Anja Giudici
1. Hyrje
Përkrahja e gjuhëve gëzon një prioritet tejet të rëndësishëm në shkallë politike mbarevropiane. Për një kohë të gjatë një qëllim i deklaruar ka qenë këtu kryesisht mësimi i gjuhës së përdorur në shkollë dhe i një gjuhe tjetër të huaj evropiane.
Me forcimin e emigrimit ndërkombëtar, integrimit evropian dhe vëmendjes në rritje mbi gjuhët minoritare dhe rajonale, që prej vitit 1990 në fokusin politik u kthyen fuqishëm edhe gjuhët e prejardhjes të fëmijëve që mësojnë në shkollat e Evropës.
Edhe pse Këshilli i Evropës në «Recommendation 814 on modern languages in Europe» tregoi për rëndësinë e MGJP-së, këto rekomandime të para mbetën megji- thatë shumë të paqarta. Përveç kësaj shpesh herë nuk u bë dallimi ose u bë vetëm një dallim i vogël ndërmjet gjuhëve rajonale të minoriteteve kombëtare me gjuhët e emigrimit (shih p.sh. «White Paper on education and training» të Komisionit Evropian të vitit 1995 ose Rezolutën e 12 të UNESCO-s të vitit 1999).
Kjo ka ndryshuar. Në rekomandimet më të fundit të vitit 2006 «Recommendation 1740, The place of mother tongue in school education» Këshilli i Evropës bën diferencimin ndërmjet modeleve «të fuqishme» dhe «të dobëta» të formimit dygjuhësor në lidhje me MGJP-në. Si «të fuqishme» cilësohen ato sisteme të formimit, qëllimi i të cilave është zhvillimi i nxënësve që flasin në gjuhë të huaj, në individë që zotërojnë në shkrim dhe në lexim dy ose më shumë gjuhë. Nga ana tjetër si «të dobëta» do të cilësohen modelet, në të cilat MGJP-ja është vetëm një mjet për një përkrahje më efektive të gjuhës që përdoret në shkollë. Këshilli i Evropës rekomandon shtetet anëtare që të promovojnë modele të «fuqishme» dygjuhësore, pasi ato do të sillnin dobi për të gjithë shoqërinë. Përveç kësaj Këshilli i Evropës mbështet edhe përpjekjet pedagogjike në këtë fushë, për shembull nëpërmjet platformës REPA-CARAP (carap.eclm.at; të gjitha Webseite-et janë hapur për herë të fundit më 17 nëntor 2014).
Megjithatë këto rekomandime interpretohen ndryshe në shtetet evropiane. Qëllimi i këtij kapitulli është sistemimi i zbatimeve dhe realizimeve të ndryshme dhe identifikimi i avantazheve dhe disavantazheve.
Njohja e sistemit në të cilën bën pjesë MGJP-ja në vendin tuaj bën të mundur një orientim më të mirë, njohjen e të drejtave vetjake dhe shfrytëzimin e mundësive që vijnë prej tyre. Përveç kësaj përvojat dhe rezultatet e shteteve të tjera mund të shërbejnë si bazë informacioni për punën në zhvillimin e mëtejshëm të MGJP-së në vendin tuaj.
Informacionet e paraqitura këtu vijnë kryesisht nga këto tri burime: a) nga dokumentat e Eurydice-s, të cilat janë përpiluar në kuadër të punës së Komisionit të Evropës, b) nga raporti «Language Rich Europe» (Extra dhe Kulay) i hartuar në emër të Këshillit të Evropës dhe c) nga baza e të dhënave të GJKV-së (Gjuha dhe kultura e vendlindjes) të Konferencës Zvicerane të Drejtorëve Kantonalë të Arsimit (EDK) (http://www.edk.ch/dyn/18777.php) dhe nga raporti i mësimdhënies të GJKV-së, shembujt e një praktike të mirë që vjen nga Zvicra (Giudici dhe Bühlmann, 2014). Këto materiale janë të përshtatshme si bazë për hulumtime të thella, kryesisht nëse ato përmbajnë një shumicë burimesh dhe referimesh.
