Hans H. Reich
1. Çështja
Rreth efektshmërisë së procesit mësimor të gjuhës së prejardhjes shpesh pyetet thjesht për njohuri. Është vetë pyetja që në të shumtën e rasteve i referohet asaj çka ky proces mësimor disponon. Për autorizimin e tij në sistemin shkollor kërkohen argumenta pro dhe kundër. Prandaj edhe hulumtimet e procesit mësimor të gjuhës së prejardhjes nuk kanë të bëjnë shumë me metodat mësimore, mjetet e mësimnxënies dhe mësimdhënies, vendime që kanë të bëjnë me organizimin shkollor, ose me ndikime të cilësive gjuhësore-strukturore ose gjuhësore-sociologjike të gjuhëve të ndryshme të prejardhjes rreth rrjedhës dhe suksesit të të nxënit, por për çështje mjaft të përgjithshme, si p.sh. nëse pjesëmarrja në MGJP do të ndihmojë sado pak në suksesin arsimor në vendin e emigrimit apo jo, që edhe mund ta kundërshtojë.
Për të kuptuar këtë çështje duhet ta shohim më nga afër. Ajo mund të kuptohet në mënyrë të tillë, nëse pyetja u referohet rezultateve që sillen në MGJP, të njohura dhe brenda sistemit shkollor, nëse ato ashtu si dhe lëndët e tjera paraqesin një pjesë të rezultateve të suksesit shkollor. Por, rrallëherë çështja ka këtë nënkuptim. Ajo mund të kuptohet dhe në një mënyrë tjetër, kur bëhet fjalë se çfarë rëndësie ka procesi mësimor i gjuhës së prejardhjes në arritjen e objektivave kryesore të sistemit shkollor, që janë të vlefshme për të gjitha lëndët, nëse ai p.sh. përmirëson vetëdijen gjuhësore, forcon aftësitë ndërkulturore ose përkrah aftësinë e të nxënit autonom. Nga ana shkencore, deri
tani, nuk janë hulumtuar mundësi të tilla efektshmërie. Në të shumtën e rasteve çështja nënkuptohet sikur procesi mësimor i gjuhës së prejardhjes, ashtu siç është përkrah, rrezikon, ose vështirëson integrimin e nxënësve në sistemin shkollor të vendit të emigrimit, nëse shkollimi në gjuhën e prejardhjes përkrah ose pengon fitimin e gjuhës së procesit mësimor ose të vendit të emigrimit.
Kjo është një çështje paksa e pazakontë, pasi nuk mund të pyesësh nëse mësimi i fizikës ndikon në të nxënët e matematikës ose mësimi i frëngjishtes përmirëson rezultatet e gjuhës angleze.
Por në rastin e mësimit të gjuhës së prejardhjes pyetet kështu dhe kjo mënyrë e të pyeturit ka një interes relativisht të gjerë dhe nuk mungojnë as qasjet e politike dhe pedagogjike të të menduarit. Më poshtë do të parashtrohen vetëm disa botime që përmbushin standardet shkencore.
2. Hulumtimet në SHBA
Hopf-i (2005;2011), i cili mbështetet në hulumtimet amerikane të viteve 1970 që studion lidhjet ndërmjet kohës së procesit mësimor me rezultatet e nxënësve që përdoren për përpunimin (inter-) aktiv të detyrave mësimore («time on task»), mban një qëndrim mjaft kritik përsa i përket MGJP-së, duke e argumentuar: «Sa më shumë kohë të përdorin nxënësit emigrantë për mësimin e L2-shit [= gjuha e dytë ose gjuha e shkollës; Anm.d.Red.], aq më shumë do të zhvillohen aftësitë e tyre për atë gjuhë. Por nëse ata investojnë kohë, që është gjithmonë e kufizuar, në mësimin e L1-shit [= gjuha e parë; Anm.d.Red], natyrisht që mbetet më pak kohë për gjëra të tjera» (Hopf 2011, fq.26). Megjithatë, ky argumentim është jo i plotë, pasi me të një pohim krejtësisht i kuptueshëm, i përgjithshëm didaktik ndryshon konkurrencën në mënyrë jo të kuptueshme midis dy lëndëve dhe për këtë arsye mbetet i pa argumentuar, se përse MGJP-ja emërtohet si konkurrent i të nxënit të gjuhës gjermane. (Në fund të fundit, edhe anglishtja, sporti, vizatimi, matematika dhe lëndë të tjera marrin kohë nga të mësuarit). Kjo tezë e Hopf-it ka nevojë të vërtetohet.
