1. Shikoni dhe njëherë qëllimet e MGJP-së në nëntitullin 2 të kapitullit 1 A. Mendojeni në fillim vetë, më pas në një grup të vogël se për cilat nga që- llimet keni pyetje ose paqartësi. I diskutoni këto pika.

  1. Shikoni përsëri qëllimet e MGJP-së në nëntitullin 2 të kapitullit 1 A. Mendoni dhe diskutoni se cilat nga këto qëllime janë më të rëndësishmet për ju dhe çfarë ju ndihmon në përmbushjen e këtyre qëllimeve.

  1. Kthehemi dhe njëherë tek qëllimet: Mendoni dhe diskutoni ku dhe si ju kanë ndihmuar qëllimi «Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shoqërinë e vendeve të emigrimit» dhe «Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shkollat e vendeve të emigrimit», si dhe çfarë do të mund të bënit ju për t’i përmbushur më mirë këto qëllime.

  1. Lexoni dhe njëherë nëntitullin 4: Integrimi në sistemin shkollor. Si ju duket gjendja e MGJP-së suaj? Cilat janë dëshirat ose vizionet tuaja dhe çfarë do të mund të ndërmerrnit (vetëm ose me të tjerë) me qëllim përmbushjen e tyre?

  1. Në nëntitullin 6 përshkruhen dimensione të heterogjenitetit të nxënësve. Mendoni dhe diskutoni rreth përvojave tuaja. Tregoni se çfarë keni ndërmarrë, për përmbushjen me sukses të problematikave të lidhura me to.

  1. Lexoni raportimet në pjesën B të kapitullit 2 (eventualisht dhe të kapitullit 3). Cilat prej përvojave të përshkruara keni kaluar dhe ju gjatë viteve të para si mësues të MGJP-së? Cila ju përafrohet?

  1. Kujtoni 1–2 vitet e fundit të punës suaj si mësues të MGJP-së: Cilat kanë qenë situatat ose momentet më të bukura? Shkëmbeni përvojat dhe motivoni njëri-tjetrin.

 


Tabela e pëmbajtjes