Pasqyra e mëposhtme bazohet në çështjet kryesore të cilat rezultojnë në raport me temën tonë e me që-
llim të një mësimi bashkëkohor. Për secilën çështje, në kolonën e djathtë do të gjeni udhëzime për 17 propozimet mësimore, të cilat mund të jenë veçanërisht të dobishme këtu.

  • Si mundemi ne si mësues/e që në vend të gjykimeve normative dhe pikëpamjeve, të kemi një qëndrim të hapur respektivisht të çiltër dhe të barasvlershëm ndaj të dy varieteteve?
– Hyrja, para së gjithash te kap. 3–7
  • Si mund t‘ua bëjmë të qartë nxënësve/-eve që të dyja varietetet janë të barasvlershme, por që janë funksionale dhe të rëndësishme në kontekste të ndryshme komunikuese (respektivisht se ato janë të barasvlershme pikërisht për shkak se janë funksionale dhe të rëndësishme në kontekste të ndryshme komunikuese)?
– 1.1–1.3
– 2.2
– 3.2
– 4.1–4.3
  • Si mund të zgjohet dhe përforcohet vetëdija e nxënësve për varietetet respektivisht dialektet/të folmet dialektore – për gjuhën standarde?
– 2.1, 2.2
– 3.1, 3.2
  • Si mund t‘i përkrahim nxënësit/et tek orientimi mes këtyre dy varieteteve dhe tek përdorimi i tyre sipas situatës?
– 1.1–1.3
– 2.2
–3.1–3.2
  • Si mund t‘i përkrahim nxënësit/et që të ndërtojnë dhe zgjerojnë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre për aspekte të ndryshme të temës dialektet/standardi (fama, ndryshimi gjuhësor, mediumet e reja, etj.)?
– 3.3
– 4.1–4.4
  • Si mund t‘i bëjmë nxënësit/et të vetëdijshëm për atë se çfarë duhet të mësojnë në mënyrë më të thelluar nga gjuha standarde dhe drejtshkrimi i saj?
– 1.4–1.5
  • Si mund t‘i iniciojmë të gjitha këto procese mësimore në mënyrë bashkëkohore dhe të orientuar drejt nxënësve/-eve, që të udhëhiqen nga parimet e të nxënit veprues, zbulues dhe reflektues? Si mund t‘i integrojmë edhe elementet e të mësuarit muzikor-krijues, të mësuarit nëpërmjet të lojës dhe të mësuarit me shumë ëndje?
– 1.1–1.4
– 3.1–3.3
– 4.1–4.4
– 1.2, 2.2–2.5 (kreativ)


Tabela e pëmbajtjes