Këtë detyrë e ndërmori fillimisht Zëni (2005). Ajo i drejtohet hulumtimeve amerikane rreth efektshmërisë së modeleve shkollore të edukimit dygjuhësh («effectiveness of bilingual education») dhe mban një qëndrim kritik ndaj kërkimeve më të reja. Për këtë ajo i referohet veçanërisht dy metaanalizave, pra punëve, që vlerësojnë një pjesë të madhe të studimeve vetjake dhe përmbledhin rezultatin e tyre në mënyrë të krahasuar. Rezultati: Nuk ekziston «asnjë dëshmi që programet shkollore dygjuhëshe kanë një efekt negativ tek rezultatet shkollore të gjuhës së dytë (L2). Kjo gjë u hulumtua veçanërisht në lidhje me ndikimet në aftësitë e të lexuarit. Ky pohim themelor relativisht i sigurt, që procesi mësimor dygjuhësh ose informacioni shtesë që dëmton ose jo gjuhën mëmë, nënkupton edhe që ‹hipoteza time-on-task› (…) në këtë kontekst nuk mund të vërtetohet. Nëse një pjesë e orëve mësimore zhvillohet në një gjuhë ndryshe nga ajo e procesit të rregullt mësimor, sigurisht që nuk çon në rezultate të dobëta në gjuhën e dytë dhe në lëndët jogjuhësore.» (a.a.O., fq. 64).
Hulumtuesit amerikanë bien dakort në një pikë tjetër: MGJP-ja përmirëson nivelin e gjuhës së prejardhjes në një shkallë të konsiderueshme, përtej asaj çka ofrohet në komunikimin e përditshëm. (krahaso ebd. fq 60).
Në pamje të parë kjo gjë mund të duket si diçka normale, por duke pasur parasysh marrëdhëniet gjuhësore në emigrim dhe kushtet shpesh të vështira të mësimdhënies, duhet të vlerësohet si një zhvillim pozitiv.
Hulumtuesit amerikanë nuk ndajnë të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për efektet e mundshme pozitive tek gjuha e dytë, në këtë rast tek gjuha angleze. Edhe për këtë Zëni është shprehur: «Rreth hipotezës se programet dygjuhëshe ose procesi mësimor i gjuhës mëmë ka një ndikim jo vetëm neutral, por edhe pozitiv tek aftësitë dhe rezultatet shkollore të L2-shit, por në gjendjen e atëhershme të hulumtimeve nuk kishte prova të qarta dhe bindëse. Në varësi të modelit të procesit mësimor dhe karakteristikave të tjera kontekstuale varion dhe efekti midis neutrales dhe asaj pjesërisht të konsiderueshme pozitive» (a.a.O.,fq 64;krah. Esser 2006, fq 387-398). Po kështu, edhe studimet e kryera në vitet në vijim në SHBA nuk kanë mundur t’i përfundojnë këto përplasje. Sondazhi më i fundit (Grooms 2011) përmbyllet duke thënë: «Një pjesë e madhe hulumtimit hedh hipotezën se një shkollim dygjuhësh që parashikon programe shkollore vetëm në anglisht nuk jep asnjë udhëzim themelor rreth një modeli mësimor, prandaj ka akoma debate për vendimet e ndryshme në politikat arsimore dhe praktikat mësimore».
Shkak për moslejimin e një gjykimi përfundimtar janë mbi të gjitha dobësitë metodike të shumë kërkimeve dhe probleme të krahasueshmërisë së modeleve të ndryshme në SHBA. Nga perspektiva e sistemeve shkollore gjermanishtfolëse shtohet se «bilingual education» në SHBA nuk mund të krahasohet në mënyrë direkte me modelet e MGJP-së në Gjermani, Austri dhe Zvicër, pasi këto po ashtu korrespondojnë me një pjesë të vogël të modeleve amerikane dhe janë përshtatur në kontekste të tjera politiko-arsimore.
3. Hulumtimet në fushën gjermanishtfolëse
Studimet përkatëse shkencore në hapësirën gjermanishtfolëse janë të rralla dhe në një fushë veprimi të kufizuar. Madhësia e sondazheve të tyre nuk krahasohet me atë të dimensioneve amerikane.
