- Në kapitullin 9 A.1 do të shtjellohen shtatë pika orientimi ose faktorë përcaktues, të cilat marrin pjesë në përzgjedhjen e temave dhe përmbajtjeve. Ju lutem, mendoni dhe diskutoni se cilat nga këto pika janë për ju veçanërisht të rëndësishme dhe si i merrni në konsideratë ato gjatë përzgjedhjes së temave.
- A ka pika orientimi, të cilat për ju janë të rëndësishme, por që mungojnë në listën e kapitullit 9 A.1? Cilat pika do të dëshironit të përfshinit më shumë në mësimdhënien tuaj, ku mund ta përmirësoni në këtë drejtim planifikimin e mësimit tuaj?
- Në kapitullin 9 A.3 përmendet që detyrat e orientuara ndaj transferimeve (kryesisht krahasime gjuhësore dhe kulturore) mund të kenë një ndikim pozitiv për zhvillimin në shkollë të fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje emigrimi. Ju lutem, mendoni dhe diskutoni përse kjo është pikërisht kështu dhe çfarë përvojash dhe potencialesh mund të sjellin nxënësit tuaj.
- Cilat elemente të orientimit ndaj transferimit (p.sh. veprimtari që nxisin mësimnxënien për krahasime gjuhësore dhe kulturore) përmban mësimi juaj në MGJP? Çfarë mund të bëni ju për të integruar më shumë dhe më mirë këtë perspektivë produktive (e cila qëndron gjithashtu në një lidhje të ngushtë me tërësinë e përvojave dhe me potencialet dy- gjuhësore dhe dykulturore të nxënësve tuaj)? Bisedoni mundësisht për veprimtari konkrete që nxisin mësimnxënien?
- Në pjesën «Kompetenca ndërkulturore» në kapitullin 9 A.3 thuhet se në të gjitha kolektivat kompleksë dhe/ose në të gjitha kulturat ekziston jo vetëm shumëllojshmëria, por gjithashtu edhe diversiteti, heterogjeniteti, divergjencat dhe kundërshtimet. Cilat pika ju vinë në mendje nga kultura juaj në lidhje me këtë? Cilat nga këto pika mund të përdorni si temë me nxënësit tuaj dhe si do të ishte kjo sekuencë e veçantë mësimore? Sillni mundësisht disa mendime konkrete për planifikimin e kësaj.
- Në MGJP ekziston pjesërisht rreziku se kultura e një personi mund të paraqitet nëpërmjet mjeteve mësimore dhe mësimdhënies në një mënyrë të idealizuar, thjeshtëzuar dhe në këtë mënyrë e largët me realitetin. A është ky rrezik edhe për MGJP-në e kulturës së prejardhjes suaj? Çfarë mund të bëni ju që në vend të këtyre klisheve dhe thjeshtëzimeve, t’i udhëhiqni nxënësit tuaj drejt një këndvështrimi të diferencuar?
- Ju lutem hidhini edhe njëherë një sy shembujve të planifikimit në kapitullin 9 B. Mendoni dhe diskutoni se cilat nga shembujt ju pëlqejnë në veçanti dhe pse. Jepni gjithashtu shembujt që ju pëlqejnë më pak dhe pse.