2. Historia dhe përhapja e MGJP-së
(shih gjithashtu kapitullin 1 A.7)
Sot ka të ngjarë që MGJP-ja në një lloj forme të ndodh në shumicën e vendeve evropiane. 2/3 e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar ndërkohë rekomandime në këtë fushë (Eurydice, 2009, 22). Megjithatë kryesisht MGJP-ja mbahet nga ana financiare dhe organizative plotësisht nga komunitetet e emigrantëve. Mbështetja e qeverisë është e kufizuar në shumë vende. Traditën më të madhe MGJP-ja e ka në rajonet klasike të emigrimit. Franca, Gjermania, Suedia ose kantonet më të urbanizuara të Zvicrës e njohin MGJP-në që prej valëve të para të mëdha të emigrimit si një ofertë shtesë e shkollës së rregullt, e vendosur kjo nëpërmjet marrëveshjeve formale me
shtetet e prejardhjes më të rëndësishme të asaj kohe. Por oferta të tilla ka pasur pjesërisht që në vitet 1930. Megjithatë qëllimi i mëparshëm i MGJP-së nuk ishte së pari përkrahja e kompetencave gjuhësore të fëmijëve të emigruar, por ruajtja e marrëdhënieve me vendin e tyre të prejardhjes me qëllim që pas kthimit atje të mund të krijohej integrimi në shkollë. Kjo traditë vazhdon të luaj ende një rol për sa kohë që në disa vende mbështetjet shtetërore janë të kufizuara në to dhe grupe tradicionale të emigrimit. Më rritjen e emigrimit ndërkombëtar dhe integrimit evropian edhe shtete të tjera nisën ta njihnin MGJP-në dhe pjesërisht ta mbështesnin atë. Veçanërisht në shtetet e reja të Bashkimit Evropian, njohja e minoriteteve kombëtare të tanishme solli krijimin në shkallë të gjerë të programeve për përkrahjen e gjuhëve të tyre të para, nga të cilat mund të përfitonin edhe komunitetet e emigrantëve. Shkalla dhe lloji i mbështetjes shtetërore për MGJP-në do të ndikohen nga faktorë të ndryshëm. Fakti që MGJP-ja është para së gjithash e përhapur në shtetet dhe qytetet tradicionale të emigrimit dhe atje jepet edhe një mbështetje më e madhe shtetërore, tregon që prania e grupeve më të mëdha që flasin në gjuhë të huaj mund të nxisë përpjekjet shtetërore në këtë fushë. Megjithatë nuk mund të provohet një lidhje direkte me këtë të dhënë (Eurydice, 2009, 31). Faktorë të tjerë ndikues si objektivat politikë të një komuniteti, struktura dhe veçanërisht centralizimi i sistemit shkollor, luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë çështje.
3. Modele të MGJP-së në Evropë
Është e vështirë të kategorizosh shtete të veçanta nga marrëdhënia që kanë me MGJP-në dhe trajtimin e saj.
Në shtetet e organizuara në mënyrë të decentralizuar, veçanërisht si Britania e madhe, Gjermania, Spanja dhe Zvicra, mund të ekzistojnë modele të ndryshme në varësi të rajonit. Por gjithashtu edhe në disa shtete të organizuara në mënyrë të centralizuar, si p.sh. Suedia, bashkësitë e veçanta shkollore (bashkësia e mësimdhënësve, e nxënësve, po ashtu edhe prindërit e një shkolle) zotërojnë kompetenca në lidhje me këtë. Në shumë vende, pjesërisht me mbështetjen e shtetit, qytete të veçanta kanë sjellë në jetë projektet e veta bashkëpunuese ndërmjet MGJP-së dhe shkollës së rregullt, siç mund të përmendim në Spanjë dhe në Zvicër. Për këto arsye edhe shembujt e shtjelluar më poshtë janë klasifikuar në nivele të ndryshme (shtet, kanton, rajon, land, qytet, bashkësi shkollore). Një kategorizim plotësisht i qartë pengohet për më tepër edhe nga fakti se dallimi ndërmjet mësimit të gjuhës për minoritete kombëtare dhe MGJP-së për komunitetet e emigrimit është ngaherë i vështirë. Ndonjëherë ofertat që janë krijuar për minoritete kombëtare mund të merren parasysh edhe nga emigrantë ose fëmijë me prejardhje emigrimi. Nuk përjashtohen raste kombinimi. Kompleksiteti dhe shtresat e shumta në këtë fushë janë arsyeja pse nuk mund të ndërtohen kategori të ndara me thikë nga njëra-tjetra, të cilat mund t’i caktojmë qartazi në vende të veçanta të Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh këtë fakt ne propozojmë një sistematizim të tillë sipas të cilit modelet ekzistuese do të mund të ndahen nga dy kritere dalluese. Nga njëra anë në lidhje me ruajtjen e MGJP-së si lëndë e pavarur (kundrejt integrimit të përmbajtjeve të saj ose gjuhëve të prejardhjes në zhvillimin e mësimit të rregullt). Nga ana tjetër në lidhje me shkallën e mbështetjes që ofron shteti për MGJP-në, duke bërë dallimin ndërmjet mungesës së mbështetjes shtetërore, mbështetjes së pjesshme dhe mbështetjes së fuqishme nga ana e tij. Për çdo model të paraqitur do të prezantohen një ose shumë portrete të rajoneve dhe vendeve përkatëse, tek të cilat në varësi të organizimeve të sistemeve të tanishme do të vihen në fokus karakteristika të tjera. Krahasime alternative sistematike me anë të kritereve të paracaktuara gjenden në dokumentat dhe raportet e mësipërme.