Në vitet 2005/06 u zhvillua në kantonin e Cyrihut një kërkim me 51 nxënës shqipfolës dhe 29 turqishtfolës të klasës së 4-6, që frekuentonin MGJP-në, si dhe 46 fëmijë, që nuk e frekuentonin atë. Nxënësit u pyetën rreth efektshmërisë të procesit mësimor të gjuhës së prejardhjes për nivelin e rezultateve dhe progresin brenda një viti në shqip, turqisht ose gjermanisht (Ca- prez-Krompàk 2010; më e zgjeruar në kapitullin 15 B). Si bazë u morën rezultatet e testit me shkrim (C-Test) në secilën nga dy gjuhët. Mund të kuptohet lehtë që për gjuhën shqipe nxënësit që frekuentojnë MGJP-në kanë një nivel rezultatesh dhe arritjesh më të lartë dhe të përparuar sesa nxënësit që nuk e frekuentojnë atë, ndryshim ky mjaft domethënës nga ana statistikore. Nga ana tjetër, rezultatet e turqishtes nuk bien në
kontradiktë me të lartpërmendurin, por për shkak të raporteve të sondazheve janë të pasigurt të dalin në një konkluzion përfundimtar. Në gjuhën gjermane tregohet se progresi i të nxënit i nxënësve shqiptarë varet pothuajse vetëm nga njohuritë e arritura më përpara në gjermanisht, ndërkohë që frekuentimi i MGJP-së nuk luan asnjë rol. (Tek nxënësit turqishtfolës u hoq dorë nga vlerësimi i zhvillimit të gjuhës gjermane për shkak të pasigurive të përmendura).Studimi i parë madhor në fushën gjermanishtfolëse del pra në përfundime të ngjashme me gjendjen e diskutimeve në SHBA.
Në vitet 2006 deri në 2008 u zhvillua në Cyrih një hulumtim (Moser etj. 2010) në një kopsht, ku u krahasuan me njëri-tjetrin progreset e të nxënit të 181 fëmijëve që u përkrahën sistematikisht në gjuhën e tyre të parë dhe 118 fëmijëve që kanë marrë vetëm përkrahjen në gjuhën gjermane.
Gjuhët e para të fëmijëve ishin gjuha shqipe, bosh- njake/kroate, serbe, portugeze, spanjolle dhe tamilishtja. Gjatë hulumtimit u studiuan progreset e të nxënit gjatë praktikës fonologjike, fjalorit, njohjes së shkro- njave ose gjatë leximit të parë në gjuhën e parë dhe në gjuhën e dytë gjermanisht. Në të dyja gjuhët tregohet se progresi përcaktohet relativisht shumë nëpërmjet nivelit të njohurive të arrira ndërsa çështja në është përkrahur gjuha e parë apo jo nuk luan ndonjë rol vendimtar. Megjithatë, në fushën e njohjes së shkro- njave apo të leximit të parë u dëshmua në një shkallë të mesme një ndikim i aftësive të gjuhës së parë tek aftësitë e gjuhës gjermane. Edhe ky studim tregon po ashtu se udhëzimet e gjuhës së parë kanë një rol relativisht të parëndësishëm. Autorët shprehen në mënyrë të hapur, nëse sasia dhe cilësia e përkrahjes pavarësisht gjendjes gjuhësore të fëmijëve mund të shihet si një e tërë e mjaftueshme për të arritur efekte të transferimit (a.a.O.S.664f).
4. Një temë më e përgjithshme: Dygjuhësia dhe suksesi shkollor
Kur bëhet fjalë për efektivitetin e MGJP-së, përdoren shpesh botime të tilla, që në mënyrë të përgjithësuar, pra pa iu referuar direkt mësimit, pyesin rreth lidhjes ndërmjet dygjuhësisë dhe suksesit shkollor. Meqenëse këto çështje janë të lidhura me njëra-tjetrën, do të ishte mjaft e arsyeshme të merreshin në konsideratë këto argumentime.
Rreth këtij fenomeni ka tërhequr vëmendje sidomos pozicionimi i Eser-it (2006). Ai i referohet një hulumtimi të madh amerikan që kishte zbuluar efekte pozitive të dygjuhësisë në rezultatet e të lexuarit në gjuhën angleze. Megjithatë, Eser-i dyshonte se për këtë gjë luante rol vendimtar prezenca specifike e gjuhës së prejardhjes dhe, nëpërmjet një rillogaritje përkatëse, mund të tregojë se faktikisht efekti i saj është me të vërtetë i papërfillshëm. Ai del në konkluzionin që vetëm njohuritë e gjuhës angleze janë të rëndësishme në rezultatet shkollore dhe jo njohuritë e gjuhës mëmë (a.a.O.,fq 371–379).
