9.1
Markimi, theksimi, shenjimi

Nëse e lexon një tekst, përmbajtjen e të cilit do ta mbash në mend (për shembull për një provim ose për një prezantim), më së miri është t‘i shenjosh pjesët më të rëndësishme. Kjo ka një përparësi të madhe: Nëse e ripërsërit tekstin, nuk duhet të lexosh tërë tekstin, por mund të kufizohesh në pjesët e shenjuara.

Markimi mund të bëhet në forma të ndryshme: Provoji disa prej tyre!

  • Në librat në të cilët nuk është e lejuar të shkruash (para së gjithash tek librat e huazuar) ka kuptim të veprosh kështu: Mund të nënvizosh me laps me vija të holla ose anash të vësh një vijë. Mundësi tjetër: Vendos shenja në libër; tek pjesët e rëndësishme bëj një shigjetë ose ngjit një shënim në fletëz post-it.
  • Mund të bësh anash një vijë ose një plus. Tek vendet shumë të rëndësi- shme bëje një vijë të dyfishtë ose një pikëçuditëse, tek gjërat e paqarta një pikëpyetje.
  • Nënvizoji fjalët ose vendet e rëndësishme, më së miri me një ose disa ngjyra.
  • Dalloji me një laps vezullues fjalët ose vendet e rëndësishme. Nëse nuk ke një laps vezullues: rrethoji me laps me ngjyrë. Përdori edhe këtu disa ngjyra!

9.2
Shënimet anësore

Është e dobishme dhe ndihmuese që, gjatë të lexuarit, të bëhen shënime anësore.

  • Këto mund të jenë fjalë përmbledhëse për një pjesë në tekst (gati si mestitull; Shembull: «Lumenjt në Shqipëri», «Racizmi sot»), ose
  • Vërejtje dhe pyetje për përmbajten (Shembull: «e paqartë», «citat i shkëlqyeshëm»).

Tek librat për të cilët ke kujdes të mos shkuash, mund të veprosh kështu: vendos shenja në libër, tek vendi i caktuar ngjite një post-it ose fletëz tjetër së cilës i përket; shkruaj mbi të komentin tënd.

Të mbash shënime, në të gjitha marrëdhëniet e mundshme, është me rëndësi: të përmbledhësh diçka, të mbledhësh ide, të mbash mend diçka.


9.3
Në mënyrë që shënimet të jenë vërtet ndihmuese, duhet të ndiqni disa këshilla:

  • Shkruaj lexueshëm, edhe nëse je për ngut. Shënimet e palexueshme nuk të hyjnë në punë.
  • Shkruaje lart në fletën e shënimit një titull. Lëre djathtas një vend prej 4–5 cm të lirë për sqarime.
  • Shkruaj me fjalë përmbledhëse; mos shkruaj fjali të plota.
  • Shkruaji vetëm gjërat e rëndësishme. si ushtrim mund të provosh, në 10–15 fjalë përmbledhëse të përmbledhësh një tregim ose një artikull gazete.

Shembull i një flete të qartë të shënimeve:

  • Varësisht nga tema, mund të jetë e dobishme në qoftë se shënimet tua i klasifikon sipas nëntemave të ndryshme. Më së miri është që të ndash në disa fusha fletën tënde të shënimeve dhe t‘i shkruash nëntemat. Për shembull: «Përmbajtjet më të rëndësishme», «Edhe kjo interesante», «Pyetjet».
  • Përdori shkurtesat, shigjetat, simbolet, skicat (p.sh. «tel» për «telefonin»; → 🙂 ; .

Tabela e pëmbajtjes