Rekomandimet për përdorim


M14

M14 (Një referat të përgatitet dhe të paraqitet) logjikisht do të jepet dhe trajtohet nëse nxënësit/et e MGJP duhet të paraqesin vetë referate (qoftë për një temë që lidhet me vendin e origjinës ose për një aspekt të të jetuarit në vendin e ri). Paralelisht me përgatitjen e referateve do të diskutohen dhe shpjegohen pikat veç e veç të M14 gjatë 2–4 javëve. Objektivi duhet të jetë që, nxënësit/et njohuritë dhe përvojat që i fitojnë këtu, domosdoshmërisht t‘i kenë në shfrytëzim edhe për referate të tjera si në MGJP, ashtu edhe në mësimin e rregullt. Në këtë kuptim, janë shumë të dobishme biseda «metodike» të hollësishme para, gjatë dhe pas referateve. Natyrisht, në këto biseda duhet të bisedohet, gjithashtu, për përvojat dhe strategjitë, të cilat tashmë i kanë nxënësit/et nga mësimi i rregullt.


M15

M15 (Të përgatitesh për një provim: këshilla dhe teknika) gjithashtu më së miri prezantohet dhe shpjegohet si shembull në kontekst të një provimi të madh. Ky mund, për shembull, të jetë një test për temën faktike të trajtuar së fundmi (diçka nga historia e vendit të prejardhjes, një krahasim i strukturave familjare apo politikës në vendin e origjinës dhe në vendin e emigracionit, etj.) Nxënësve/eve duhet t‘u bëhet e qartë se kjo nuk ka të bëjë me stresin dhe trysninë për notën, por që ata duhet të mësojnë në MGJP se si të përgatiten për provime të mëdha – nga e cila do të përfitojnë edhe në mësimin e rregullt. Këtu duhet patjetër të jepen referenca për materiale të tjera të kësaj fushe, kështu për shembull, për teknikat e rëndësishme të të mësuarit, të cilat janë të përshkruara në M1–4.

M14. Përgatitja dhe mbajtja e një referati

14.1 Zgjedhja e temës Në qoftë se ti mund të zgjedhësh temën vetë, atëherë mendohu saktësisht … … Çfarë teme ose cili aspekt/cila pikëpamje të intereson? … Ku ke tashmë njohuri paraprake mbi të cilat mund të shkruash? … Për …

Lexoni më shumë

M15. Të përgatitesh për një provim: këshilla dhe teknika

15.1 Para provimit Përgatitja për një provim apo një test, nuk është edhe aq e vështirë – ti vetëm duhet ta dish se si. Shumë këshilla dhe teknika i ke mësuar tashmë. Këtu ne po i përmbledhim gjërat …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes