet të kenë kujdes dhe cilat pjesë meritojnë vëmendje të veçantë. Në varësi nga qëllimet, të cilat lidhen me tekstin përkatës (si për shembull a duhet të ketë një përqasje të detajuar me përmbajtjen dhe mesazhin), duhet të pasojë në vazhdim puna e the- lluar me leksikun. Pra, është e qartë se puna në leksik në kontekst të teksteve reale është veçanërisht autentike dhe e frytshme.

c) Bashkëpunimi me mësimin e rregullt

Nëse MGJP dhe mësimi i rregullt bashkëpunojnë, ky kooperim e zgjeron horizontin dhe e thellon qëndrueshmërinë e të mësuarit. Kjo nuk vlen vetëm për përmbajtjet e trajtuara bashkërisht (p.sh. uji ose bujqësia në vendet e ndryshme), por edhe për shumë teknika dhe strategji mësimore. Këto, duke qenë gati gjithnjë mbigjuhësore, gjegjësisht mund të përdoren në gjuhë të ndryshme dhe një bashkëpunim mes mësimdhënësve të MGJP dhe atyre të klasëve të rregullta në këtë fushë është veçanërisht i vlefshëm. Kjo vlen edhe për fushën e rëndësishme të arsimimit letraro-kulturor, në të cilën MGJP dhe mësimi i rregullt e plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë optimale dhe mund ta përkrahin bashkërisht kënaqësinë në të lexuar.

Aty ku kontaktet institucionlae mes MGJP dhe mësimit të rregullt nuk janë automatikisht të dhëna (si p.sh. në Suedi), nganjëherë mbetet kryesisht në vullnetin e mësuesve/eve të MGJP që të marrin kontakt dhe të informohen mbi mundësitë e bashkëpunimit në fu- shën e të lexuarit. Disa ide për këtë (krh. edhe shumë propozime në pjesën e dytë të kësaj broshure!):


  • Të lexohen poezi në gjuhët e ndryshme (dhe/ose të shkruhen vetë); të mësohet si të paraqiten, incizimi i një cd-me poezi, krijimi i një libërthi shumëgjuhësor; përkthimi në gjuhën e shkollës. Eventualisht edhe tubim me prindërit me recitime shumëgjuhësore.

  • Leximi i përbashkët i një-ose dy librave të botuar ose të librave të ilustruar.

  • Përgatitja e një ekspozite me libra në gjuhë të ndryshme; secili libër do të përshkruhet shkurtimisht në një fletë.

  • Përdorimi i burimeve elektronike ose të tjera nga gjuhët e ndryshme për një temë të përbashkët nga fusha faktike (p.sh. periudha romake në Gjermani dhe në Turqi etj.).

  • Zbatimi i përbashkët dhe përdorimi i strategjive- ose të teknikave të caktuara të të lexuarit (shiko pjesën II të kësaj broshure dhe broshurën 5: Teknikat dhe strategjitë mësimore).

  • Puna e përbashkët në krijimin e një bibilioteke shumëgjuhësore shkollore.

  • Bashkëpunimi (seminare etj.) në kuadër të një projekti javor «Kënaqësia në të lexuar në gjuhët e ndryshme» ose në kuadër të një mbrëmjeje leximi.

Nganjëherë nuk krijohen mundësi të bashkëpunimit për arsye të mbingarkesës. Në këto raste ne këshi- llojmë si zgjidhje minimale që mësuesit/et e MGJP t‘i lënë nxënësit që t‘i sjellin librat e gjuhës të mësimit të rregullt dhe të shikojnë në to se çfarë gjendet për sa i përket fushës së përkrahjes në të lexuar, ushtrimeve në të lexuar, strategjive në të lexuar dhe arsimimit letrar. Natyrisht që aty ka ide të cilat me siguri mund të futen edhe në MGJP, dhe sigurisht që këtu mund të ndihmojnë nxënësit/et me sqarimet, sugjerimet dhe përvojat e tyre.

d) Ku mund të gjenden tekste në gjuhën e prejardhjes?

  • Mbledhja e teksteve për përdorimin në mësim

Se mësuesit/et e MGJP kanë përmbledhje të teksteve të veta për mësimin e tyre, kjo vetëkuptohet. Ato mund të jenë vepra letrare, përmbledhje poezish dhe përrallash, libra të ilustruar ose lektyrë shkollore në gjuhën e prejardhjes, por edhe përmbledhje e artikujve, tregimeve etj. për tema faktike. Gjithnjë e më të rëndësishme po bëhen edhe listat me vjegza për faqet e përshtatshme në internet.

