«Mësim i mirë» nga këndvështrimi i nxënësve të MGJP-së.

Përfundimet e një pyetësori të shkurtër. Sipas anketimeve të klasave të MGJP-së së Sakine Koç, Dragana Dimitrijevic´, Valeria Bovina, Nexhmije Mehmetaj dhe të Nexhat Maloku dhe të vlerësuara nga Basil Schader.

Si diçka plotësuese e orientuar nga praktika për pjesën A të këtij kapitulli dhe si një propozim nga vetë autori, Prof. Helmke, në pesë klasa MGJP-je në Zvicër u ndërmor një pyetësor i shkurtër dhe krejtësisht joformal. Qëllimi ishte krahasimi i mënyrës së këndvështrimit të orientuar nga hulumtimi dhe shkenca i pjesës A, me këndvështrimet e nxënësve të përfshirë në mënyrë direkte. Nga perspektiva e tyre, kur është një «mësues i mirë», cilat janë për ta disa tipare për një mësim të mirë?

Në anketim nuk mund të ketë pretendime rreth përfaqësimit ose vetëm rreth solidaritetit shkencor lidhur me hollësitë e anketimit dhe të përbërjes së provës rastësore, si edhe përfundimet e dala nuk mund të tregojnë më shumë se një përshkrim të gjendjes.

Shkurtimisht rreth formulimit të anketimit. Për fat të keq, mësuesve të përkthimit iu dha në javët sfilitëse para pushimeve verore 2014 porosia apo lutja, për të plotësuar në klasat e tyre të MGJP-së (ose në një klasë çfarëdo) në formën e një modeli të shtypur me kompjuter, detyra e mëposhtme (e dhënë gjithashtu edhe mosha e gjinia):

«Plotësoni pjesën tjetër të fjalive të filluara:


  • Një mësues i mire është për mua …

  • Mësimi është i mirë për mua kur …

  • Për nocionit ‹mësues› më vjen ndërmend …»

Katër klasa me gjithsej 76 nxënës plotësuan anketimin në lidhje me mësuesit dhe mësimin, një klasë tjetër modifikoi vetë pyetësorin duke listuar përgjigje për pyetjen «Cilat janë kriteret për një mësim të mirë?».

Anketim me tri fillime fjalish (shih më sipër, katër klasa) Mosha e ulët
(8–9 vjeç)
Mosha e mesme
(10–12 vjeç)
Mosha e lartë
(13–15 vjeç)
Totali
f m f m f m
MGJP-ja turke Kantoni i Cyrihut (S. Koç) 7 3 3 1 0 0 14
MGJP-ja serbe Kantoni i Aargaut (D. Dimitrijevic´ ) 4 0 3 3 7 1 18
MGJP-ja italiane Kantoni i Cyrihut (V.Bovina) 0 0 6 5 0 0 11
MGJP-ja shqiptare Kantoni i Juras (N.Mehmetaj) 4 0 10 7 10 2 33
Totali 15 3 22 16 17 3 76

29 fletët shtesë me përgjigje rreth pyetjeve lidhur me kriteret për një proces mësimor të mirë të MGJP-së, janë nga dy klasat e MGJP-së së Nexhat Malokut në Cyrih (vetëm mosha e ulët dhe e mesme). Për fat të keq, këtu mungojnë të dhënat rreth moshës dhe gjinisë.

Në listimet e mëposhtme të rezultateve të spikatura do të shtjellojmë së pari vetëm 76 anketime me fillimet e fjalive të plotësuara. Për grupimin e për- gjigjeve u bënë selektime induktive (p.sh. «emërtime rreth qëndrimeve pedagogjike») si dhe nënkategori (p.sh. «është gazmore», «bën shaka»). Krahasime sistematike sipas grupmoshave, gjinive ose grupimeve gjuhësore nuk mundësohen përkundrejt të dhënave të pamjaftueshme.

«Një mësues i mirë për mua është dikush që më ndihmon»

(Milos, 10 vjeç.)

Përgjigjet rreth impulsit: «Një mësues i mire është për mua.» ndahen në tri grupe të mëdha:

Numri i
emërtimeve
Emërtime të përgjithshme të cilësive të karakterit («i sjellshëm», «i qeshur»,
«i mirë»):
26
(17f / 9m)
Emërtime rreth qëndrimeve pedagogjike (Me nëntë nënkategori) 76
(54f / 22m)
Emërtime rreth aftësive didaktike dhe profesionale (tri nënkategori) 40
(30f / 10m)

Rreth karakterizimit të një mësuesi të mirë u përdorën shumë shpesh (29 herë) moria e cilësive si «i gat-shëm për ndihmë, përkrahës, i duruar.» Në radhë të dytë radhiten cilësi të përgjithshme të karaktereve («i sjellshëm» etj, 26 emërtime). Pothuajse me të njëjtën shpeshtësi (25 herë) u përdor aftësia didaktiko-profesionale «na sjell diçka (gjatë mësimit)»; e ndjekur nga «shpjegon qartë, ndihmon» dhe «është e rreptë, por mund të jetë edhe gazmore», si dhe «nuk fyen dhe nuk ulërin» (nga 10 herë).

Radhitja e mësipërme vlen për të gjitha grupet, brenda të cilave mund të ketë edhe ndryshime të vogla (p.sh. tek nxënësit turq dhe serbë cilësitë e për- gjithshme të karakterit zënë vend të parë dhe cilësia «i gatshëm për ndihmë» në vend të dytë).

«Një mësim i mirë është kur mësojmë diçka të re» / «… kur unë arrij ta kuptoj»

(Simona, 10 vjeç.; Rodolfo, 11 vjeç.)

