Ky ushtrim mund dhe duhet të përsëritet disa herë


Rrjedha:

  • Varianti 1: Mësuesi/-ja thotë (ngadalë) një listë të fjalëve dhe frazave. Në këtë listë paraqiten fjalë dhe fraza si nga gjuha standarde ashtu edhe nga dialektet/nga të folmet e ndryshme dialektore. Çdo herë kur mësuesi/-ja e thotë një fjalë në dialekt, nxënësit çohen në këmbë (ose duartrokasin apo i bien dyshemesë me këmbë).
  • Varianti 2: Mësuesi/-ja tregon një ngjarje të shkurtër në gjuhën standarde (ose e lexon atë para tyre). Në tekst, ai/ajo vazhdimisht përhap fjalë dhe fraza në të folmen dialektore. Sa herë që ai/ajo e bën këtë, nxënësit çohen në këmbë (ose duartrokasin apo i bien dyshemesë me këmbë).

Edhe një herë: Ky ushtrim duhet të përsëritet më shpesh. Me kalimin e kohës, listat e fjalëve ose tekstet, mund të përgatiten dhe paraqiten gjithashtu edhe nga nxënësit më të mëdhenj.


Tabela e pëmbajtjes