Rrjedha:

  • Në javën para kësaj sekuence, nxënësit/-et i kanë marrë detyrat e përshkruara si më sipër në 1.1 për mësimin e sotëm. Sot ata sjellin me vete rezultatet e këtyre detyrave; këto do të diskutohen si më poshtë:
  • Klasa 1–3 (ndoshta edhe nxënësit më të moshuar, detyra për sot: fjalët nga dialektet e ndryshme të mblidhen dhe të sillen të shkruara në skeda, nëse është e mundur me tregues të së folmes dialektore): Shënimet me fjalët e sjella të ngjiten në tabelë; të klasifikohen (p.sh., sipas dialektit të prejardhjes ose sipas kuptimit). Detyra: „Ju do të merrni letra me ngjyrë. T‘i preni ato në formën e petaleve. Shkruani në çdo petal njërën prej fjalëve tuaja. Priteni një rreth për qendrën e lules, si dhe një kërcell. Modeloni lule gjuhësore. Në rrethin e mesit është e shkruar ‚Gjuha jonë është e pasur‘, rreth saj i ngjitni petalet me fjalët e dialektit. „(Gjatë këtij aktiviteti, mësuesi/-ja punon me grupet e tjera.)
  • Klasa e 4–5/6-të., eventualisht deri në klasën e 9-të (detyra për sot: nga dialektet e ndryshme të mblidhen (të përshtatet specifika gjuhësore, shih më lart) sinonime për fjalët si ‚shkoj‘, ‚rrufë‘, ‚dhembje stomaku‘, ‚flas‘, ‚flutura‘ etj. Detyrë: «Renditni fjalët e sjella (të gjitha për ‚dhembjen e barkut‘ etj.), secila me të dhënat për dialektin e prejardhjes. Merrni një hartë të zonës sonë gjuhësore. Bëni flamuj të vegjël me gjilpëra me kokë dhe me ngjitës, në të cilët qëndrojnë fjalët. Vendosni flamujt në vendin e duhur në hartë!»
    Klasa e 6./7.–9-të. (Detyra për sot: Të sillen regjistrime të fjalëve në dialekte të ndryshme.) Detyra: «Përgatitni një prezantim të shkurtër të regjistrimeve tuaja; tregoni në hartë se prej nga e kanë prejardhjen; raportoni se si keni arritur t‘i bëni këto regjistrime!»
  • Përfundimi:
    Të tri grupmoshat paraqesin rezultatet e punës së tyre.

Tabela e pëmbajtjes