Ndër recetat e suksesit të nxënës/e/ve të suksesshëm llogaritet që ata nuk bëjnë punë të ngatërruar e shkel e shko, por së pari e planifikojnë punën e tyre. Bëje këtë edhe ti dhe mësohu me këtë shprehi! Planifikimi mund dhe duhet bërë në rrafshe të ndryshme:


Planifikimi mujor

Në qoftë se që tani e di që pas tri javësh duhet ta mbash një referat apo e ke një provim të rëndësishëm të matematikës, është krejt me mend që kohën e deriatëhershme ta planifikosh. Kësisoj e ke në mendje punën, dhe qëllimin tënd e arrin më i sigurt.


Planifikimi javor

Në fletën e planit javor, bëj një fushë/kolonë për secilën ditë. Shëno aty se ç’detyra ke për secilën ditë dhe kur duhet ta përgatitësh provimin apo detyrën e caktuar. Plani javor të ofron një mbivështrim të mirë dhe të ndihmon në ndarjen e punës.


Planifikimi ditor

Përmes planit ditor mund të planifikosh çdo ditë se çka duhet të bësh në orën e detyrave dhe me çfarë renditje dëshiron t’i kryesh punët.


Këshillë
Mbaje në shkollë një libërth detyrash, ku shënon saktësisht se çka duhet të kryesh për cilën ditë! Këtë mund ta bësh natyrisht edhe në një agjendë. Bëje këtë plotësisht saktë, sepse ajo është baza më e rëndësishme e planifikimit tënd të punës.

 

Këshillë
Punoje çdo javë në një fletë A4 një plan javor. Shëno çdo ditë se çka ke për të punuar (detyrat, përgatitja e provimeve etj.). Nëse nuk ke detyra të tjera, mund të angazhohesh edhe në përsëritjen apo në ushtrimin e diçkaje nga shkolla!


Ushtrimi 6

Për t‘u njohur me planin mujor dhe javor, bëj

  1. një planifikim mujor, në të cilin i shënon të gjitha terminet, provimet etj., të cilat i di që tashmë. Shëno edhe orët e muzikës, trajnimet futbolli etj. Mirëpo mos harro që detyrat t‘i kryesh para atyre aktiviteteve!
  2. Bëji për javën aktuale dhe për javën e ardhshme nga një plan javor (një tabelë me gjashtë fusha: e hënë deri e premte dhe një fushë për vikendin). Të gjitha detyrat etj., që i di, shënoji aty.


Tabela e pëmbajtjes