3.1
Shkruaji fletët tua të ushtrimeve – me kontrollin e integruar të suksesit

Kjo metodë është e përshtatshme për trajnimin e fjalëve nga një gjuhë e huaj, për tabelën me 1×1, për njohuri faktike (shifrat e vitit, vendet/shtetet etj) dhe për trajnimin e drejtshkrimit.

Kjo bëhet kështu:

Merre një fletë, tërhiqe një vijë në mes, ose palose për së gjati.

Shkruaji në anën e majtë pyetjet, kurse në të djathtë zgjidhjet (p.sh. majtas «molla» dhe djathtas «the apple» apo majtas «7 x 9» dhe djathtas «63» ose majtas «Kryeqyteti i Shqipërisë» dhe djathtas «Tirana».

Kur të kesh përfunduar, merre një fletë të dytë dhe me të mbuloje rreshtin e djathtë mbi fletën e testit. Tani i sheh vetëm pyetjet. Shko më tej me rend. Kontrollo çdo herë nëse e ke dhënë përgjigjen e saktë. Atë që nuk e ke ditur rrethoje në mënyrë që pastaj t‘i ushtrosh vetëm këto pyetje.

Këshillë:

Nëse këtë e bëni dy veta (secili/a një fletë), ju do të keni dy herë më shumë material ushtrimesh dhe më shumë kënaqësi!


3.2
Bëje vet programin tënd të trajnimit me një pajisje për incizimin e zërit!

Kjo të jepë kënaqësi dhe është shumë e përshtatshme për përgatitjen e një diktimi për të mësuar fjalët në një gjuhë të huaj, por edhe për pyetje të njohurive të tilla si datat, vendet, numrat, ose për trajnimin e tabelës së shumëzimit 1 x 1.

Regjistrimet audio ti mund t’i bësh me një pajisje MP3, me disa prej telefonave celularë dhe smartphone, me kompjuter ose me një rekorder.

Kjo bëhet kështu:

  • Incizoje tekstin për diktim, fjalët apo pyetjet (fol qartë!). Bëj rregullisht pushime të gjata. Në këto pushime ti do të thuash më vonë përgjigjen ose do ta shkruash. Tek teksti i diktimit ti lë, për shembull, pas çdo fjale (ose gjithnjë pas dy a tri fjalësh) një pushim. Me fjalët nga një gjuhë e thua, së pari, fjalën në gjuhën tënde ose në gjuhën e shkollës, pastaj bën një pushim.
  • Për zgjidhjen, dhe vetëkontrollin ti ke dy opcione:

    Ose ti e bën një fletë me zgjidhjet, të cilat i rendit në mënyrë të saktë. Kur ti pastaj e lëshon incizimin dhe tek pushimet e thua përgjigjen, ti mund të mbulosh përgjigjet njërën pas tjetrës tek fleta e zgjidhjeve, dhe ashtu të kontrollosh veten.

    Ose

  • Ti e bën incizimin ashtu siç është e përshkruar më lart, por pas çdo pushimi e incizon edhe zgjidhjen. Për shembull, fjalët anglisht:
    «molla», – pauzë – «the apple». Ky variant është i përshtatshëm për fjalët etj, por jo për përgatitjen e diktimit.

Tabela e pëmbajtjes