Rekomandimet për përdorim


M5

M5 (Të gjendet diçka shpejt në një fjalor ose leksikon) fillon me zotërimin e alfabetit. Ky është parakusht themelor, në mënyrë që të mund të përdoren libra reference dhe fjalorë. Ushtrimet e ndryshme duhet të luhen patjetër në klasë, si dhe në shtëpi si thellim, deri sa të gjithë nxënësit/et të jenë në gjendje për t‘u orientuar mirë në ABC-në e gjuhës së tyre të parë. Kjo mund të ndodhë që prej klasës së tretë. Në të njëjtën kohë duhet të sqarohen dallimet mes shkronjave dhe renditjes së tyre në gjuhën e parë dhe në gjuhën e vendit migrues. Ndryshe nga shumë fletë të tjera, M5 kërkon përkujdesje të afërt nga mësimdhënësi.


M6

M6 (të orientohesh mirë në libra) i mbështet nxënësit/et, kur kanë të bëjnë me libra, sidomos me libra reference dhe libra faktikë. Veçanërisht nxënësit/et nga familjet më pak të arsimuara kanë nevojë për ndihmë këtu. Më së miri kjo fletë zhvilohet duke përdorur shembuj konkretë: Mësuesi i sjell disa libra faktikë për një temë aktuale faktike (p.sh., historia e Shqipërisë), dhe i shikon këto në bazë të pikave të M6. Në mësimin e ardhshëm nxënësit/et duhet të sjellin vetë një libër faktik (në gjuhën e parë apo të dytë) dhe këtë ta paraqesin në bazë të pikave përkatëse të M6.


M7

M7 (Të gjesh informacione në internet dhe gjetkë): Hapat e kësaj flete duhet të provohen veç e veç dhe konkretizohen, së pari, në shkollë nëpërmjet një teme aktuale (p.sh. bujqësia në Kosovë, Epoka romake në Ballkan). Këtu, burimet e informacionit duhet të ilustrohen dhe të ushtrohen në veçanti në gjuhën e parë. Ndoshta mësimdhënësi shpërndan një listë të vjegzave të mira të internetit në gjuhën e parë. Pastaj, në një mësim të mëvonshëm duhet që, nxënësit/et për një temë të veçantë t‘i gjejnë vetë informacionet në internet dhe t‘i sjellin. Sigurisht, duhet të sigurohet që të gjithë nxënësit/et të kenë qasje në internet, qoftë në shtëpi ose tek dikush nga klasa.

Gjithashtu, duhet të tematizohen dhe të aktivizohen burime të mëtejshme të informacionit (biblioteka, bisedat me ekspertë/e, shënimet elektronike nga ekspertët/et).

M5. Të gjesh diçka shpejt në fjalor ose në leksikon

Shumë vepra referimi janë ndërtuar sipas alfabetit: fjalorët për drejtshkrim, fjalorët dygjuhësorë, leksikonët, libri i numrave të telefonit, regjistrat etj. Këta libra janë shumë të nevojshëm për ne, sepse përmbajnë të dhëna të rëndësishme. Mirëpo …

Lexoni më shumë

M6. Të orientohesh në libra

Se si mund të orientohemi mirë në librat sipas renditjes alfabetike (leksikon, fjalorë etj.), tregon teknika mësimore M5 «Të gjesh diçka shpejt në fjalor ose në leksikon». Megjithatë, mjaft libra nuk janë të renditur sipas alfabetit. …

Lexoni më shumë

M7. Të gjesh informacione në internet ose gjetiu

Interneti është një burim i mirë për informacionet, para së gjithash, nëse mund t‘i përdorësh në dy gjuhë. Në mënyrën më të thjeshtë mund të veprosh kështu: Zgjidhe një makinë të mirë kërkuese, p.sh. Google …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes