Rrjedha:

  • Projekti fillon si një projekt i përbashkët: Ne duam të krijojmë një bibliotekë të vogël me një shumëllojshmëri të gjerë tekstesh (libra, libra me fotografi, libra reference etj) në gjuhën tonë. Duhet të sqarohet: Kush mund të sjellë diçka? Ku duhet të ruhen librat dhe tekstet e tjera (ka ndoshta një dollap në shkollë ose një raft në bibliotekën e shkollës për këtë)? Si duhet të funksionojë huazimi?
  • N sjellin nga shtëpia materiale të ndryshme për lexim dhe i paraqesin ato para klasës. Më pas, të gjithë titujt do të renditen (p.sh. në formën e një tabele të thjeshtë huazimi) dhe, nëse është e mundshme, vendosen në një raft.
  • N mund t‘i japin njëri-tjetrit në mënyrë të ndërsjelltë këshilla për lexim dhe të huazojnë libra dhe revista. Për këtë mund të parashikohen çdo javë 10 minuta. Në tabelën e huazimit do të shënohet kush dhe çfarë libri merr. Do të përcaktohen p.sh. dy N për një tremujor, të cilët do të marrin përsipër kontrollin dhe janë përgjegjës për të siguruar që të gjithë librat e huazuar do të kthehen në gjendje të mirë.

Vërejtje:

  • Ashtu siç është theksuar në hyrje, tek kapitulli 4d N mund të inkurajohen që të sjellin tekste kur të shkojnë për pushimet e gjata në atdhe (për ta financuar këtë, ndoshta, mund të organizohet paraprakisht një pazar në kuadër të një tubimi të prindërve, që të grumbullohen pak të holla).
  • Është e rëndësishme që, në bibliotekën e vogël të MGJP, të gjenden lektyra për të gjitha grupmoshat, ndonjë enciklopedi për fëmijë dhe të rinj dhe një fjalor.
  • Biblioteka mund të përfshijë edhe libra audio, qoftë të blerë apo të bërë vetë (krahaso këtu propozimin e mësimit 1 dhe 10).

Tabela e pëmbajtjes