Këshillat për punë


M8

M8 (Një tekst të kuptohet saktësisht me teknikën e 5-hapëshit): Është me rëndësi që, së pari, me klasën të zhvillohet një bisedë mbi format e ndryshme të të lexuarit (njeriu mund të lexojë për të biseduar, për të kërkuar informacione me qëllim të caktuar, për të fituar një vështrim të përgjith- shëm ose për të kuptuar saktë diçka dhe për ta rithënë pastaj). Pika e fundit është p.sh., e rëndësishme tek provimet dhe referatet, dhe për këtë teknika e 5-hapëshit është vërtetuar si e shkëlqyeshme. Pesë hapat duhet të diskutohen dhe të sqarohen; para së gjithash duhet të përsëritet (mundësisht shumë herë) në bazë të një teksti konkret. Ky mund të jetë p.sh., një tekst faktik nga MGJP ose tekste individuale, të cilat nxënësit/et i lexojnë gjatë përgatitjes së referateve. Me rëndësi është që përvojat e teknikës së 5-hapëshit të diskutohen dhe të theksohet vlera e tyre edhe për mësimin e rregullt. Tek hapi 1 duhet të drejtohen për te M6 (të orientohesh në libra), te hapi 4b të drejtohen te M9 dhe M10 (shënime, rezyme). Këto tri fletë duhet të jenë trajtuar ose të trajtohen tani.


M9 dhe M10

M9 (Të shenjohet më e rëndësishmja në tekste; të mbahen shënime) dhe M10 (të bëhen rezyme të mira) mund të mësohen në mënyrë të pavarur, ose në raport me M8 (Teknika e 5 -hapëshit). M9 e ilustron dhe konkretizon hapin 4b (të shenjohet më e rëndësishmja, të mbahen shënime anësore), M10 (Rezymetë) e konkretizon hapin 4c.

Për të dy fletët e vlen që të diskutohen patjetër në MGJP dhe në bazë të detyrave konkrete duhet të ushtrohen. Nëse fletët vetëm u jepen nxënësve/eve, rreziku është i madh që teknikat mësimore të përshkruara në to nuk do të zbatohen dhe përdoren. Për teknikat 9.1 dhe 9.2 (shenjimi, shënimet anësore) konkretizimi bëhet më së miri në bazë të një teksti faktik ose të një tregimi. E njëjta gjë vlen edhe për tri teknikat e përshkruara në M10, të cilat gjithashtu janë të dobishme në përgatitjen e referateve.

M8. Një tekst të kuptohet saktësisht me teknikën e 5-hapëshit

Jo çdo tekst duhet ta kuptosh deri në të gjitha detajet. Por, nëse ti ke nevojë ose do për ta kuptuar një tekst me themel (p.sh. për një provim ose një prezantim), teknika 5-hapëshe e …

Lexoni më shumë

M9. Të shënjosh në tekste gjërat më të rëndësishme; të mbahen shënime

9.1 Markimi, theksimi, shenjimi Nëse e lexon një tekst, përmbajtjen e të cilit do ta mbash në mend (për shembull për një provim ose për një prezantim), më së miri është t‘i shenjosh pjesët më të rëndësishme. …

Lexoni më shumë

M10. Të bësh rezyme/përmbledhje të mira

10.1 Pyetjet e tipit të mëposhtëm Nëse ti u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme (nga 2–3 fjali), do të fitosh një përmbledhje të dobishme: Kush janë njerëzit kryesorë? Çfarë ndodhi, cili është veprimi? Kur ndodhi ky veprim? Ku …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes