Vërejtje paraprake

  • Për një thellim përmbajtjesor të bisedës hyrëse janë të përshtatshme veçanërisht propozimet mësimore 1.2 dhe 1.3; për nxënësit me njohuri më të përparuara gjuhësore edhe 4.1–4.4

Rrjedha:

  • Në fillim të mësimit mësuesi/-ja i përshëndet nxënësit/-et në dialektin sa më të veçantë dhe më të gjerë të mundshëm dhe i shton edhe disa fjali për të njëjtën gjë. Pastaj i përsërit të njëjtat edhe në gjuhën standarde. Kjo sekuencë duhet të jetë e gjallë dhe zbavitëse sa më shumë që të jetë e mundur.
  • Pyetje/Nxitje: «Thoni se çfarë keni vënë re gjatë dëgjimit! Si mund t‘i quajmë të dy format gjuhësore që kam përdorur? Të bëhet një hyrje në termin ‚gjuhë standarde‘ (term më i mirë se ‚gjuha e nivelit të lartë‘). Nocionet ‚dialekti/e folmja dialektore‘ dhe ‚gjuha standarde‘ të shënohen në tabelë.

Nxitje për diskutim të mëtejshëm (mos shtroni pyetje të mbyllura!)

  • Identifikoni situatat tipike në të cilat përdoren dhe përshtaten njëra ose të dyja format! (gjuha standarde për shembull, për lajmet televizive, librat dhe gazetat, me shkrim; dialekti në shtëpi dhe me shokë/shoqe).
  • Kush mund të thotë diçka në dialekt dhe në gjuhën standarde? Provoni! Cili variant është më i njohur për ju; pse?
  • Si është kjo në gjuhën e vendit ku jetojmë tani (në gjermanisht për shembull)? Thoni!
  • A ekziston në gjuhën tonë vetëm një dialekt/një e folme dialektore? Të mblidhen shembuj të fjalëve në dialekte të ndryshme. Si është kjo në vendin ku jetojmë tani?
  • A ekzistojnë edhe forma të ndryshme të gjuhës sonë standarde? Pse jo?
  • Cili është kuptimi dhe përdorimi i variantit standard, të cilin pothuajse e kanë të gjitha gjuhët?
  • Pse kryesisht e mësojmë gjuhën standarde në mësimin e gjuhës shqipe? Përse është e rëndësishme kjo? (Thellim në propozimin e mësimit 4.1.)

Thellimet (shih gjithashtu propozimet mësimore 1.2, 1.3, 4.1–4.3)

  • Diskutoni në grupe dyshe apo treshe se cilat do të ishin pasojat nëse nuk do të kishim një gjuhë standarde të përbashkët. Cilat probleme mund të lindin nga kjo, çfarë mund të ndodhte? (Prej klasës së katërt gjithashtu është e mundur edhe në formë të shkruar ose si pllakat.)

Detyrat për javën e ardhshme (të theksoni se rezultatet janë të rëndësishme për mësimin e ardhshëm!)

  • Klasa 1–3 (ndoshta të gjitha klasat): Mblidhni me ndihmën e prindërve tuaj, gjyshërve, etj. fjalë në dialekte të ndryshme/të folme dialektore në gjuhën tonë; shkruajeni në letër dhe gjithashtu shkruajeni se në cilin dialekt/të folme dialektore është!
  • Klasa 4–5/6: Mblidhni nga dialektet e ndryshme sinonime (fjalë të ndryshme që kanë kuptim të njëjtë) dhe fjalë të përafërta për fjalët (në gjuhën standarde) vijuese: acar, kasolle, vajzë, djalë, veturë, mësoj, përzë, shikoj, qaj, vallëzoj. Sillni këto fjalë me vete; shënoni, nëse është e mundur, prej cilit dialekt vijnë.
  • Klasa 6/7–9: Sillni me vete regjistrime audio nga dialektet e ndryshme (disa fjalë ose fjali). Ndoshta do të gjeni diçka edhe në internet!

Tabela e pëmbajtjes