- Pasi ta keni lexuar, shikoni dhe njëherë tekstin në kapitullin 7 A. Cilat nga tri pikat janë për ju të reja dhe me rëndësi të veçantë? Shënojini dhe diskutojini më pas shënimet tuaja në grup dyshe ose treshe.
- Rreth nënkapitullit 7 A.4, funksionet e vlerësimit. Mendoni nga praktika juaj si mësues i MGJP-së nga 1–2 shembuj për vlerësime formuese dhe nxitëse si dhe vlerësime përmbledhëse në fund të një kapitulli mësimor. Diskutojini shembujt me kolegët.
- Shikoni shembujt 2 dhe 3 në kapitullin 7 B. Bëhet fjalë për shembuj të vlerësimit formues dhe nxitës. Mendoni dhe diskutoni se çfarë mund të bëni ju vetë në 2–3 muajt e tjerë për këtë lloj vlerësimi. Kërkoni 2–3 shembuj për grupe të moshave të ndryshme dhe ushtrojini në klasë.
- Në kapitullin 7 A.5 përshkruhet vlerësimi i rezultateve nëpërmjet nxënësve të tjerë (Peer-Assessment, Peerfeedback). A keni ju vetë përvojë më këtë lloj forme? Në këtë drejtim, çfarë mund të provoni në 2–3 muajt e ardhshëm? Planifikoni raste konkrete.
- Në kapitullin 7 A.6 shpjegohen normat individuale, objektive dhe sociale. Gjeni dhe diskutoni rreth secilës normë një rast vlerësimi nga vetë procesi juaj mësimor (d.m.th. një ose më shumë shembuj, ku qendrore të jetë norma individuale, objektive, sociale).
- Rëndësi të madhe ka nxitja e aftësisë së vetëvlerësimit. Gjeni dhe diskutoni a) raste në të cilat i keni bërë këto në procesin tuaj mësimor, b) raste konkrete në të cilat ju do të mund ta bënit këtë në javët ose muajt e ardhshëm.
- Vlerësimi duhet të jetë gjithmonë i orientuar nga kritika, pasi vetëm kështu është transparent dhe i drejtë për nxënësit. Shikoni shembullin 1 në kapitullin 7 B dhe mendoni/diskutoni situata në të cilat jeni ndodhur. Planifikoni për secilën shkallë moshe të paktën një shembull konkret dhe ushtrojeni.
- Çfarë dini rreth praktikës së vlerësimit me notë dhe jo vetëm të shkollave të rregullta në vendin tuaj, ku ju jetoni dhe punoni momentalisht? Jepni këtu një ndihmë ose udhëzim (p.sh. broshurat e shkarkuara nga interneti «Beurteilung und Schullaufbahnentscheide» të Drejtorisë Arsimore të Cyrihut)? Diskutojini këto me kolegët tuaj të MGJP-së dhe të mësimit të rregullt. Për interesin e nxënësve tuaj do të ishte e rëndësishme që praktika juaj e vlerësimit të përputhej deri diku me atë të mësimdhënësve të mësimit të rregullt.