3.1 Mbështetja e MGJP-së si ofertë mësimore më vete
Në shumicën e shteteve MGJP-ja ekziston si lëndë apo ofertë mësimore më vete, ku mund të gjendet e gër- shetuar pak a shumë me shkollën e rregullt. Ne paraqesim disa modele, të grupuara sipas nivelit të mbështetjes së dhënë nga ana e vendeve të emigrimit.
a) Aspak ose pak mbështetje
Në shumë vende evropiane të emigrimit, MGJP-ja nuk mbështetet në mënyrë aktive nga instancat shtetërore, ndërkaq organizimi dhe financimi i saj u lihet nismave të bashkësive vendore ose vendeve të prejardhjes.
Këto situata krijohen mbi të gjitha tek vendet me emigrim të vogël ose më së tepërmi të vonshëm. Diku tjetër u hoq dorë nga një mbështetje e tillë në mënyrë të ndërgjegjshme siç tregon edhe shembulli.
- MGJP-ja në Holandë
Holanda u rreshtua në vitet 1970 në politikën e vendeve të mëdha të emigrimit: Nga 1974 e pas MGJP-ja u mbështet dhe u përkrah shtetërisht (Benedictus van den Berg, in Extra und Kutlay, 2012, 164). Asokohe MGJP-ja u ushtrua si ofertë mësimore më vete në kuadër të shkollës së rregullt dhe personeli mësimor u pagua nga shteti. Megjithatë në vitin 2003/2004 oferta nuk u zbatua më nga shkollat fillore, gjë që solli me vete shkarkimin e 1400 personave nga stafi mësimor. Qeveria e arsyetoi vendimin e saj me atë se mësimi i gjuhës vendase dhe i asaj shkollore do ishte synimi parësor i politikës integruese holandeze. Mbështetja shtetërore e MGJP-së pengoi arritjen e atij qëllimi (Extra und Yagmur, 2006, 55). Komunitetet lokale (veçanërisht popullata turqishtfolëse) janë përpjekur qysh atëherë ta mbajnë të mëkëmbur këtë ofertë. Ata organizojnë MGJP-në në shkollat fillore, në shkollat SEKONDARE (nga klasa e 5-të deri te e 8-a) mund të bëhen përzgjedhje më vete midis një shumëllojshmërie të madhe gjuhësh të huaja, midis të cilave edhe gjuhët e emigrimit si arabishtja, spanjishtja, turqishtja, rusishtja etj dhe të përpiqen nëpërmjet rrugëve ligjore të ripërftojnë mbështetjen shtetërore. Gjermë tani pa sukses: Gjykatat ndërkombëtare mbajnë qëndrimin se vendimi i shtetit holandez nuk bie ndesh me sugjerimet evropiane dhe se (mos)mbështetja e MGJP-së do të ishte çështje vetjake e secilit shtet (krahaso: www.aa.com.tr/en/world/251542—turks in- netherlands-struggle-for-education-in-mother-ton- gue).
Vende të tjera tek të cilat nuk ekziston asnjë mbështetje shtetërore për MGJP-në janë Italia, Portugalia, Uellsi apo Hungaria (shih Extra und Kutlay, 2012).
b) Mbështetje e pjesshme
Një model i mëtejshëm është lënia e përgjegjësisë së MGJP-së mbi mbartësit vendor, por duke i mbështetur ata shtetërisht në sfera të caktuara. Niveli i mbështetjes mund të ndryshojë fuqimisht e të shkojë nga mbështetja formale e MGJP-së nëpërmjet ndihmë- dhënies organizative (vënia në dispozicion e hapësirave etj) gjer tek financimi i projekteve të veçanta shkollore ose ofertave vendore të MGJP-së.
- MGJP-ja në Zvicër
Në Zvicrën e organizuar federalisht, përgjegjëse për sistemin arsimor e kësisoj edhe për mbështetjen e MGJP-së janë kryesisht kantonet.
Sidoqoftë një sërë kantonesh janë detyruar që prej 2007, përmes artikullit 4.4 të të ashtuquajturit Harmo S Konkordats, të mbështesin MGJP-në nëpërmjet masave organizative. Ky detyrim zbatohet në praktikë në mënyra të ndryshme.
Në kantone të caktuara, shkollat detyrohen joformalisht t‘u vënë në dispozicion mbartësve të MGJP-së hapësira të lira dhe infrastrukturë. Në kantonet me të urbanizuara Cyrih ose Bazel nga ana tjetër janë zhvi- lluar metoda mbështetjeje dhe koordinimi. Mbartësit, të cilët detyrohen të plotësojnë kërkesa të caktuara, midis të tjerash, të ofruarit e një mësimdhënieje pa ndikime politike dhe fetare ose të përmbajturit në planet mësimore të miratuara, njihen zyrtarisht dhe mbështeten në mënyrë aktive nga administratat në organizimin e MGJP-së. Administratat e kantoneve koordinojnë p.sh. regjistrimin e nxënësve, sigurojnë shpërndarjen e ambienteve mësimore dhe rrjedhjen e informacionit midis shkollës dhe MGJP-së, organizojnë oferta për zhvillim të mëtejshëm për personelin mësimor dhe kujdesen që rezultatet e arritura në MGJP të përfshihen në dëftesën zyrtare shkollore të fëmijëve (Giudici dhe Buehlman, 2014).
- MGJP-ja në Estoni
Estonia ka qenë deri më 1991 pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe është kësisoj një shtet krahasimisht i ri me një minoritet rusishtfolës relativisht të gjerë. Në 2003, në Estoni u lëshuan garanci zyrtare për mësimin e gjuhëve minoritare, ndërkaq në 2004 këto garanci u zgjeruan më tej duke përfshirë edhe personat me prejardhje emigrimi (shih Newly Arrived Children in the Estonian Education System. Education policy principles and organisation of education, vecanërisht pika 2.3).
Nëse të paktën 10 nxënës e kërkojnë, shkollat janë të detyruara t‘u ofrojnë atyre mundësinë në përputhje me kornizat ligjore, për të ndjekur mësimdhënien në gjuhën e tyre të prejardhjes.
Kostot e krijuara në paga dhe materiale i ngarkohen shtetit estonez dhe mësimdhënia kryhet përgjatë periudhës së rregullt shkollore. Përgjegjësia për MGJP-në si edhe për trajtën i bie përsipër personelit përkatës mësimor, që përgjatë vlerësimit duhet të ndjekë një rregullore të përcaktuar e të miratuar. Nxënësve, përdorues të gjuhëve të huaja, u lejohet që prej 2006 të zgjedhin gjuhën e tyre të parë si gjuhë të tretë të huaj me detyrim. Kjo ofertë është shfrytëzuar pak deri më tani (Eurydice, 2009, 25f.).
c) Organizimi i MGJP-së prej vendit të emigrimit
Numri i vendeve të emigrimit që kujdesen gjithan- shmërisht në financimin, organizimin dhe zbatimin e MGJP-së, është i kufizuar. Sidoqoftë, vende të caktuara e kanë bërë këtë hap, sipas të cilit, MGJP-ja ofrohet në këtë lloj forme para së gjithash në shkollën fillore, ndërkaq në shkollën sekondare gjuha e thelluar gjatë MGJP-së mund të përzgjidhet lehtësisht si gjuhë e huaj.
- MGJP-ja në Austri
Në 1992 MGJP-ja u përfshi në ofertën e sistemit shko- llor austriak. Shteti austriak ka marrë përsipër rregu-
llimin, sigurimin, kontrollimin si dhe pjesërisht financimin e kësaj oferte (Guidici dhe Buehlmann, 2014, 21f.). Personeli mësimor i MGJP-së publike përzgji- dhet, punësohet dhe paguhet nga instancat shkollore.
Edhe në Austri, 10 fëmijë të interesuar vlerësohen si kushtëzim për sigurimin e një oferte të tillë mësimore.
Me kalimin e kohës ofrohen rreth 23 gjuhë të cilat mësohen në shkollën e rregullt paralelisht ose të integruara në dy leksione javore.
«Paralelisht» do të thotë se MGJP-ja kryhet në të njëjtën kohë me lëndët që nuk ndiqen nga fëmijët që kanë përparësi gjuhën amtare të prejardhjes (p.sh. mësimi fetar). Në MGJP-në e integruar, përmbajtjet e shkollës së rregullt jepen në gjuhën e prejardhjes. Meqenëse MGJP-ja është pjesë e ofertës së rregullt shkollore, për mësuesit është hartuar një plan i ndërlidhur mësimor që parashikohet të përkrahë koordinimin e HSU-së dhe të mësimdhënies së shkollës së rregullt.
MGJP-ja ndiqet fuqimisht në Austri. Në vitin shko- llor 2009/2010 rreth 30% e të gjithë nxënësve austriakë u përfshinë në të (Nagel et al. In Extra und Kutlay, 84f.; www.schule-mehrsprachig.at).
- MGJP-ja në Suedi
Në Suedi, MGJP-ja u bë pjesë e shkollës së rregullt si masë integruese. Në shumicën e shkollave kjo mësimdhënie vihet në gatishmëri si ofertë mësimore shtesë, në të cilën në përputhje me ligjin suedez, mund të gëzojnë të drejtë përfshirjeje të gjithë fëmijët tek të cilët një gjuhë tjetër përveç suedishtes, mund të ushtrojë një ndikim të ndjeshëm mbi situatën e tyre sociale. Pothuajse gjysma e fëmijëve që i përkasin këtij kriteri (1/5 e nxënësve në tërësi) marrin pjesë në MGJP.
Në Suedi, më tepër se 90 gjuhë ofrohen nëpër gjimnaze dhe shkolla të detyrueshme.
Bashkësitë janë përgjegjëse për MGJP-në. Sapo 5 fëmijë të dëshirojnë një kurs, instancat shkollore vendore janë të detyruara ta organizojnë atë. Për këtë, në disa shkolla shtetërore u punësua personel mësimor me kohë të plotë me qëllim që të siguroheshin modele mësimdhënieje më integruese (Lehmann, 2013; http://modersmal.skolverkt.se).
- MGJP-ja në Gjermani.
Në Gjermani janë landet përgjegjëse për praktikat arsimore dhe kësisoj edhe për MGJP-në. Në një nivel të mbivendosur përkrahja e gjuhëve të para mbështetet nga konferenca e ministrave të kulturës. Në shumicën e landeve gjermane, organizimi i MGJP-së qëndron mbi komunitetet e emigrimit. Në Bayern, Hessen, Niedersachsen, Nordrhein-Westfahlen dhe Rheinland-Pfalz, MGJP-ja është integruar sidoqoftë në shkollën e rregullt, ku drejtoritë e shkollave të atjeshme janë përgjegjëse për organizimin e saj.
Kështu në Nordhein-Westfahlen MGJP-ja «për gjuhët e folura më shumë» organizohet shtetërisht, kjo në rast se regjistrohen mjaftueshëm nxënës të interesuar. Instancat kanë lëshuar udhëzime shtrënguese për hartimin e planeve mësimore dhe kane hartuar një listë mjetesh të lejuara mësimore. Për t‘u punësuar nga shteteti, personeli mësimor i MGJP-së duhet që të plotësojë kushte të caktuara gjuhësore dhe profesionale, ndaj për to organizohen trajnime të detyrueshme për formimin e mëtejshëm (Guidici dhe Buehlmann, 2014, 19f.; Gogolin et al. in Extra und Kutlay, 2012, 135ff.)
3.2 Integrimi i gjuhëve të prejardhjes në shkollën e rregullt
Në rast integrimi të gjuhëve të prejardhjes në mësim- dhënien e shkollës së rregullt, MGJP-ja nuk zhvillohet si ofertë mësimore më vete, ndërsa përmbajtjet e saj përçohen në forma të tjera. Nga njëra anë mundet që gjuhët e prejardhjes të shërbejnë si gjuhë mësimdhënieje në lëndët e rregullta, ose nga ana tjetër të integrohen në ofertën mësimore të gjuhëve të huaja, ku mund të bëhen pjesë e kurrikulave të rregullta.
a) Gjuhët e prejardhjes si gjuhë të huaja
Në vende të ndryshme, sidomos në nivelin e mesëm (Sekundarschule), gjendet mundësia për të ndjekur mësimdhënien e gjuhëve të caktuara të prejardhjes si gjuhë të huaja.
Kështu, gjuhët e prejardhjes vlerësohen si lëndë të rregullta mësimore me sistem notash, plan mësimor, objektiva dhe material mësimor vetjak. Në shumicën e vendeve, kjo ofertë mësimore është e vlefshme duke filluar nga niveli i mesëm 1 (Sekundarschule 1).
- Gjuhët e huaja në Angli
Në kurrikulën e re kombëtare (www.gov.uk/government/collections/national-curriculum), që është në fuqi prej Shtatorit 2014, parashikohet përfshirja e një gjuhe të parë të huaj që prej vitit të tretë shkollor dhe e një gjuhe të dytë të huaj që prej vitit të katërt. Madje edhe përpara hyrjes në fuqi të kurrikulës së re, thuajse gjysma e shkollave angleze e plotësonin këtë kushtëzim. Shkollat gëzojnë liri në përzgjedhje të ofertës mësimore të gjuhës së huaj, por duhet që, përgjatë formulimit të objektivave mësimore, t’i përmbahen kurrikulës kombëtare. Gjuha më së tepërmi e përzgjedhur deri tani është frëngjishtja, ndjekur nga spanjishtja (Board dhe Tinsley, 2014, 8). Gjuhët e emigrimit jepen më rrallë, gjithsesi disa projekte të caktuara ngjajnë se mund të premtojnë sukses.
- Gjuhët e huaja në Francë
Nxënësve të shkollave sekondare franceze u gjendet në dispozicion një spektër i gjerë gjuhësh si lëndë me detyrim dhe me zgjedhje. Para së gjithash ofrohen gjuhët e shteteve amtare të BE-së si dhe gjuhë të shteteve që bashkëndajnë me Francën synime të caktuara në politikën e jashtme (p.sh. arabisht, kinezisht, japonisht). Këto gjuhë mund të ndiqen deri në maturë, ndërkaq në 2011 u testuan 57 gjuhë në provime (Calvet in Extra und Kutley, 2012, 118ff.).
Në Francë MGJP-ja është ofruar bashkërisht me personelin e huaj mësimor nëpër shkollat shtetërore që prej vitit 1925 (Giudici dhe Buehlmann, 2014, 21). Përkundrazi, përpjekjet për bartjen e MGJP-së në ofertën shkollore të gjuhëve të huaja, përkojnë me data më të vona dhe janë të varura veçanërisht me ndërtimin e mësimdhënies në gjuhë të huaj brenda shkollës së rregullt.
b) Mbështetja e përgjithshme gjuhësore
Për t`u përmendur së fundi janë disa projekte rajonale dhe lokale, ku u integrua mbështetja e gjuhës së prejardhjes në mësimin e rregullt. Së shumti kjo do të thotë që personeli i MGJP-së vendoset nga shkollat e rregullta, me qëllim që gjuhët e prejardhjes të integrohen në mësimin e klasave dhe kështu të mbështeten gjithë fëmijët me shumë gjuhë. Modele të tilla u aplikuan veçanërisht në qytetet me një pjesëmarrje të madhe të fëmijëve me gjuhë të huaja. Ato kanë shpesh një karakter lokal dhe mbështeten në angazhimin e personave të veçantë apo komisione specialistësh. Gjatë realizimit shpesh kjo gjë varet nga mbështetja e autoriteteve rajonale dhe kombëtare. Shembuj të projekteve të tilla gjenden ndër të tjera në Zvicër (qytetin Bazel, Genf dhe Cyrih), në Suedi apo Austri.
4. Fjala Përmbyllëse
Përzgjedhja në shembujt e parashtruar këtu tregon se sa diferencueshëm e trajtojnë shtetet e ndryshme tematikën e MGJP-së e bashkërisht me të edhe kërkesat që lindin prej saj. Duke mos i marrë për bazë shtetet që nuk ofrojnë kurrfarë mbështetjeje, dy modele bashkërendimi ravijëzohen veçanërisht. Ndërkohë që njëra palë e shteteve e përkrah MGJP-në krejtësisht formalisht dhe për nga organizimi (ashtu si p.sh. Estonia ose disa pjesë të Zvicrës), pala tjetër e shteteve merr pjesë në mënyrë aktive në punën pedagogjike përbrenda kornizës së MGJP-së (p.sh. Austria ose lande të veçanta të Gjermanisë).
Përparësia e modelit të parë është liria e madhe e cila u lihet bashkësive në trajtimin e MGJP-së, gjithashtu në të njëjtën kohë, puqja e pjesshme e pabarazive financiare dhe sasiore midis bashkësive të veçanta përmes ndihmesave financiare dhe organizative.
Përparësia e një pjesëmarrjeje më të përforcuar peda- gogjike në MGJP nga ana e instancave të shtetit të emigrimit, p.sh. nëpërmjet sigurimit të planeve dhe mjeteve mësimore ose përmes trajnimeve të përgjithshme e atyre të mëtejshme, qëndron pa dyshim në favor të një mundësie më të mirë të koordinimit midis MGJP-së dhe shkollës së rregullt. Gërshetimi i përmbajtjeve dhe metodave të MGJP-së me ato të mësimdhënies së rregullt, ose për më tepër përthithja e pjesëve te MGJP-së në mësimdhënien e rregullt, sjell për nxënësit përparësi të mëdha si edhe përkrah procesin e nxënies. Njëkohësisht, nga një integrim më i fortë i MGJP-së mund të përfitojnë edhe fëmijët që rriten monolingualë.
E rëndësishme është gjithsesi njohja e politikës gjuhësore të një vendi të të cilin punon.
Vetëm në këtë mënyrë arrijmë të mundësojmë përmirësimin e MGJP-së dhe kushteve të saj në rrafshe të ndryshme. Që njohuritë mbi shembujt e mirë të vendit amtar sikurse të atyre të huaja përmbajnë një dobi të lartë, kjo është mëse e qartë.
Bibliografia
Board, Kathryn; Teresa Tinsley (2014): Language Trends 2013/14. The State of Language Learning in Primary and Secondary Schools in England. CfBT Education Trust: London.
Eurydice (2009): Die schulische Integration der Migrantenkinder in Europa. Maßnahmen zur Förderung: der Kommunikation mit Migranten-familien; des muttersprachlichen Unterrichts für Migrantenkinder. Brüssel: Exekutivagentur Bil- dung, Audiovisuelles und Kultur.
Link: http://eacea.ec.europa.eu/education/ eurydice/documents/thematic_reports/101de.pdf
Extra, Guus; Kutlay Yağmur (2006): Immigrant Mino- rity Languages at Home and at School. A Case Study of the Netherlands. European Education 38 (2), S. 50–63.
Extra, Guus; Kutlay Yag˘ mur (2012): Language Rich Europe. Trends in Policies and Practices for Multi- lingualism in Europe. Cambridge: Cambridge University Press. Link: http://www.poliglotti4.eu/docs/Language_Rich_Europe/LRE_English_
Language_Rich_Europe_-_Trends_in_Policies_and_ Practices_for_Multilingualism_in_Europe.pdf
Giudici, Anja; Regina Bühlmann (2014): Unterricht in Heimatlicher Sprache und Kultur (HSK). Eine Aus- wahl guter Praxis in der Schweiz. Bern: EDK, Reihe «Studien und Berichte». Link: http://edudoc. ch/record/112080/files/StuB36A.pdf
Newly Arrived Children in the Estonian Education System. Educational Policy Principles and Organi- sation of Education. Ministry of Education and Re- search, Tartu 2004. Link: http://sardes.nl/uploads/ Sardes/sardes_EU/Estonia_Newly_Arrived_
Children_in_the_Estonian_Education_System.pdf
Salzmann, Therese (2014): Blick über die Schweizer Grenzen. In: vpod Bildungspolitik (2014), Sonder- heft Nr. 188/189 «Die Zukunft des Erstsprach- unterrichts», S. 76–78.