Në shumë gjuhë bashkëjetojnë njëra pranë tjetrës forma të ndryshme, gjegjësisht varietete: në njërën anë gjuha flitet në dialekte ose të folme dialektore të ndryshme regjionale, në anën tjetër për një fushë të tërë gjuhësore është e vlefshme gjuha letrare ose standarde. Për regjionet përkatëse nga kjo krijohet një situatë e dygjuhësisë (rreth terminologjisë shih më poshtë).

Varësisht nga gjuha dhe regjioni, të dy varietetet (respektivisht variantet ose format) gëzojnë famë të ndryshme: dialektet shihen shpesh si diçka e dorës së dytë dhe, për më tepër, të folurit në dialekt perceptohet si shenjë e arsimimit dhe kulturës së pamjaftueshme. Në vende të tjera (si p.sh., në Zvicrën gjermanishtfolëse) dialektet gëzojnë prestigj të lartë; këtu edhe akademikët komunikojnë natyrshëm në dialekt. Në kontekst të regjionalizimit dialektet dhe dialektet lokale fitojnë në prestigj, si në Kosovë (dialekti gegë i shqipes) ose në Gjermani, ku flitet për një lloj ‚renesance të dialekteve‘. Kjo korrespondon edhe me faktin se në mediet e reja (SMS, chats, e-mail, facebook etj.) para së gjithash tek të rinjtë, dialekti përdoret gjithnjë e më shumë, si në komunikimin joformal ashtu edhe me shkrim.


Tabela e pëmbajtjes