Si një riverifikim i këtij pozicionimi, në fushën gjermanishtfolëse mund të shihet hulumtimi i Dollmann-it dhe Kristen-it (2010). Në vitet 2004–2006, në Këln, ata përllogaritën me anë të testit me shkrim (C-Test) njohuritë e turqishtes dhe gjermanishtes të 739 fëmijëve turko-gjermanë të klasës së tretë, të dhënat e të cilave i vendosën në relacion me rezultatet e një testi të përgjithshëm të inteligjencës, të të lexuarit dhe të matematikës. Nga kjo u tregua që fëmijët me njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane, pavarësisht faktit nëse zotëronin ose njohuri të mira edhe për gjuhën turke, patën një rezultat më të mirë në teste, ndërkohë fëmijët me njohuri më të dobëta, përsëri pa marrë parasysh nivelin e njohurive të turqishtes, patën një rezultat të dukshëm më të dobët në teste. Autorët dolën në përfundimin që edhe pse dygjuhësia si e tillë nuk ndikon në rezultatet e testit, është vendimtare në suksesin e njohurive të gjuhës gjermane dhe nuk paraqet asnjë burim shtesë në njohuritë e gjuhës mëmë.
Një kontekst i pamenduar më parë, por mjaft bindës, ka tërhequr vëmendjen dhe është pikërisht një kërkim përfaqësues në rang kombëtar rreth aftësive të gjuhës angleze dhe gjermane të nxënësve të klasës së nëntë në Gjermani (DESI-Konsortium 2008). Ai dëshmon një superioritet të njohurive të testuara të gjuhës angleze të nxënësve që bashkë me gjermanishten janë rritur edhe me një gjuhë tjetër, kundrejt atyre që janë rritur vetëm me atë gjermanen (a.a.O.,fq 215–219). Pavarësisht kundërshtisë së Eser-it (2006, fq 379f), ky është një kontekst që vlen për t’u marrë parasysh dhe që duhej të ishte analizuar.
5. Potenciale dhe shanse të MGJP-së
Pasiguritë e mëparshme të përgjithshme të hulumtimeve në lidhje me efektet e mundshme pozitive të MGJP-së tek të nxënët e gjuhës së dytë dhe tek nxënësit tregojnë që kërkimet e reja metodike të kontrolluara janë të nevojshme me tema precize dhe të diferencuara.
Vetë Eser-i, i cili kundërshton në mënyrë kritike MGJP-në, pranon se: «Me këtë gjë (d.m.th. me gjendjen e deriatëhershme të hulumtimeve, H.R.) nuk mund të përjashtohet se rezultati i një studimi të vetëm do të mund të ishte provë e një efekti që ia vlen të përmendet, qoftë kjo edhe në kushte të veçanta..» (Eser 2006, fq. 398). Në hulumtim janë përmendur mjaft kushte që duhet të merren në konsideratë, si: organizimi dhe cilësia e mësimdhënies, prestigje të ndryshme të gjuhëve, klima kulturore në shkollë, përfytyrimi gjuhësor vetjak i emigrantëve etj.
Rreth njërës prej këtyre kushteve, të koordinimit të MGJP-së me pjesën tjetër të mësimit, ekziston një kërkim i kryer në Këln në vitet 2006–2010 (Reich 2011;2015). Gjatë këtij kërkimi u ndoq zhvillimi i aftësive të të shkruarit tek 66 nxënës turko-gjermanë gjatë periudhës së shkollës fillore. Për shkak të kushteve të zhvillimit të sondazhit ato nuk mund të krahasohen. Qëllimi i kërkimit është krahasimi i efektshmërisë së tri koncepteve të përkrahjes gjuhësore: alfabetizimi i koordinuar, përkrahja e gjuhës gjermane me mësim plotësues nga gjuha mëmë dhe përkrahja e gjuhës gjermane pa elemente të gjuhës së prejardhjes. Koncepti i alfabetizimit të koordinuar përfshin jo vetëm nxënien e shkrimit dhe leximit në dy gjuhë, por një planifikim të mëtejshëm metodik dhe me përmbajtje të procesit mësimor të gjuhës turke dhe gjermane, duke përfshirë gjatë orëve praninë e dy mësimdhënësve në klasë (Team-Teaching). Mbi të gjitha, efekte që vlejnë për t’u përmendur, veçohen tek shkrimi i teksteve, ku grupi me përkrahje të koordinuar arriti rezultate më të mira në vitin e dytë shkollor në gjuhën turke sesa në dy grupet e tjera. Në gjuhën gjermane efekte të tilla dalin në pah në mënyrë rudimentare në vitin e tretë, dhe më dukshëm në të katërtin. Ato çojnë në rezultate më të mira të nxënësve me mësim të koordinuar e sidomos tek shumëllojshmëria e fjalorit dhe llojit të teksteve.
