- Mësuesi/-ja bën një hyrje në temë:
«Nëse ne në të ashtuquajturat media të reja apo media sociale komunikojmë nëpërmjet të – SMS, e-mail, chats, whatsApp, facebook ose twitter – shpesh nuk u përmbahemi rreptësisht normave që zbatohen për gjuhën e shkruar standarde. Ne përdorim emocione (figurina etj.), fjalët e dialektit, shkurtesat dhe fjalë nga gjuhët e tjera.»
- Nxitja 1 për diskutimin
- Mendohuni dhe shënoni në grupe dyshe shembuj të këtij përdorimi të veçantë, ashtu siç e keni përdorur ju tashmë!
- Prezantimi, diskutimi.
- Nxitja 2:
- Shkruani një SMS një shoqeje/një shoku në lidhje me një temë që keni zgjedhur. Përdorni aty të gjitha emocionet (figurinat etj.), fjalë në dialekt, shkurtesa dhe fjalë nga gjuhë të tjera që ju normalisht do t‘i përdornit! Shkruani SMS në një fletë A3 kështu që ju pastaj mund t‘ia tregoni atë klasës. Markoni/nënvizoni çdo gjë që devijon nga gjuha e shkruar ‚normale‘ dhe shpjegojani atë shokëve/shoqeve të klasës!
- Prezantimi, diskutimi.