(Paralelisht me temën «Përzgjedhja e formave të përshtatshme të mësimnxënies dhe mësimdhënies» krahasoni dhe projektet mësimore në kapitujt 4 B, 5 B, 7 B, 8 B, 9 B, 10 B, 11 B, 12 B!)
1. Kemail Çallaku: Përdorim i formave të ndryshme sociale dhe mësimore në një leksion të dyfishtë rreth temës «Miqësia, paragjykime, bashkëjetesa», klasa 5 –10.
Kemail Çallaku është nga Kosova. Që prej 22 vitesh jeton në Gjermani (Arnsberg, Nordrhein-Westfallen) dhe ka 17 vjet që punon si mësues i MGJP-së shqiptare.
Shënime paraprake
Konteksti i leksionit të dyfishtë është puna rreth temës «(Bashkë-)jetesa në shkollë».
Grupi mësimor përfshin 15 vajza dhe 11 djem nga klasa e pestë deri tek e dhjeta. Nxënësit frekuentojnë me dëshirë MGJP-në dhe janë të motivuar edhe nëse mësimi i tij bëhet në orën e 7-të dhe të 8-të të mësimit të rregullt shkollor. Nivelet e rezultateve të nxënësve janë mjaft të ndryshme.
Tema e leksionit është e lidhur ngushtë me botën që na rrethon dhe me përvojat e nxënësve. Ajo i përshtatet më së miri trajtimit të formave komunikuese të të nxënit. Mbi të gjitha dua të provoj formën mësimore të quajtur «Grup ekspertësh», tek e cila grupet e ndryshme të nxënësve fillimisht diskutojnë rreth një aspekti të temës dhe më pas në grupe të reja të përziera shkëmbejnë dijet e tyre.
Qëllimet
- Nga ana e përmbajtjes: Nxënësit duhet të grumbullojnë dhe të diskutojnë rreth përvojave të tyre të bashkëjetesës dhe të miqësisë, si edhe rreth paragjykimeve, problemeve dhe zgjidhjeve të tyre, duke i lidhur me vetë realitetin e tyre.
- Nga ana sociale: Nga vetë tema, por mbi të gjitha nëpërmjet punës së grupeve heterogjene duhet të mësojnë, mbështesin dhe përkrahin njëri-tjetrin.
- Nga ana gjuhësore: Mendimet e tyre rreth temave kërkuese mund të formulohen në mënyrë korrekte me gojë ose pjesërisht edhe me shkrim.
- Në lidhje me mënyrat dhe teknikat e të nxënit: Nxënësit duhet të mësohen me forma dhe teknika të ndryshme të tij.
Material
Tekst leximi «Ani, pianistja» (Ani, die Pianistin), tekst plus fletë pune me pyetje dhe impulse rreth tij (nga gjuha shqipe, vëllimi 4, krahaso http://issuu.com/e-ucebnici/docs/gjuha_4_maq_ok/27).
Ecuria e orëve të dyfishta
Koha | Përmbajtja | Forma e të nxënit/mësuarit |
5‘ | Përshëndetja, Hyrja: Informacion rreth temës me leksion të dyfishtë: Miqësia, paragjykimet, bashkëjetesa |
|
15‘ | Përgatitje e një diskutimi në klasë: Nxënësit ndahen në tri grupe dhe secili nga grupet diskuton një nga impulset e mëposhtme dhe përgatisin me pika kryesore një prezantim të shkurtër (5 Min) me anë të një «pllakati» (A3): a) Çfarë kuptoj unë me miqësi? b) Ku dhe si jam hasur me paragjykime? (Thellim/ plotësim: c) Cilat janë sipas mendimit tonë anët pozitive dhe negative |
|
30‘ | Të tri grupet prezantojnë sipas radhës mendimet dhe «pllakatat» e tyre (secili 5’); pas çdo prezantimi rreth 4’ kohë për pyetje ose komente. Në fund sigurisht një përmbledhje. |
|
Pushim | ||
25‘ | Ndërtimi i tri «grupeve ekspertësh» me 2–3 nxënës nga grupet e mësipërme a), b) dhe c).Detyra:
|
*) Tek klasat e mëdha mund të formohen edhe 6 grupe ekspertësh. |
15‘ | Secili grup prezanton shkurtimisht tekstet e tyre, nxënësit e tjerë mund të bëjnë pyetje ose të komentojnë. |
|
10‘ | Të tri tekstet varen afër njëri-tjetrit. Mësimdhënësi jep impulset e mëposhtme për një diskutim në klasë: Vlen ajo çfarë keni shkruar posaçërisht për situatën tuaj këtu në vendin e ri, apo e ngjashme do të ishte edhe në vendlindjen tuaj?
