Shënim paraprak, detyra e mëparshme:
Ky mësim është veçanërisht i përshtatshëm për klasat me nxënës më të përparuar dhe me një varg varietetesh të ndryshme dialektore. Nxënësit marrin për këtë sekuencë këtë detyrë: 1.) të informohen nga të afërmit e tyre ose në internet (ku ka shumë vjegëza për dialektet) në lidhje me dialektin e tyre të prejardhjes dhe 2.) ta përpunojnë këtë informacion për një prezantim të shkurtër; nëse është e mundur me shembuj konkret të incizuar. Ju do të merrni listën e mëposhtme me pikat të cilat prezantimi juaj duhet t‘i përfshijë:
- Ku flitet ky dialekt?
- Çfarë është karakteristike/tipike për këtë dialekt sa i përket shqiptimit (fonologjisë), çfarë për leksikun (veçoritë leksikore), çfarë për krijimin e formës dhe të konstrukteve të veçanta (morfologjinë, sintaksën)?
- Cilat janë dallimet kryesore të këtij dialekti/të kësaj së folmeje dialektore në raport me gjuhën standarde?
Rrjedha:
- Nxënësit të cilët e kanë përpunuar këtë detyrë, ia paraqesin klasës dialektin e tyre në mënyrë sa më të detajuar. Prezantimi u referohet pikave të përcaktuara të mësipërme. Të dëshirueshëm janë shembuj me incizime autentike.
- Pas çdo prezantimi bëhet një diskutim, nëse është e mundur duke bërë krahasime me dialekte të tjera.