Por përmbledhje të teksteve mund dhe duhet të krijohen edhe me nxënësit/et e MGJP. Një zgjidhje e thjeshtë është sigurisht që të luten nxënësit/et dhe prindërit e tyre e të afërmit që të sjellin materiale për lexim në gjuhën e tyre dhe që t‘ia japin për shfrytëzim MGJP. Këto mund të jenë libra të ilustruar, libra, revista (për fëmijë) të ilustruara, komike etj. Natyrisht që mund dhe duhet të kërkohet nga dhe me nxënësit/et që të gjenden në internet tekste në gjuhën e prejardhjes dhe të shfrytëzohen ato. Me rëndësi këtu është që mësimdhënësi t‘i përkrahë nxënësit/et dhe t‘i ndihmojë ata që të kenë një raport të përgjegjshëm me burimet (të dhëna nga burime serioze; ndihmë për citime etj.)

Me rëndësi: Në varësi nga krahina e prejardhjes dhe konteksti politik, mësimdhënësi duhet të jetë rreptësisht i kujdesshëm që, gjatë grumbullimit të këtyre teksteve, të mos pranohen tekste me përmbajtje tendencioze, nacionaliste ose me karakter tjetër provokues.

  • Përmbledhje e teksteve për huazim

Përmbledhjet e teksteve për përdorim të drejtpërdrejtë në mësim janë të rëndësishme, por ende nuk janë të mjaftueshme. Në kuptim të një përkrahjeje aktive në të lexuar në gjuhën e parë, ato duhet të plotësohen me një sërë librash dhe tekstesh të tjera, të cilat nxënësit/et mund t‘i huazojnë dhe t‘i lexojnë në shtëpi. Në rastin më të mirë, ata do të gjejnë tituj të tillë në një bibliotekë ndërkulturore (për udhëzime shiko më poshtë), ose në bibliotekën e shkollës së tyre, në qoftë se ajo është projektuar të jetë shumëgjuhësore. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë puna mbetet te mësimdhënësi i MGJP. Nëse mësimdhënësi ka një sasi të teksteve dhe e bën për këtë një listë të thjeshtë huazimi (një tabelë me titujt dhe fushat për emrat e huazuesve), kjo do të ishte e mjaftueshme. Çdo javë, nxënësit/et mund të «porosisin» atë që duan për të lexuar dhe të kthejnë librat e lexuar. Sigurisht, edhe vetë nxënësit/et mund të ndihmojnë tek ky kënd i vogël biblioteke. Një kohë veçanërisht e mirë për këtë janë pushimet verore, të cilat shumë fëmijë i kalojnë në vendin e tyre të prejardhjes, prej ku ata mund të sje-llin materiale për lexim. Ndoshta, para pushimeve, në kuadër të një aksioni të vogël (treg, tubim i prindërve etj), mund të mblidhen edhe disa të holla, kështu që çdo fëmijë do të ketë një buxhet të vogël për blerjen e librave. Edhe këtu natyrisht nuk duhet te mungojë kontrolli për titujt në aspektin e asnjanësisë politike dhe ideologjike.

Për ruajtjen e bibliotekës së vogël, e cila jetësohet në këtë mënyrë, ndoshta mund të gjendet në shkollë edhe një dollap. Më mirë do të ishte natyrisht, në qoftë se biblioteka e vetë shkollës (nëse ka një të tillë), do të përfshijë përmbledhjet në gjuhët e ndryshme të prejardhjes së nxënësve/eve dhe do mund të përdoret edhe nga MGJP. Atje ku MGJP është i integruar mirë në sistemin e rregullt shkollor, kjo nuk do të duhej të sjellë asnjë problem. Por, edhe në raste të tjera, mund të jetë një nismë e tillë nga mësuesit/et e MGJP me siguri e vlefshme.

  • Bibliotekat publike ndërkulturore

Shumë biblioteka, veçanërisht në vendet më të mëdha, mbajnë gati për huazim një përzgjedhje të librave (përf. libra të ilustruar, për fëmijë e të rinj) dhe nganjëherë edhe revista në gjuhë të ndryshme.

Në Zvicër ka një shoqatë të këtyre bibliotekave ndërkulturore; shihni faqen e internetit. http://www.interbiblio.ch me një pasqyrë të vendeve ku ndodhen dhe mundësitë e huazimit.

Për Suedinë, informacion të plotë gjeni në faqen e internetit http://modersmal.skolverket.se/sites/svens- -ka/index.php/flersprakighet-i-forskolan/kop-lan të.

