Rrjedha:
- Oferta, të cilën e ka institucioni përkatës për gjuhën e vet të parë, do të shikohet dhe diskutohet bashkërisht. Do të bëhet përzgjedhja dhe do të jepet porosia.
- Pas pranimit të librave N mund t‘i marrin ata në shtëpi për t‘i lexuar. Gjatë 4–6 javëve do të rezervohen nga 15–30 minuta në MGJP, gjatë të cilave N do të do të shkëmbejnë përvojat e tyre të leximit dhe do të japin rekomandimet.
- Do të përcaktohen dy N që do të marrin kontrollin dhe do të kujdesen që të gjithë librat e huazuar do të kthehen në gjendje të mirë dhe të pastër.
Vërejtje:
- Gjatë kërkimit për institucione të përshtatshme, mund të ndihmojnë bibliotekari vendor / bibliotekarja vendore ose mësimdhënësi kompetent në shkollë.
- Informacionet mbi vjegzat në institucionet e ndryshme në Gjermani, Austri, Suedi dhe Zvicër mund të gjendet në hyrje të Kap. 4d, «Huazimi i librave dhe informacione mbi institucionet e veçanta vendore.»