- Në kapitullin 2 A.6 përshkruhet me të drejtë përfshirja e mësuesve të MGJP-së në vendin e emigrimit, si një sfidë e rëndësishme (largimi nga vendlindja, gjetja e strehimit, orientimi dhe përshtatja në shoqëri dhe shkollë në vendin e emigrimit etj.). Ju lutem, shkëmbeni mendimet dyshe apo treshe në lidhje me kujtime të tilla dhe bëni një listë me pikat kryesore, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë kolegëve të rinj.
- Ju lutem mendohuni dhe diskutoni, se cilat kanë qenë ose do të ishin, sipas jush, sfidat më të rëndësishme në fazat e ndryshme të jetës profesionale (gjatë fillesave të punës, pas disa vitesh, sot).
- Në kapitullin 2 A.10 është folur për konceptet specifike të vendeve në lidhje me drejtimin e klasës, angazhimin e nxënësve, sjelljen dhe disiplinën e tyre. A keni pasur përvoja të tilla? Çfarë bëni në të tilla raste, nëse fëmijët në vendin e emigrimit sillen tërësisht ndryshe nga fëmijët në vendin e prejardhjes?
- Në këtë kapitull por edhe në tjetrin, vihet më shu- më në dukje se sa të rëndësishme dhe të dobish- me mund të jenë bisedat me mësuesit e mësimit të rregullt si dhe vizitat në këto shkolla. Ju lutem diskutoni me kolegët e MGJP-së, se çfarë përvojash kanë pasur ata në lidhje me këtë, si mund të vihen në përdorim aspektet pozitive dhe se si mund të shmangen anët negative të këtyre përvojave. Formuloni dhe realizoni së paku një projekt konkret të vogël në lidhje me këtë, të cilin mund ta vini në përdorim në javët në vazhdim.
- Mendoni dyshe ose treshe me njëri-tjetrin, se çfarë doni të mësoni nga një mësimdhënës i mësimit të rregullt (ose nga një përfaqësues tjetër i sistemit shkollor vendor), ose se çfarë doni të shikoni dhe të vizitoni gjatë vizitës në një shkollë. Përpiloni një lloj udhëzuesi në formë interviste dhe planifikoni një takim konkret e specifik.
- Në kapitullin 2 A.5 përshkruhen disa nga shanset dhe përfitimet e MGJP-së. Lexoni dhe plotësoni këtë listë. Mendoni, se si ju gjatë një referimi të shkurtër, të mund t’u parashtroni p.sh. prindërve apo kolegëve skeptikë të vendit të prejardhjes, përfitimet që ofron mësimi i gjuhës së prejardhjes.
- Në kapitullin 2 A.8 flitet për detyrat e shtëpisë dhe rëndësinë e detyrave stimuluese dhe motivuese. Ju lutem diskutoni se si procedoni ju personalisht me detyrat e shtëpisë. Më pas tregoni së paku dy tipe konkrete dhe tërheqëse detyrash dhe i përdorni këto në tri javët e tjera në vazhdim.
- Ju lutem lexoni përsëri rrëfimet e mësuesve në kapitullin 2 B ose tri jetëshkrimet e nxënësve të MGJP-së. Shkëmbeni mendime në grupe të vogla, se çfarë ju ka prekur e pëlqyer veçanërisht dhe pse.