Rrjedha:

  • Gjatë ose pas leximit të një tregimi apo një libri (edhe libër për lexim para të tjerëve-ose libër i ilustruar) N krijojnë një portret apo një profil të karakterit kryesor ose të disa figurave. Kjo mund të bëhet si punë individuale apo me partner. Më parë do të diskutohen disa pika të cilat mund të ndodhin në këtë portret apo profil; p.sh.:
    • Ku banon personazhi?
    • Cili është personazhi?
    • Çfarë mund të bëjë ky personazh shumë mirë, e çfarë jo?
    • Çfarë shqetësimesh e rëndojnë personazhin?
    • Çfarë di në lidhje me familjen e këtij personazhi?
    • Cilët njerëz janë të rëndësishëm për personazhin?
    • A do të të pëlqente që këtë personazh ta kesh shok/shoqe dhe pse po ose pse jo?
  • Përveç përgjigjeve me shkrim portreti duhet të përfshijë edhe një krijim ilustrues.
  • Portretet do të diskutohen, krahasohen e plotësohen pastaj në grupe ose në bashkësinë e klasës.

Vërejtje:

Natyrisht projekti mund të bëhet edhe me N të klasave 7–9; ndoshta këtu me një orientim kognitiv (vështrime me shkrim për figurën, shkëmbim fiktiv përmes e-mail-it ose intervistë me të etj.).


Tabela e pëmbajtjes