Detyra: Shkruajini mirë mendimet tuaja rreth këtij impulsi; sillni një tekst gjysmë faqe ose një faqe. |
|
2. Sakine Koç: Puna me forma të ndryshme të mësimdhënies/-nxënies në një kapitull mësimor rreth temës «Ditët e kremtimeve dhe të festave»
Sakine Koç vjen nga Turqia. Ajo jeton që prej pesë vitesh në Cyrih ku dhe punon prej një kohe të gjatë si mësues MGJP-së.
Shënime paraprake
Ditët e festave në kulturën turke kanë një traditë të gjerë. Pjesa më e madhe e festave turke (Türk Bay- ramları) sjellin ndërmend ngjarje të rëndësishme të një niveli kombëtar. Për shembull, me datë 23 prill ne festojmë ditën kombëtare të pavarësisë dhe ditën e fëmijëve. Në mësimin e MGJP-së turke e festojmë këtë festë edhe në Zvicër çdo vit në pranverë. Festat fetare dhe ditët e kremtimeve nuk janë temë e këtij kapitulli; ato do të trajtohen në mënyrë të ndarë.
Kur bëhet fjalë për temat e festave dhe kremtimeve, janë të rëndësishme jo vetëm përvojat personale të nxënësve të kulturës turke dhe zvicerane, por edhe njohuritë rreth këtyre ditëve të kremtimit të të dyja kulturave. Tema i përshtatet mjaft mirë përdorimit të formave të ndryshme të të nxënit si dhe qasjeve multikulturore.
Organizimi, kohëzgjatja: Kapitulli i mësimit përbëhet nga 5 leksione e gjysmë të ndara në tri javë. Në javën e parë nxënësit marrin në gjysmëorëshin e fundit «detyrën e hulumtimit» dhe organizohen. Në javën e dytë jepen të dy leksionet për punën e prezantimit të temës «festat dhe kremtimet». Në javën e tretë prezantimet mblidhen dhe vlerësohen.
Qëllimet
- Nga ana e përmbajtjes: Nxënësit thellojnë njohuritë e tyre themelore rreth ditëve të festave dhe kremtimeve të kulturës turke dhe zvicerane. Ata krahasojnë ngjarjet në të dy kulturat dhe shkëmbejnë mendimet e tyre rreth të përbashkëtave dhe ndryshimeve, ndërkohë që zgjerojnë aftësitë e tyre multikulturore.
- Nga ana gjuhësore: Nxënësit thellojnë aftësitë e tyre në fushën e të shkruarit dhe të folurit (leximi dhe shkrimi, aftësitë e hasura). Ata do të aktivizohen rreth çështjeve të krahasimeve gjuhësore dhe të përkthimit (emërtimet e ditëve të festave dhe të kremtimeve) dhe ndërtojnë aftësitë e tyre mediatike (kërkimi në internet).
- Përsa i përket anës sociale dhe në lidhje me mësimnxënien e tyre, nëpërmjet përdorimit të qëllimshëm të ndryshëm të mësimnxënies/-dhënies, nxënësit zgjerojnë pavarësinë e tyre si dhe spekterin e tyre të formave bashkëpunuese dhe strategjitë e përvetësimit të njohurive. Për më tepër, rritet dhe motivimi i tyre.
Material
Mësimdhënësi duhet të jetë informuar paraprakisht rreth këtyre festave dhe ditëve të kremtimeve në Turqi dhe në Zvicër (përfshirë këtu dhe festat lokale dhe të kantoneve) dhe të dijë se ku mund të gjendet informacioni përkatës për nxënësit (linket në internet).