Për Gjermaninë krahaso: http://www.bibliotheksportal.de/themen/bibliothekskunden/interkulturelle-bibliothek/materialien-in-mehreren-sprachen.html

  • Huazimi i librave dhe informacionet tek institucionet e vendeve të veçanta (shembuj)

Gjermani:

Faqja e internetit e asociacionit të bibliotekave gjermane përmban informacione të plota dhe gjithashtu lejon kërkime të sakta. Aty do të gjeni materiale dhe informacion mbi temat e mëposhtme: tekste për punë të bibliotekës, fjalori multilingual i bibliotekës dhe fjalorë online, dëshmi të materialeve në gjuhë të huaja në bibliotekat publike gjermane, përmbledhje e vjegzave për gjuhën dhe kulturën, vjegza për platformat në gjuhë të huaja të Wikipedia-s, vjegza për mediat, gazetat dhe revistat, modele tekstesh për masat në fushën e përkrahjes së të shkruarit dhe të lexuarit. Vjegza: http://www.bibliotheksportal.de/ dhe http://www.bibliotheksportal.de/themen/bibliothekskunden/interkulturelle-bibliothek/materialien-in-mehreren-sprachen.html

Informacione të vlefshme për librat shumëgjuhësor, materialet për mësim dhe një përmbledhje shumë të dobishme të vjegzave për institucionet e tjera ofron vjegza e Institutit Goethe: http://www.goethe.de/ges/spa/prj/sog/fms/lit/deindex.htm

Informacione të rekomandueshme dhe nxitje për përfshirjen e prindërve ofron vjegza: http://www.mehrsprachigvorlesen.verband-binationaler.de

Austria:

Shumë informacione dhe opcione kërkimi mund të gjenden në vjegzën http://www.schule-mehrsprachig.at/. Veçanërisht për libra për fëmijët shumëgjuhësor shih http://www.schule-mehrsprachig.at/index.php?id =11. Përveç shumë materialeve, ka gjithashtu edhe një revistë për fëmijë shumëgjuhësor, e cila mund të porositet edhe nga Zvicra dhe Gjermania. Abonimi është falas, llogariten vetëm shpenzimet e transportit. Informata të dobishme ofron edhe faqja austriake e internetit http://www.wirlesen.org

Zvicër:

Në Zvicër fondacioni Bibliomedia ka mbledhur një përzgjedhje të pasur të librave në gjuhë të huaja dhe atyre shumëgjuhësorë, të cilat natyrisht edhe mësim- dhënësit e MGJP mund t‘i huazojnë për një periudhë më të gjatë kohore. Në dispozicion janë libra në shqip, arabisht (libra vetëm për fëmijë), anglisht, kroatisht, portugalisht, spanjisht, serbisht, tamilisht, turqisht. Rreth përzgjedhjes së librave shumëgjuhësorë informacionet gjenden në një listë të internetit. Varësisht nga vendi ku ndodhet shkolla, kostot e huazimit janë të ndryshme. Mësimdhënësit më së miri është që të pyesin udhëheqësinë e shkollës apo të kontaktojnë drejtpërdrejt Bibliomedia-n. Bibliomedia ofron gjithashtu materiale mësimore, listat e librave, dhe një përmbledhje të vjegzave aktuale shtesë për temën e shumëgjuhësisë. Vjegza: www.bibliomedia.ch. Adresa: Bibliomedia, Rosenweg 2, 4500 Solothurn, tel. 032 624 90 20

JUKIBU (Biblioteka ndërkulturore për fëmijë dhe të rinjë): Kjo bibliotekë e veçantë në Basel, ka një ofertë të librave dhe mediave në 50 gjuhë të ndryshme. Një katalog aktual interneti ndihmon në kërkimin e titujve. Në JUKIBU gjithashtu organizohen rregullisht edhe takime të ndryshme. Vjegza: www.jukibu.ch. Adresa: JUKIBU; Elsässerstrasse 7, 4056 Basel, tel. 061/322 63 19

Baobab: Shoqata Beobab është e angazhuar me tema ndërkulturore të lidhura me leximin dhe boton herë pas here libra shumëgjuhësorë. Vjegza: http://www.baobabbooks.ch.

Rrjeti sims: Në këtë platformë gjenden listat e librave në gjuhë të ndryshme, të cilat mund të porositen. Gjithashtu këtu gjenden shumë materiale të dobishme mësimore për përkrahjen gjuhësore të nxënësve/eve emigrant të cilat janë në dispozicion për shkarkim: http://www.netzwerk-sims.ch/.

Bischu – doracak për bashkëpunimin mes bi- bliotekës dhe shkollës; botuar nga Drejtoria e Arsi- mit e Kantonit të Cyrihut. Doracaku ofron nxitje të vlefshme e të nduarnduarshme. Kjo tregon se deri ne çfarë mase bashkëpunimi është më shumë se sa vetem një huazim. Vjegza: http://www.bischu.zh.ch

Suedi:

Informacione të plota për botuesit, bibliotekat, mundësitë e huazimit etj. mund të gjenden në faqen e internetit tashmë të përmendura më lart: http://modersmal.skolverket.se/sites/svenska/index.php/flersprakighet-i-forskolan/kop-lan

Gjithsej: Fondacioni i bibliotekave kombëtare evropiane gjenden vjegza për partnerët e ndryshëm në Evropë. Vjegza: http://www.theeuropeanlibrary.org.


Tabela e pëmbajtjes