10.1
Pyetjet e tipit të mëposhtëm

Nëse ti u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme (nga 2–3 fjali), do të fitosh një përmbledhje të dobishme:

  • Kush janë njerëzit kryesorë?
  • Çfarë ndodhi, cili është veprimi?
  • Kur ndodhi ky veprim?
  • Ku ndodh ky veprim?
  • Përse ndodhi kjo?
  • Si ndodhi?


10.2
Këshilla për të përmbledhur libra dhe tregime:

  • Shkruaji, së pari, të dhënat vijuese: titullin e librit ose të tregimit – autorin ose autoren – botuesin – numrin e faqeve – llojin e librit (libër faktik, krimi, komik …).
  • Shkruaje një informacion të shkurtër (tri deri në pesë fjali) për përmbaj- tjen.
  • Pastaj, përmblidhe shkurtimisht librin ose tregimin kapitull për kapitull (ose pjesë për pjesë). Kufizohu në gjërat më të rëndësishme.
  • Shkruaje në fund se si të është dukur libri ose tregimi.y.

10.3
Një skemë e mirë për përmbledhjet

  • Merre një fletë A-4 dhe ndaje atë me një vizore, si më poshtë:
    • Lëre një hapësirë lart prej 2 cm për titullin.
    • Lëre djathtas një hapësirë prej 4 cm për përpunimin e mëvonshëm dhe plotësimin me fjalë kryesore etj.
    • Lëre poshtë një hapësirë prej 4 cm për vërejtje personale, pyetje etj.
  • Shënoje te linja e titullit, çfarë po përmbledh ti. Shembull: «Referati koha romake».

  • Përmblidhe në fushën e madhe tekstin e lexuar (apo tekstet për temën tënde). Shkruaj vetëm informacionet më të rëndësishme. Shkruaj me fjalë kryesore ose fjali të shkurtra, duke përdorur shkurtesat. Strukturoje tekstin tënd në kapituj.
  • Lexoje dhe plotësoje përmbledhjen tënde. Shkruaj në kolonën e djathtë fjalët kryesore më të rëndësishme për secilën pjesë të tekstit tënd. Shkruaj krejt në fund vërejtjet dhe pyetjet personale, të cilat duhen sqaruar.

Lexoje edhe njëherë tejetej, që ta ngulitësh mirë në mendje.


Tabela e pëmbajtjes