Rrjedha:

Sekuenca e lirë në të lexuar zgjat 20–30 minuta; ajo mund të përmblidhet nëpërmjet një bisede në klasë, në të cilën të gjithë N ose secili veç e veç flasin për librin e tyre, shtrojnë pyetje ose japin rekomandime.


Udhëzimi:

  • Sekuencat e lira në të lexuar duhet të praktikohen rregullisht. Rrethana të mira ofrojnë në MGJP ato sekuenca gjatë të cilave M punon me grupet e moshave të tjera.
  • Në sekuencat e lira në të lexuar N mund të përcaktojnë vetë, se çfarë duan të lexojnë. Ata mund të tërhiqen në një pjesë të klasës dhe duhet të mos bëjnë asgjë tjetër pos të lexojnë.
  • Në mënyrë që koha për lexim të lirë të shfrytëzohet me frytshmëri, N duhet të mësohen se si të bëjnë një plan leximi dhe pastaj si të udhëheqin një protokoll leximi, i cili mund të shërbejë eventualisht edhe në rast të një bisede që ndodh për leximin e tyre individual. Për të dy pikat gjenden shembuj konkretë tek propozimi mësimor nr. 11.
  • Tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilët nuk janë mësuar që për 20 minuta të bëjnë një punë të qetë për vete dhe që ende nuk e kanë gjetur rrugën për t‘u thelluar qetësisht në libra, është mirë që edhe këto sekuenca të lira të të lexuarit të strukturohen qartë për ta. Së paku në fillim janë të rëndësishme porosi dhe udhëzime të qarta. Këtu parashihet që gjatë këtyre sekuencave të mos ketë zhurma dhe shpërqëndrim, që N kohën e tyre për lexim ta planifikojnë paraprakisht dhe, pas sekuencës së lirë të leximit, të japin llogari se çfarë dhe sa kanë lexuar gjatë kësaj kohe.
  • Një plotësim dhe shumëllojshmëri për sekuencat e lira në të lexuar është të lexuarit në grupe ose në bashkësinë e klasës, shiko më poshtë nr. 11.


Tabela e pëmbajtjes