6. Përfundimet
Gjendja e hulumtimit nuk është e kënaqshme. Ekzistojnë dy rezultate rreth të cilave nuk duhet debatuar më: (1) MGJP-ja përkrah përftimin e gjuhës së prejar- dhjes. (2) MGJP-ja nuk ka asnjë ndikim negativ tek të nxënët e gjuhës gjermane. Kështu kemi një rezultat aq të hapur dhe të paqartë, saqë nuk ofron asnjë orientim për veprime pedagogjike dhe që (3) nuk mund të dëshmohet një ndikim përkrahës e i padiskutueshëm i MGJP-së tek të nxënit e gjuhës gjermane dhe sidomos rezultate të veçanta shkollore.
Në të ardhmen do të ishte i mundur përcaktimi në mënyrë të diferencuar i ndikimeve dhe hulumtimi i kushteve në të cilat ato ndodhin. Këtu merren parasysh aftësitë e shumta gjuhësore dhe kulturore si dhe kushtet e shumta shoqërore, institucionale dhe personale.
Më e pakta, se çfarë parashtrohet është që aftësitë ndërgjuhësore tekstuale dhe aftësitë e të nxënit të gjuhëve të tjera do të mund të ishin objekte të vlefshme hulumtimi dhe që afërsia ose distanca me MGJP-së me «punën normale» të shkollës të konsiderohet si një faktor themelor ndikues.
Bibliografia
Caprez-Krompàk, Edina (2010): Entwicklung der Erst- und Zweitsprache im interkulturellen Kontext. Eine empirische Untersuchung über den Einfluss des Unterrichts in heimatlicher Sprache und Kultur (HSK) auf die Sprachentwicklung. Münster u. a.: Waxmann.
DESI-Konsortium (Hrsg.) (2008): Unterricht und Kom- petenzerwerb in Deutsch und Englisch. Ergebnisse der DESI-Studie. Weinheim und Basel: Beltz.
Dollmann, Jörg; Cornelia Kristen (2010): Herkunfts- sprache als Ressource für den Schulerfolg? Das Beispiel türkischer Grundschulkinder. Zeitschrift für Pädagogik, 56, 55. Beiheft, S. 123–146.
Esser, Hartmut (2006): Sprache und Integration. Die sozialen Bedingungen und Folgen des Sprach-
erwerbs von Migranten. Frankfurt/New York: Campus.
Grooms, Andrea Morris (2011): Bilingual Education in the United States. An Analysis of the Convergence of Policy, Theory and Research, Diss., Pittsburgh: University of Pittsburgh.
Hopf, Diether (2005): Zweisprachigkeit und Schulleis- tung bei Migrantenkindern: Zeitschrift für Pädagogik, 51 (2), S. 236–251.
Hopf, Diether (2011): Schulleistungen mehrsprachiger Kinder: Zum Stand der Forschung. In: Sabine Hornberg; Renate Valtin (Hrsg.): Mehrsprachigkeit. Chance oder Hürde beim Schriftspracherwerb? Empirische Befunde und Beispiele guter Praxis. Berlin: Deutsche Gesellschaft für Lesen und Schreiben, S. 12–31.
Moser, Urs; Nicole Bayer; Verena Tunger (2010): Erstsprachförderung bei Migrantenkindern in Kindergärten. Wirkungen auf phonologische Bewusstheit, Wortschatz sowie Buchstabenkennt- nis und erstes Lesen in der Erst- und Zweitsprache. Zeitschrift für Erziehungswissenschaft, 13, S. 631–648.
Reich, Hans H. (2011): Schriftsprachliche Fähigkeiten türkisch-deutscher Grundschülerinnen und Grund- schüler in Köln. Ein Untersuchungsbericht. Köln: Bezirksregierung.
Reich, Hans H. (2016): Deutschförderung, Mutter- sprachlicher Ergänzungsunterricht, Koordinierte Alphabetisierung – Auswirkungen unterschiedli – cher Sprachförderkonzepte auf die Fähigkeiten des Schreibens in zwei Sprachen. Eine Untersu- chung mit türkisch-deutschen Grundschülern und Grundschülerinnen in Köln. In: Peter Rosen- berg; Christoph Schroeder (Hrsg.): Mehrsprachig- keit als Ressource. Berlin: de Gruyter (erscheint voraussichtlich im Sommer 2016).
Söhn, Janina (2005): Zweisprachiger Schulunterricht für Migrantenkinder. Ergebnisse der Evaluations- forschung zu seinen Auswirkungen auf Zweit-spracherwerb und Schulerfolg (= AKI-Forschungs- bilanz 2). Berlin: Wissenschaftszentrum für Sozialforschung.