Rrjedha:

Secila njësi e MGJP (p.sh. dyorëshi javor) do të fillojë me një sekuencë të të lexuarit para të tjerëve. N ulen qetësisht dhe M u lexon atyre të paktën 15 minuta nga një libër. Synimi kryesor është të përjetuarit dhe thellimi në një tregim.


Vërejtje:

  • Para së gjithash, në qoftë se një libër do të lexohet para të tjerëve (dhe jo tregime të shkurtra, të veçanta), është e rëndësishme që ky ritual të zhvillohet për një periudhë më të gjatë kohore dhe pa ndërprerje, ngase në të kundërtën N do të humbin fillin e librit.
  • Në MGJP janë shpesh të pranishën N të klasave të ndryshme në të një- jtën kohë. Në mënyrë që të ndihen të gjithë të përfshirë duhet të zgji- dhet një tekst për t‘u lexuar para të tjerëve, i cili mundësisht t‘u përshtatet të gjitha grupmoshave. Alternativat: tekste të shkurtra shkëmbyese më tepër për nivelin e ulët, të mesëm dhe nivelin e lartë.
  • Gjatë një sekuence të leximit para të tjerëve duhet të mbizotërojë qetësia në klasë. Ndoshta N mund të vizatojnë diçka paralelisht, megjithatë, nuk lejohet asgjë që krijon zhurmë dhe mund të sjellë shpërqëndrim.

Variantet:

  1. N mund të bashkëvendosin se çfarë do të lexohet para të tjerëve. M vë në shfrytëzim për këtë një përzgjedhje të teksteve të gatshme. Natyrisht edhe N mund të sjellin tekste për lexim para të tjerëve.
  2. Nuk është e thënë që gjithnjë M të jetë ai i cili lexon para të tjerëve libra apo tregime, edhe N mund të marrin përsipër këtë rol. Por, është me rëndësi, që të lexuarit para të tjerëve të ushtrohet paraprakisht në mënyrë intensive. Është e dobishme që tekstet një javë më përpara t‘u jepen N që t‘i marrin në shtëpi dhe që ata t‘i ushtrojnë tekstet. (Shih për këtë edhe ndihmesën për të lexuarit personal para të tjerëve në faqen 38.)
  3. Teksti i lexuar para të tjerëve përherë do të incizohet në magnetofon ose nëpërmjet mediave të tjera (diktafon, celular, kompjuter). Libri dëgjimor i krijuar kështu, natyrisht mund të huazohet; gjithashtu, kopjet mund t‘i jepen në shfrytëzim edhe një klase tjetër. Variante: N e vjetër e deklamojnë për të rinjtë një libër në një magnetofon. Krahaso këtu edhe propozimin mësimor 10 «Të lexuarit para të tjerëve të incizohet në magnetofon për të tjerët».

Tabela e pëmbajtjes