Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë
Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes: Nxitje didaktike 2
Kush nuk mund të lexojë në gjuhën e vet të parë, nuk ka qasje në kulturën e vet të shkruar. Për fëmijët në emigrim, leximi në gjuhën e tyre amtare është veçanërisht i rëndësishëm. Prindërit mund të ngjallin gëzimin në të lexuar nëpërmjet të leximit të rregullt para fëmijëve të tyre. Studimet kanë treguar se fëmijët që lexojnë herët dhe shumë, edhe mësojnë më lehtë.
Se si mësuesit/-et e mësimit në gjuhën e prejardhjes mund të zbulojnë të lexuarit, do të paraqitet në tekstin “Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë”. Në fillim, nëpërmjet të një vështrimi të përgjithshëm, do të paraqiten parimet më të rëndësishme didaktike. Të 30 shembujt mësimorë tregojnë se si fëmijët, për shembull, mund të motivohen për të lexuar nëpërmjet të lojërave ose vizitave në bibliotekë. Ushtrime të shumta i ndihmojnë fëmijët që të mësojnë të lexojnë më mirë dhe më shpejt.
Tabela e pëmbajtjes
- Parathënie për serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes»
- Hyrje
- I. Pjesa I: Përkrahja e të lexuarit
- 1. Të lexosh para të tjerëve si ritual
- 2. Të hapet një bibliotekë e vogël në gjuhën e parë
- 3. Huazimi i librave tek institucionet si «Bibliomedia»
- 4. Vizita në bibliotekë
- 5. Libra-domino
- 6. Fjalitë e para
- 7. Të ngriten hipotezat
- 8. Libra në qese të mrekullueshme
- 9. Sekuenca të lira leximi (lexim individual)
- 10. Leximi para të tjerëve dhe incizimi i zërit për të tjerët
- 11. Leximi në grup ose me tërë klasën
- 12. Kush e zbulon librin tim?
- 13. Peri i gjëegjëzës
- 14. Pyetjet për librat të përpunohen
- 15. Të modelohet pllakat-reklamë për një libër
- 16. «Book-Slam» (për kuptimin shiko te «Vërejtje»)
- 17. «Book-Dating» (për kuptimin shiko tek «Vërejtje»
- 18. Leximi para të tjerëve: Të vlerësosh vetveten
- 19. Të rishihet të lexuarit personal
- II. Pjesa II: Ushtrimi në të lexuar
- III. Pjesa III: Arsimimi letraro-kulturor
- 5. Literatura e përdorur