Shtysa e parë për doracakun e paraqitur e ka burimin nga gulçima e thellë e një mësueseje të mësimit në gjuhën e prejardhjes (MGJP; në Zvicër; GJKA): «Ah, sikur të kishim diçka, për t`u orientuar më mirë në pe- dagogjinë dhe didaktikën aktuale të këtushme». Ideja për të krijuar në këtë kuptim me të vërtetë një ndihmë orientuese ishte kaq e kuptueshme dhe joshëse, sa që rreth tre vjetësh pas kësaj gulçime u arrit me të vërtetë doracaku i paraqitur.
Ky doracak është konceptuar për mësuesit e MGJP- së, si për ata që janë të rinj në punë, ashtu edhe për ata me përvojë, por edhe për ministritë që i dërgojnë ata, si dhe për institucionet të cilat përgjigjen për ta në vende të ndryshme të emigrimit (konsullata, autoritetet lokale të arsimit etj.). Ky doracak do t´u ofrojë të gjithëve në një mënyrë të mirëkuptueshme dhe afër praktikës informacione në tri fusha:
- Çështjet thelbësore të pedagogjisë aktuale, didaktikës dhe metodikës, sa janë ato karakteristike për trevat e shkollave të vendeve të emigrimit të Evropës Perëndimore dhe Veriperëndimore. Kapitulli 3–8 i shërben para së gjithash qëllimit për t´u orientuar më mirë në lidhje me këtë gjë. Ata tregojnë, ndër të tjera, se për cilat tipare të cilësisë së mësimit dhe se për cilat qëndrime pedagogjike ka vazhdim konsensi, se cilat forma të mësimdhënies dhe të mësuarit janë aktuale, se çfarë është e rëndësishme gjatë vlerësimit të arritjeve apo gjatë përkrahjes gjuhësore të nxënësve. Këto informacione janë të rëndësishme për të lidhur më mirë stilin e mësimin individual me atë të shkollës së rregullt, kështu që mundësisht të mos lindë asnjë e çarë midis MGJP- së dhe shkollës së rregullt.
- Kapitujt 9–12 futen në mënyrë specifike në aspekte praktike të mësimit për mësimin në gjuhën e prejardhjes me gjendjen e tij të veçantë. Ato trajtojnë zgjedhjen e përmbajtjeve, temave dhe materialeve për mësimin në gjuhën e prejardhjes, japin shtysa për planifikimin e mësimit dhe tregojnë mundësi të bashkëpunimit me mësimin e rregullt
- Në kapitujt 1 dhe 2 gjenden sfonde informuese për MGJP-në, qëllimet e tij, sfidat me të cilat konfrontohen mësuesit e MGJP-së, kapitujt 13–15 ofrojnë aspekte të tjera dhe fusha problematike p.sh. çështja e kualifikimit të mësuesve të MGJP-së apo modele të ndryshme të integrimit të tyre në sistemin e rregullt shkollor, këta kapituj pasohen me kapitullin përmbyllës me një lloj vizioni për të ardhmen.
Kapitujt 1–15 janë ndarë në tri pjesë. Pjesa A përfshin tekstin në sfond, pjesa B e ilustron këtë me shembuj nga praktika nga MGJP-ja, raporte përvojash etj. Pjesa C sjell impulse për reflektim, diskutim dhe thellim në kapitullin përkatës.
Pjesa A garanton aktualitet dhe cilësi profesionale, pjesa B siguron lidhjen me praktikën e MGJP-së, ndërkohë që impulset në pjesën C mbështesin një marrje të thelluar në përmbajtje si edhe lehtësojnë futjen e doracakut si material pune në seminaret e kualifikimit apo në grupet e diskutimit.
Përballimi i një projekt libri si ky në një nivel të lartë nuk mund të mendohet pa bashkëpunimin e ekspertëve. Në të vërtetë në këtë doracak kanë bashkëpunuar jo më pak se 67 persona nga pesë vende dhe 17 grupe gjuhësh. Për pjesën A ishin 21 specialistë të njohur nga Zvicra, Gjermania dhe Austria, për pjesën B 33 mësues të MGJP-së dhe 10 nxënës nga Anglia, Suedia, Gjermania, Austria dhe Zvicra si edhe tre mësimdhënës dhe nëpunës nga Ministria. Në kuptimin e karakterit origjinal dhe të autencitetit tekstet u përshtatën në minimum nga ana redaksionale. Si pasojë tek pjesët A ka disa ndryshime në shkallën e konkretizimit, të cilat nuk shkaktojnë asnjë ndryshim.
Rekrutimi, instruktimi dhe koordinimi me një grup të tillë të gjerë autorësh pa diskutim që ishte një sfidë. Po ashtu, pa dyshim është fakti që ia vlejti gjithë shpe- nzimi i lidhur me të, dhe që doracaku nga ana teorike është i krijuar realizuar më së miri dhe është aktual, po ashtu tregon një shkallë të lartë në dobinë dhe lidhjen praktike, si edhe lejon një këndvështrim me perspektiva të shumta në përvojën e shumë vendeve dhe grupeve gjuhësore.