Ky ushtrim mund dhe duhet të përsëritet disa herë!


Shënim paraprak për tekstet:

Mësuesi/-ja përgatit 6–8 tekste të shkurtra me rreth 4–7 fjali secili. 3-4 tekste janë të shkruara në gjuhën standarde dhe 3–4 në një ose në disa dialekte. (Mënyra më e lehtë është nëse mësuesi/ja i shkruan vetë tekstet, nëse është e mundur, tekste me gjatësi dhe kërkesa të ndryshme. Në këto tekste duhet të jenë të dukshme dallimet tipike mes dialektit – standardit.) Nga një tekst në dialekt dhe gjuhën standarde duhet të jetë i vendosur në tabelë (ose në projektor apo si pllakat), tekstet tjera si kopje veç e veç.


Rrjedha:
Hyrja: «Në tabelë (ose në projektor/në pllakat) është një tekst i shkurtër në dialekt/në të folme dialektore. Lexojeni këtë tekst!»


Nxitje/pyetje për diskutimin vijues:

  • Çfarë vëreni në këtë tekst (krahasuar me tekstet e tjera të cilat i kemi lexuar tashmë)?
  • Si e dini që teksti nuk është shkruar në gjuhën standarde? Emërtoni dallimet sa më saktë që të jetë e mundur! (Mund të bëhet në tabelë një listë e dallimeve më të rëndësishme.)
  • Tani do të përpiqemi që këtë tekst ta sjellim në formën standarde të gjuhës, d.m.th. për ta ‚përkthyer‘ atë! Nxënësit më të përparuar e bëjnë këtë me shkrim vetëm/individualisht ose në çift; mësuesi/-ja i ndihmon fillestarët/et.
  • Krahasimi i rezultateve/përkthimeve.
  • A mund të formulojmë tashmë një formë të rregullave për dallimet ndërmjet dialektit /gjuhës standarde? Këto shënohen në tabelë.

Thellimi 1:

  • Mësuesi/-ja tregon një tekst në gjuhën standarde. Nxitje: «Le të përpiqemi të përkthejmë këtë tekst në dialektin tonë (ndoshta në disa prej dialekteve tona)!» Nxënësit më të përparuar e bëjnë këtë me shkrim (vetëm ose në çift); mësuesi/-ja i ndihmon fillestarët/et.
  • Krahasimi i rezultateve/përkthimeve.

Thellimi 2:

  • Mësuesi/-ja shpërndan fletët me tekste në dialekt. Detyra: Të ‚përkthehen‘ në gjuhën standarde (në grupe dyshe).
  • Secili ekip paraqet rezultatet e tij, këto rezultate komentohen nga nxënësit e tjerë.

Thellimi 3 (ndoshta edhe si detyrë shtëpie, tek e cila prindërit mund të ndihmojnë):

  • Mësuesi/-ja shpërndan fletët me tekste në gjuhën standarde. Detyra: ‚përktheni‘ në dialektin tuaj (në grupe dyshe).
  • Secili ekip prezanton (ndoshta vetëm në javën e ardhshme) rezultatet e tij, këto komentohen nga nxënësit e tjerë.

Përfundimi:

  • Diskutim në klasë: «Cilat janë dallimet kryesore që i kemi zbuluar mes gjuhës standarde dhe dialektit (tingujt, leksiku, format, etj.)?» Të shënohet në dërrasën e zezë në formë të tabelës (standard/dialekt); të dokumentohen nga nxënësit në fletoren e gjuhës. (Nxënësit e përparuar do të bëjnë një thellim në mësimin 3.2, shih më poshtë).

Tabela e pëmbajtjes