Rrjedha:
- Mësuesi/-ja bën një hyrje, detyra:
«Në gjuhën tonë kemi dy variante në përdorim: dialektet/të folmet dialektore dhe gjuhën standarde. Ndonjëherë një variant ose formë përshtatet më mirë, ndonjëherë tjetra. Uluni së bashku në grupe prej dy ose tre vetash dhe shkruani të paktën tri situata ku dialekti përshtatet më mirë dhe të paktën tri situata ku do të duhej të përdoret gjuha standarde!» - Grupet dyshe ose treshe diskutojnë dhe shënojnë përgjigjet e tyre (rreth 10 minuta).
- Prezantimi dhe diskutimi i rezultateve me tërë klasën; ndoshta të përmblidhen në tabelë.
- Eventualisht të bëhet një vështrim i gjendjes gjuhësore të vendit në të cilin jetojnë nxënësit/-et: Kur dhe për çfarë përdoret këtu dhe cili variant?
Për një thellim skenik të këtij propozimi mësimor shih 2.2.