Rrjedha:

  • Për shumë autorë, fjalia e parë e një libri ose teksti është vendimtare. Për lexueset dhe lexuesit gjithashtu shpesh!
  • N kërkojnë në libra dhe revista fjalitë e para, të cilat u pëlqejnë veçanë- risht shumë. N më të rinj i ndihmon M ose ndonjë fëmijë më i rritur. Nxënësit i shkruajnë fjalitë e gjetura lexueshëm në një letër-A3. Mundësitë për punë të mëtejshme në grupe ose në seancë plenare:
    a) N i lexojnë fjalitë dhe përpiqen të kuptojnë se nga cili libër apo nga cila revistë mund të jetë marrë fjalia e caktuar.
    b) N ngrejnë hipoteza, se çfarë tregimi mund të jetë ai që fillon me fjalinë përkatëse. Ata, gjithashtu, përpiqen të zbulojnë gjininë e tekstit (tregime kriminale, përralla, artikuj gazetash, histori realiste, libër faktik, udhëzues për përdorim etj).

Variantet:

  • Secili N kërkon në mesin e fjalive fillestare të ngjitura një fjali, e cila i pëlqen më shumë dhe nëpërmjet saj madje sajon vetë një tregim. Pastaj tregimet e sajuara vetë do të krahasohen me tekstet e vërteta.
  • N kërkojnë nga librat dhe tekstet e ndryshme vetëm fjalitë e fundit dhe përpiqen, nga fundi i hipotezës, të zhvillojnë më tej përmbajtjen e teksteve përkatëse ose origjinën e tyre (nga cili libër …).
  • Një nivel të mirë zgjerimi paraqet ushtrimi vijues nr. 7 (Të ngrihen hipotezat).

Tabela e pëmbajtjes