Përgjigjet rreth fillimeve të fjalive, pra impulseve: «Një mësim është i mirë për mua kur …» u ndanë në pesë kategori ose kritere me 0–4 nënkategori:

Numri i
emërtimeve
Kriteri i efektshmërisë së të mësuarit («kur unë mësoj diçka të re») 35
(30f / 5m)
Kriteri i aspektit metodiko-didaktik (me katër nënkategori) 35
(27f / 8m)
Kriteri i klimës mësimore/në klasë (dy nënkategori) 17
(12f / 5m)
Kriteri i aspekteve pedagogjike* (dy nënkategori) 13
(9f / 4m)
Kriteri i aspekteve sociale (të takosh shokë, pushim etj) 6
(3f / 3m)

*) Tek kriteri «aspekte pedagogjike» do të hasni shpesh emërtime të ngjashme si tek impulsi «Një mësues i mire është dikush …»

Dallim të theksuar shohim tek shpeshtësia (35 herë) e efektshmërisë së të mësuarit («që të mësoj diçka [të re]»), kur bëhet fjalë për të karakterizuar një proces mësimor të mirë. Me emërtime më të pakta e lehtësisht të dukshme (nga 13) janë «kur është interesante/cool» dhe «kur ia kalojmë mirë», «kur unë ndihem mirë», «kur atmosfera është e mirë». Në vend të tretë vjen emërtimi «kur luajmë lojëra»; nga 10 prej këtyre emërtimeve, 8 u ranë fëmijëve të moshës së ulët. Vendin e katërt me 8 emërtime e zë aspekti pedagogjik «kur mësuesi shpjegon mirë çdo gjë» dhe kriteri «mësim i larmishëm».

Edhe këtu kemi ndryshime jo shumë të rëndësishme ndërmjet grupimeve të gjuhëve; kështu tek nxënësit turq kriteri «mësim i larmishëm» dhe «të bërët lojëra» është në vend të parë, dhe efektshmëria në të mësuar në vend të dytë.

«Ajo duhet të jetë shembullore, pra të mos bëjë gjëra të papërshtatshme [qesharake]»

(Demet, 11 vjeç.)

Me impulsin «për nocionin ‹mësues› ose ‹didaktik› më vjen ndërmend …» përgjigjet ishin më pak të boll- shme krahasuar me dy impulset e para. Emërtimet u radhitën me nga katër kategori me 1–5 nënndarje:

Numri i
emërtimeve
Aspekte të karakterit të mësimdhënësve (tri nënkategori) 19
(13f / 6m)
Asociacione rreth qëndrimeve pedagogjike të mësim- dhënësve 4
(2f / 2m)
Aspekte metodiko-didaktike të lidhura me profesionin (dy nënkategori) 17
(12f / 5m)
Asociacione të ndryshme (pesë nënkategori) 53
(38f / 15m)

Asociacioni më i shpeshtë për mësues është jo shumë i përputhshëm: «Shkollë, të mësuarit, ndryshe lëndë shkollore» (24 herë), i ndjekur nga «detyra, teste, kontrolle, nota» (23 herë) dhe «dikush që mund të na sjellë diçka» (17 herë). Mjaft interesant është fakti se tek kategoria «aspekte të karakterit» 12 nga 19 emërtime («idhull», «respekt» etj.) janë nga grupi shqiptar i kantonit të Jura-s. Kjo na sjell ndërmend një shprehje të 17-vjeçarit të quajtur Behar nga Suedia, i cili deri në moshën 10-vjeçare jetoi në Kosovë ku dhe shkoi në shkollë:«Në Kosovë ka më shumë disiplinë, sepse atje ka respekt për mësuesin. Këtu në Suedi ka shumë nxënës të shkolluar që bëjnë sikur dinë gjithçka. (…)». Për të nxjerrë përfundime më të detajuara e më të specifikuara kulturore rreth nocionit të respektit ka kërkesa themelore më të plota.

«Një ekskursion me klasën në Europapark! Kamping me çadra!!»

(Nxënësit e MGJP-së shqiptare)

29 fletët me përgjigjet rreth pyetjeve mbi kriteret për një mësim të mirë të MGJP-së (të plotësuara nga nxënës të moshës së mesme dhe të lartë) të krahasuara me pyetësorët e referuar më lart janë të fokusuara mjaft dukshëm tek aspektet metodiko-didaktike. Interesant mbetet fakti se si mësimi dhe forma të të mësuarit me të cilat nxënësit janë mësuar tashmë në mësimin e rregullt, huazohen nga MGJP-ja. Kështu nxënësit kërkojnë më shumë lojëra rreth të mësuarit zbavitës, më shumë punë në grupe, më shumë referate (në grup), punë në formën e teatrit shko- llor, më pak monokulturë didaktike («të mos bëhen gjithmonë të njëjtat gjëra [përkatësisht: të lexohet teksti dhe t’u përgjigjen pyetjeve rreth tij]»), leksione interesante, ekskursione, aktivitet me mësuesit, vizita në muze, punë në kompjuter, të shihen filma së ba- shku. Krahas këtyre, pika të ngjashme në pyetësorin e mësipërm ishin: Mësuesi duhet të ndihmojë/të përkrahë/t’i kushtojë më shumë kohë nxënësit/të jetë i rreptë/të bëjë më shumë provime etj.

Mësuesi i klasave në fjalë, një pedagog i njohur, angazhuar dhe me vlera arrin në përfundimin se, nxënësit vërtet duhet dhe mund të përfshihen më shumë në organizim, por kjo të bëhet me program jo të zgjeruar me dy orë në javë, pasi mësimi në shumë klasa thjesht nuk i lejon dëshirat e shumta.


Tabela e pëmbajtjes