Rrjedha:

  • M e lexon tregimin para N. Kjo mund të bëhet me tërë klasën, në qoftë se tregimi është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, ose me tregime të ndryshme të veçanta sipas moshave.
  • Në bashkësinë e klasës (ose në grupmoshën gjegjësisht nivelin) do të ritregohet përmbajtja dhe do të sqarohen pyetjet rreth të kuptuarit. Tek tekstet komplekse mund të jepet paraprakisht një kopje në mënyrë që N të mund ta radhitin edhe një herë përmbajtjen për veten e tyre.
  • N i mbyllin sytë, ata duhet të përfytyrojnë një vend të rëndësishëm të ngjarjes si në një film. Në këtë përfytyrim mund të ndihmojnë pyetjet vijuese si (këtu në bazë të një dhome, e cila përmendet në tregimin e rrëfyer):
    • A ka ndonjë dritare?
    • Ku është dera?
    • Çfarë mobiljesh ka aty?
    • A është dhoma e errët, a është drita e ndezur apo hyn drita nga jashtë?
    • A ka fotografi në mure?
    • Si ndihesh ti kur je në këtë dhomë; pse?
  • Pas disa minutash, kur të gjithë N do të duhej t‘i kishin krijuar përfytyrimet e brendshme, e vizatojnë një plan të dhomës ose shkruajnë se si e përfytyrojnë këtë, ose se si ata do të ndjehen në këtë dhomë.
  • Pastaj ata kërkojnë një partner apo një partnere, i diskutojnë rezultatet e tyre dhe u jepet përsëri pak kohë për të rishikuar punën e tyre, nëse është e nevojshme (p.sh. sqarimi i disa paqartësive).
  • Së fundmi, tekstet dhe vizatimet krahasohen dhe diskutohen në klasë.

Variantet:

  • Ushtrimi do të duhej të përsëritet disa herë.
  • Ky ushtrim mund të zhvillohet edhe në përshtatje me disponimet dhe ndjenjat ose njerëzit (në vend se vetëm në një mjedis).

Tabela e pëmbajtjes