Strategji dhe teknika të të mësuarit
Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes: Nxitje didaktike 5
Fëmijët dhe të rinjtë duhet të gjenden shpejt dhe mirë në një bote që ndryshon me shpejtësi. Aftësia për të fituar njohuri në mënyrë të pavarur është thelbësore këtu. Për shkollën, kjo do të thotë që ajo duhet t’i japë në mënyrë aktive strategjitë dhe teknikat e të mësuarit. Me këtë ajo jep gjithashtu një kontribut për suksesin në shkollë.
Në broshurën “Strategji dhe teknika të të mësuarit” shpjegohen, nëpërmjet të një hyrjeje të shkurtër, se çfarë kuptimi kanë këto kompetenca për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe se si MGJP mund të ketë ndikim mbështetës. Kjo pasohet nga propozimet mësimore, në të cilat nxënësit/-et, ndër të tjera, mësojnë se si mund të mësohet në mënyrë efikase, si mund të shkruajnë përmbledhje të mira ose të krijojnë Mind-Maps (idetë-harta).
Programi 10-hapësh i ushtrimeve për të mësuarit e suksesshëm, mund të plotësohet në mënyrë individuale nga nxënësit dhe nxënëset. Aty p.sh., theksohet se gjumi i mjaftueshëm dhe lëvizja ose një vend i qetë i punës, janë veçanërisht të rëndësishëm për të mësuarit
Tabela e pëmbajtjes
- Parathënie për serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes»
- Hyrje
- Pjesa I: Strategjitë dhe teknikat mësimore për pjesët e fushave të ndryshme
- 1. Teknikat dhe strategjitë për të mësuarit në përgjithësi (M1–4)
- 2. Teknikat dhe strategjitë për përdorimin e mjeteve ndihmëse (fjalorët, leksikonët, librat, interneti) (M5–7)
- 3. Teknikat dhe strategjitë për të lexuarit (M8–10)
- 4. Teknikat dhe strategjitë për të shkruarit (M11–13)
- 5. Teknikat dhe strategjitë për përgatitjen e referateve dhe provimeve (M14–15)
- Pjesa II: Programi trajnues 10-hapësh për mësim të suksesshëm
- S1. Hapi 1: Gjumë dhe lëvizje të mjaftueshme
- S2. Hapi 2: Ushqim i shëndetshëm, mëngjes i pasur
- S3. Hapi 3: Vendi yt i punës në shtëpi
- S4. Hapi 4: Qetësia në vendin e punës
- S5. Hapi 5: Orari i qëndrueshëm i punës
- S6. Hapi 6: Planifikimi i punës: a) Bërja e planeve
- S7. Hapi 7: Planifikimi i punës: b) Vënia e qëllimeve dhe e nënqëllimeve/etapave
- S8. Hapi 8: Fillimi i punës
- S9. Hapi 9: Puna me përqendrim – por edhe me pushime
- S10. Hapi 10: Dhe, nëse ndonjëherë absolutisht nuk ke dëshirë ...