Ka përplot forma se si mund të përkrahet të kuptuarit letrar në mësim.


Propozime mësimore 28–30

Një qëllim i rëndësishëm i mësimit në gjuhën e prejardhjes është që nxënësit/et ta përjetojnë bukurinë e gjuhës së tyre të prejardhjes, të futen në larminë kulturore të vendit të tyre dhe ta pasurojnë thesarin e tyre ditunor, duke njohur nga afër dëshmitë letrare të kulturës së tyre të origjinës – përrallat, tregimet, rrëfimet, poezitë etj. Çdo vend, çdo kulturë ka tregime të veçanta, ka thesare të pasura legjendash, përrallash dhe tregimesh tradicionale.

Në mënyrë që nxënësit/et vërtet të mund të përfytyrojnë përmbajtjen e këtyre teksteve, shumë prej tyre, megjithatë, kanë nevojë për ndihmë. Kjo vlen veçanërisht për dy grupet e nxënësve/eve: për ata nga familjet më pak të arsimuara, të cilët në shtëpi nuk kanë asnjë qasje në literaturën e kulturës së tyre të prejardhjes, dhe për ata, për të cilët vendi i tyre i prej- ardhjes nuk është mjaft i njohur, për shkak se ata më të shumtën i kalojnë pushimet e tyre atje. Shpesh, megjithatë, jo vetëm vendet e veprimit janë të panjohura, por edhe personazhet dhe marrëdhëniet e tyre (Legjenda me figurën e Rozafës është e njohur për çdo fëmijë në Shqipëri, por jo në emigracionin shqiptar). Përveç kësaj, në vendet e prejardhjes shpesh dalin në pah vlera të tjera nga ato në vendin e mërgimit dhe letërsia e atjeshme njihet pjesërisht në norma të tjera, tradita, role gjinore, rituale dhe sjellje. Edhe kjo mund të çojë tek problemet dhe irritimet.

Më poshtë, me anë të shembujve do të paraqitet se si mësimdhënësit në MGJP nxënësve/eve të tyre ua mundësojnë përvojat letrare d.m.th. me tekste krijuese gjuhësore dhe si mund të ushtrohet të kuptuarit letrar të teksteve me detyra të ndryshme.

28. Të dëgjuarit

  Rrjedha: Variante me qasje në platformën e internetit www.lyrikline.org: Mësuesi paraqet faqen e internetit. Më pas, formohen grupe dyshe. Ata duhet të kërkojnë në platformën e internetit një poezi lirike në gjuhën e tyre të …

Lexoni më shumë

29. Personazhet e librave

Rrjedha: Gjatë ose pas leximit të një tregimi apo një libri (edhe libër për lexim para të tjerëve-ose libër i ilustruar) N krijojnë një portret apo një profil të karakterit kryesor ose të disa figurave. …

Lexoni më shumë

30. Të prezantohet një vend përmes ilustrimeve

Rrjedha: M e lexon tregimin para N. Kjo mund të bëhet me tërë klasën, në qoftë se tregimi është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, ose me tregime të ndryshme të veçanta sipas moshave. Në …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes