Rrjedha:
- Së pari, duhet që M me N të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë e bën «të bukur» dhe shprehës të lexuarit para të tjerëve. Kjo mund, për shembull, të bëhet nga M, i cili e lexon së pari një tekst të shkurtër keq (mërzi- tshëm, me zë të ulët, monoton dhe jo qartë) dhe pastaj e lexon mirë: Cilat ishin dallimet, nga vjen kjo? Kriteret do të shënohen në dërrasën e zezë.
- Pastaj N marrin tekste vetëm, në çifte ose në treshe, po edhe mund ta zgjedhin vetë tekstin. Ata ushtrojnë që ta lexojnë para të tjerëve në mënyrë shprehëse (në formë artistike). Në varësi të tekstit ata mund të lexojnë sipas roleve ose të ndërrohen pas një pjese leximi.
- Nëse të lexuarit para të tjerëve në një farë mase shkon mirë, do të krijohet një dokument i incizuar. Regjistrimi mund të bëhet nëpërmjet telefonit, kompjuterit, regjistruesit të zërit apo magnetofonit. E rëndësishme: M duhet patjetër të ketë kujdes që të arrihet një cilësi e mirë regjistrimi (të bëhen më parë regjistrime provuese!).
- Dokumentet e përfunduara të regjistrimit mund t‘i paraqiten klasës. Këto regjistrime mund dhe duhet gjithashtu të merren si huazim për në shtëpi ose për sekuenca të lira leximi. Skedarë elektronikë (MP3) ose CD mund tu vihen sigurisht në shfrytëzim personave ose klasave të tjera.
Vërejtje:
- E rëndësishme: Nuk do të duhej të lexohet para të tjerëve, pa e ushtruar të lexuarit më parë. Të ushtruarit mund të jetë i mirë edhe si detyrë shtëpie nëse N e dinë paraprakisht se çfarë duhet të kenë parasysh tek të lexuarit e bukur para të tjerëve.
- Veçanërisht të përshtatshme janë njësi më të vogla të tekstit (tregime të shkurtra, gazmore, episode, poezi, dialogje). Është gjithashtu e mundshme që të incizohet një libër i tërë (të jetë mjaft i shkurtër), krahaso këtu propozimin mësimor 1.
- Regjistrimet mund të bëhen sigurisht edhe të shoqëruara me tinguj, muzikë etj.; e deri te krijimi i lojërave të vogla dëgjimore. Kjo sigurisht edhe mund ta tejkalojë buxhetin e MGJP, prandaj duhet që ndoshta, të paktën një pjesë e kësaj pune, të bëhet si detyrë shtëpie.
- Që në fillim N duhet ta dinë se po krijohet një produkt i përshtatshëm (CD, koleksion i audiofile etj). Dizajni i produktit (mbështjellësi i CD) dhe prezantimi i tij në internet apo në ndonjë mbledhje me prindërit, mund të jenë elemente të tjera të këtij projekti.
- Projekti është i përshtatshëm për të punuar me mësuesit e klasës së rregullt. Për shembull, mund të krijohen regjistrimet audio dygjuhëshe ose shumëgjuhësore.
- Natyrisht, mund të lexohet drejtpërdrejt para të tjerëve ndonjë tekst i klasës.