Interneti është një burim i mirë për informacionet, para së gjithash, nëse mund t‘i përdorësh në dy gjuhë. Në mënyrën më të thjeshtë mund të veprosh kështu:

  • Zgjidhe një makinë të mirë kërkuese, p.sh. Google (jepe «www.google.com»).
  • Jepe një fjalë sa më të saktë përmbledhëse (më mirë: dy ose më shumë fjalë përmbledhëse) për temën tënde (p.sh. «luani, fabula» nëse kërkon fabula me luanë), ose «Kosova, fotografi nga Prishtina» ose «Shqipëria, bujqësia»).
  • Ti merr shpesh një përzgjedhje të madhe të ueb-faqeve. Shiko, së pari, mos është një nga Wikipedia. Wikipedia është një leksikon i mirë interneti, që gjendet në shumë gjuhë. (Ti mund të shënosh edhe www.wikipedia.org dhe pastaj në rubrikën kërkuese të shënosh fjalën tënde përmbledhëse).
  • Kërko patjetër edhe në ueb-faqet në gjuhën tënde amtare ose shënoje në Google një nocion kërkues në gjuhën tënde. Me rëndësi: Ti duhet t‘i shkruash saktë nocionet kërkuese. Nëse nuk je i sigurtë, ndoshta mund të ndihmojë një makinë përkthyese. E mirë është p.sh. Google-Translator (https//translate.google.de/).
  • Në shumë gjuhë ka faqe të veçanta për fëmijë dhe të rinj (në gjerma- nisht p.sh. www.blinde-kuh.de). Hulumto nëse ka diçka të tillë edhe në gjuhën tënde!
  • Në shumë informacione mund edhe të humbësh; ky është një rrezik. Mendohu mirë se cilat faqe (tekste, fotografi, audia-file) të ndihmojnë ty për qëllimin tënd. Shtypi vetëm ato.
  • Në internet bëhen edhe shumë keqpërdorime. Ki kujdes në këto pika: mos ia jep askujt emrin tënd, adresën tënde apo e-mailin tënd. Mos lejo të hysh në marrëveshje për takime. Mos porosit asgjë, pa miratimin e prindërve. Mos kliko në ato faqe që të duken pak të çuditshme. Në raste të veçanta kërko ndihmën e prindërve tu ose të mësuesit/es.


Këshilla

Mos harro që, përpos internetit, ka edhe burime të tjera të rëndësishme. Në këtë kuadër hyjnë, para së gjithash, këto:

  • Bibliotekat (këtu gjen libra shkencorë, libra reference, revista etj.).
  • Biseda me ekspertë/e në rrethin tënd (prindërit, të njohurit, personat profesionalë …).
  • Anketa «elektronike» me ekspertët/et (me e-mail, telefon, skype, SMS …)


Tabela e pëmbajtjes