Në vend të parë kronologjikisht është për t´u falënderuar Nexhmije Mehmetaj, jo vetëm për gulçimën e thellë të përmendur më sipër dhe impulsin inicial por edhe për listën me shtysa plot vlerë që buroi prej saj.
Një falënderim i përzemërt u drejtohet të gjithë autorëve, të cilët e kryen punën tërësisht me mirëdashje, korrekte dhe në një nivel të lartë. Për mbështetjen efikase në rekrutimin e mësuesve për mësimin në gjuhën e prejardhjes falënderoj, ndër të tjerë, Claudia Ulbrich, Cyrih, Lutfi Vata, Londër, Hazir Mehmeti, Vjenë, dhe Rizah Sheqiri, Landskrona/Suedi.
Falënderim të veçantë meriton Fondi i Lotarisë së Kantonit Cyrih (Lotteriefonds Kantons Zürich) për financimin e projektit.
Kolegët e Qendrës IPE (International Projects in Education) të Shkollës së Lartë Pedagogjike Cyrih, si edhe Barbara Müller për konceptimi vizual dhe grafikën, i falënderoj për mbështetjen optimale dhe bashkëpunimin. Gjithashtu falënderime bashkëshortes sime, Erica Bauhofer, për mbështetjen e tërësishme, shënimet kritike dhe diskutimet e panumërta gjatë punës me librin.
Basil Schader
Cyrih, vjeshtë 2015