Mësimdhënësi duhet të sigurohet që të gjithë nxënësit kanë qasje në internet me kompjuterat e tyre në mënyrë që të bëjnë kërkimet e tyre.
Për «hulumtimet» mes javës së parë dhe të dytë duhet të përgatiten fleta pune me detyra të qarta, të cilat përgatiten në bazë të tri niveleve përkatëse.
Ecuria
Koha | Përmbajtja | Forma e mësimdhënies/nxënies |
Java 1, 30 minutat e fundit | ||
30‘ | Mësimdhënësja informon për projektin hulumtues «Ditët e kremtimeve dhe festave në Turqi dhe në Zvicër». Ajo thekson përparësinë e burimeve të dy gjuhëve dhe kulturave. Mësimdhënësja shpjegon detyrat për kërkimin në internet që janë për t’u bërë për javën tjetër dhe thotë saktësisht se çfarë duhet të sjellin nxënësit herën tjetër. (Informacione, fotografi etj. për secilën nga ditët e kremtimeve dhe festave turke dhe zvicerane). Detyrat do të dorëzohen me shkrim në bazë të tri niveleve përkatëse. Sqarim i pyetjeve dhe çështjeve organizative (ndërtimi i grupeve dyshe, qasja e kompjuterave, strategji të kërkimit në internet etj.) |
|
Koha midis javës 1 dhe 2 | ||
30‘ | Nxënësit kërkojnë në internet sipas detyrave në mënyrë individuale ose në grupe dyshe rreth ditëve të festave dhe kremtimeve turke dhe zvicerane. |
|
Java 2, leksion i dyfishtë | ||
15‘ | Nxënësit informojnë rreth kërkimeve të tyre: çfarë shkoi mirë, ku pati probleme, çfarë duhet bërë tjetër? Reagimet e para të ndërsjella dhe udhëzime/këshilla të të mësuarit. |
|
15‘ | Detyrat:
a) Të përgatiten informacionet e mbledhura rreth ditëve të kremtimeve dhe festave turke dhe zvicerane për një prezantim të shkurtër (referat rreth 5 minutash, me pllakat A3 ose A2 me figura dhe tekst)). b) plus të përgatitet një fletë pune ose pyetësor me 3–4 pyetje ose detyra. Të diskutohet së bashku se cilat kritere duhet të përmbushë referimi dhe fleta e punës (kërkesa të ndryshme sipas moshës specifike). |
|
50‘ | Punë me përgatitjet/detyrat e prezantimit dhe të fletëve të punës. Mësimdhënësja ndihmon, këshillon dhe është e gatshme nëse nevojiten informacione të tjera. |
|
15‘ | Diskutim/sqarim i pyetjeve rreth prezantimit të javës tjetër, risqarim i detyrave dhe kritereve, sipas të cilave do të vlerësohen prezantimet. |
|
Koha midis javës 2 dhe 3 | ||
30‘ | Përfundim i prezantimeve (duke përfshirë pllakatin dhe fletën e punës). | Punë individuale. |
Java 3, leksion i dyfishtë | ||
10‘ | Hyrje e shkurtër: ripërmbledhje e kritereve për prezantimet, sqarim i pyetjeve të fundit. |
|
60‘ | Prezantimet, secila nga 5 minuta, plus afërsisht 5 minuta për pyetje dhe fletën e punës ose pyetësorin. Pas secilit prezantim, diskutim/vlerësim i shkurtër në lidhje me kriteret e vendosura më përpara. Nëse ka pak kohë në dispozicion, disa nga prezantimet do të mbahen në fillim të javës tjetër. |
|
20‘ | Diskutimi përfundimtar: Të përbashkëtat dhe ndryshimet (sipas llojit, edhe mënyrën sesi festohen) ditët e festave dhe kremtimeve në Turqi dhe në Zvicër. Rishikim i «projektit hulumtues». Vlerësim, si iu duk nxënësve. |
|