Se si mund të orientohemi mirë në librat sipas renditjes alfabetike (leksikon, fjalorë etj.), tregon teknika mësimore M5 «Të gjesh diçka
shpejt në fjalor ose në leksikon». Megjithatë, mjaft libra nuk janë të renditur sipas alfabetit. Këtu mund të marrësh këshilla se si mund të
orientohesh në ta.


6.1
Të shikosh me kujdes pasqyrën e përmbajtjes

Kjo vlen posaçërisht për librat shkencorë-faktikë. Tek pasqyra e përmbajtjes njeriu mund të kërkojë me qëllim të caktuar për të gjetur atë që do të dijë. Pasi ta kemi gjetur, është e nevojshme për ta lexuar vetëm kreun përkatës dhe jo tërë librin!


6.2
Shiko nëse libri ka në fund një regjistër

Shumë libra faktikë kanë në fund një regjistër të fjalëve kryesore, të renditura sipas alfabetit. Aty i gjen pa vështirësi vendet dhe faqet për temën që të intereson. Shiko qysh në fillim nëse libri ka një regjistër të tillë. Më këtë kursen shumë kohë.


6.3
Të lexosh tekstin në kopertinën e pasme

Te shumica e librave, në kopertinën e pasme, qëndron treguesi a pasqyra se për çfarë bëhet fjalë në libër. Nëpërmjet kësaj mund të fitosh një vështrim të përgjithshëm për librin, pa pasur nevojë për të lexuar shumë. Kjo është shumë praktike.


6.4
Të lexosh tekstin në kopertinën e brend- shme/ose përshkrimin e shkurtër në faqen e parë apo të dytë të brendshme

Te shumica e librave, në ballinën e brendshme ose në faqen e parë apo të dytë, gjendet një përmbledhje e shkurtër e përmbajtes. Shpesh aty gjenden edhe të dhënat për autorin/autoren.

Lexoji këto tekste patjetër. Me këtë fiton një pasqyrë të qartë, pa shumë mund.


6.5
Të lexosh hyrjen ose parathënien

Shumë libra kanë një parathënie ose një hyrje, ku është e përmbledhur shkurt, se çfarë ndodh në atë libër. Nëse një libër ka një parafjalë apo një hyrje e vlen gjithsesi që ato faqe të shikohen shkurtimisht. Ato të japin një vështrim të mirë, ashtu që të mund të vendosësh se a do ta lexosh vërtet këtë libër.


Dhe edhe një këshillë:

Sa më shumë që të merresh me libra, aq më shpejt i përmbledh ata.
Pra, shko sa më shpesh në bibliotekë dhe huazo libra!


Tabela e pëmbajtjes