Shënime paraprake, çështje organizative:

  • Në këtë diskutim ‚gjuhësor-filozofik‘ në klasë, duhet të marrin pjesë të gjithë nxënësit dhe të kontribuojnë me idetë apo spekulimet e tyre. Në mënyrë që të rinjtë të mos bllokohen nga njohuritë e më të moshuarve, më së miri është që klasa të ndahet në tri grupe (nxënës të rinj, të mesëm, më të moshuar). Mësuesi/-ja ua ndan temën të gjithëve dhe ua jep disa pika të rëndësishme diskutimi (shih më poshtë), pastaj të tri grupet diskutojnë veç e veç. Më në fund secili grup do të paraqesë atë që ka përpunuar respektivisht krijuar. Është e mundshme që mësuesi/-ja të ulet me grupin e më të rinjve, por aty sillet sigurisht shumë i përmbajtur.
  • Detyrat për grupet mund të dallohen për nga niveli i kërkesës; po ashtu edhe kërkesat për prezantimin (prezantim i thjeshtë, modelim i një pllakati me ‚tezat‘).
  • Gjithashtu është e mundshme që nxënësit e nivelit të mesëm dhe të lartë t‘iu përgjigjen pyetjeve me shkrim dhe pastaj këto tekste të lexohen dhe diskutohen.
  • Referencat për gjendjen gjuhësore të vendit në të cilin jetojnë nxënësit, sigurisht janë të mundshme dhe të dobishme.

Rrjedha:

  • Mësuesi/-ja njofton: «Tema jonë sot është: Përse ka në gjuhën tonë dialekte/të folme dialektore të ndryshme dhe pse kemi përveç tyre edhe një gjuhë standarde? Ne duam të merremi me këto pyetje në tri grupe.» Tema shënohet në tabelë.
  • Detyra: «Diskutoni me rend pyetjet e mëposhtme!» (Pyetjet shkruhen në tabelë ose u dorëzohen si kopje):
    • Cilat mund të jenë arsyet se pse gjuha jonë, varësisht nga regjioni, flitet në dialekte/të folme të ndryshme dialektore?
    • Pse është ashtu që ne kemi një gjuhë standarde përveç dialekteve? Si ka ndodhur kjo; kush e ka ‚shpikur‘ dhe i ka përcaktuar rregullat e saj?
    • Cila është dobia dhe përparësia e gjuhës standarde?
    • A ka edhe vështirësi në raport me gjuhën standarde?
    • Cila është dobia dhe përparësia e dialekteve/të folmeve dialektore?
    • Çfarë mund të jetë problematike tek dialektet?
  • Detyra: «Shënoni idetë tuaja me disa fjalë kyçe, në mënyrë që më vonë t‘ua thoni nxënësve të tjerë supozimet tuaja.»
  • Në përfundim të tri grupet i prezantojnë dhe i diskutojnë rezultatet e tyre.
  • Produktive është gjithashtu edhe pyetja: «Cila është gjendja gjuhësore e vendit në të cilin jetoni tani? Çfarë dini ju për dialektet dhe gjuhën standarde në këtë vend?»

Thellimi (veçanërisht për klasat 7–9):

  • Si detyrë shtëpie u jepet nxënësve më të përparuar në aspektin gjuhësor që të informohen nëpërmjet të internetit rreth historisë së gjuhës sonë dhe që të përgatitin disa prezantime ose referime të shkurtra. Nxitje për këtë (të ndahen në disa grupe të ndryshme dyshe ose treshe):Histori gjuhe:
    • Kërkoni në internet ose në libra informacione mbi historinë e gjuhës sonë dhe shpërndarjen e saj në të kaluarën dhe sot; modeloni një prezantim të vogël!Kërkoni në internet ose libra shembuj të teksteve shumë të hershme (ose të para) në gjuhën tonë; modeloni një prezantim të vogël!Për gjuhën tonë standarde:Kërkoni në internet ose në libra informacione mbi historinë e gjuhës sonë standarde! Kur u përcaktua në formën e tanishme, cilat institucione/individë /instanca ishin të përfshira në këtë çështje, cilat ishin rregullat më të rëndësishme?
    • Informohuni: A ekziston një mekanizëm zyrtar rregullues për gramatikën e gjuhës sonë standarde? A është i rregulluar zyrtarisht edhe drejtshkrimi ynë, a ka një vepër referimi në stilin sikur Duden në gjermanisht?
    • Hulumtoni: Cilat uebfaqe (websites) në internet na japin informacione për çështjet gjuhësore dhe drejtshkrimore në lidhje me gjuhën tonë standarde; Ku mund të gjejmë informacione në lidhje me historinë dhe shpërndarjen e gjuhës dhe dialekteve tona? Bëni një listë të vjegëzave për to.

  • Prezantimi i rezultateve në formë të referateve të shkurtra (5–10 min.).

Tabela e pëmbajtjes